Diskutimi i mandatit të EULEX-it në Kuvendin e Kosovës nuk - TopicsExpress



          

Diskutimi i mandatit të EULEX-it në Kuvendin e Kosovës nuk duket të jetë parimorë, duke marr parasysh që janë vetë ligjvënësit ata të cilët kishin ftuar këtë mision evropian për sundim të ligjit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike. Shpend Kursani nga Instituti Kosovarë për Zhvillim dhe Hulumtim të Politikave –KIPRED thotë për Radio Kosovën se ky diskutim për mandatin e EULEX-it, bëhet tani në kohën ky i fundit ka filluar t’i arrestojë ish luftëtarët e UÇK-ës duke i akuzuar ata për krime luftë. “Qeveria e Kosovës më shumë e ka nxitur këtë debat në Kuvend për shkak se po e ndihen një deficit patriotik në kohën kur EULEX-i po bën hetimet dhe arrestimit e individëve të cilë i akuzon për krime lufte”, tha ai. Zyrtarisht misionit të EUKLEX-it i skadon afati në qershor të 2014. Atëherë Bashkimi Evropian do të bëjë shqyrtimin e pozicionit të këtij misioni nëse ai duhet të vazhdojë me të njëjtën mandat në Kosovë, të tërhiqet tërësisht apo të ketë një rol vetëm monitorues dhe këshilluese e jo mandat ekzekutiv siç e ka tani. Shpend Kursani nga KIPRED thotë se misionit evropian për sundim të ligjit duhet të fillojë që në mënyrë graduale të bëj delegimin e kompetencave tek institucionet kosovare. “Mendoj se mandati i EULEX-it duhet definitivisht të shqyrtohet dhe EULEX-i duhet gradualisht që mandatin vet ti dorëzojë tek institucionet vendore. BE-ja duhet që të ushtrojë më shuam presion mbi reformimin e qeverisë së Kosovës përmes kushtëzimit që e ka pasur me vendet tjera të Ballkanit Perëndimorë, e jo përmes EULEX-it”, tha ai.
Posted on: Sun, 28 Jul 2013 16:03:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015