Dita N e numërimit, ditë e kremtimit të fitores ! Pas një - TopicsExpress



          

Dita N e numërimit, ditë e kremtimit të fitores ! Pas një muaji të gjatë të fushatës zgjedhore, të një fushate të qetë dhe dinjitoze (më përjashtim të një loje më pistoletë lodër në Skenderaj),...heshtja zgjedhore u thye (në të njëjtin vend) më vrasje të një kandidati për asamble komunale duke dëshmuar kështu edhe njëherë pasigurinë e lartë qytetare dhe nivelin e ulët të demokracisë në vendin tonë! Dita vendimtare Z e zgjedhjeve kaloj e qetë më përseritjën e marifeteve të zakonshme,...për ti lëshuar radhën ditës N, të fillimit të numrimit të votave apo thasëve të bereqetit elektoral nga korrja e votave. Se kujt i pagoi gruri më mirë kësaj radhe, mbetët të shifet nga dita e sotme e në ditët në vazhdim. Pra sot, 4 nentor 2013, qytetarët presin të fillon dita N e ndryshimit apo dita e fillimit të ri dhe dita e përfundimit të epokës së keqeverisjës nga antivlerat. Qytetarët presin të filloj një kapitull i ri i qeverisjës së vlerave rugoviane, presin që guximi ta mund frikën, shpresa të ngadhnjejë ndaj humbjes së besimit. Poashtu nga sot pritet të përfundon sistemimi i dajëve e tezëve, nipave e mbesave, miqëve e kushërinjëve nëpër institucionet e vendit! Njerëzit që kanë tendencë për të premtuar shumë, njashtu kanë tendencën edhe për të harruar shpejt. Mbajtja e premtimeve të subjekteve politike fillon nga mbajtja e vijave programore, profileve politike dhe ideologjike. Subjekte serioze politike konsiderohen ato subjekte që mbrojnë parimet dhe pikpamjet e tyre politike të deklaruara për një muaj rresht para elektoratit të tyre. Poashtu poitikaj të sinqert dhe serioz mbesin ata që u qendrojnë besnik fjalëve të tyre, që sakrifikojnë poste e privilegje për mbrojtjen e interesave te popullit dhe vendit të tyre. Nga sot fillojnë edhe ethet e koalicioneve për balotazh,...do të jenë shumica e komunave që do ti nënshtrohen raundit të dytë zgjedhor për përmbysjen e pushtetit të klaneve dhe haraqit. Lidhja e koalicioneve do të vjenë jo si dëshirë por si domosdoshmëri për marrjen apo mbajtjen e pushtetit,...mbajtja e linjave programore është obligim ndaj elektoratit, ndaj votës së lirë. Përvoja e dëshmoj se më e shendetshme për partitë e mëdha (LDK) është të qenurit opozitë e shendosh se sa në koalicion joparimor dhe i panatyrshëm mes dy forcave të mëdha më orjentime të kundërta politike. Të qenurit opozitë e fortë është të qenurit kujdestar i përherëshem i gabimeve të pozitës, i mbrojtjes së ligjëshmërisë dhe interesave vitale të qytetarëve të vendit. Qytetarët e vendit mbesin më shpresën e madhe së subjektet e preferuara nga ta, kësaj radhe nuk do ti përserisin gabimet nga e kalura të lidhjes së koalicioneve më oponentet e tyre politik, por ti qëndrojnë besnik elektoratit të tyre, votës së lirë të dalë nga vullneti qytetar. Respektimi i verdiktit të popullit është shprehje e nivelit të demokracisë dhe vlerave universale të të drejtave të njeriut. Parime këto, të respektuara në vendet e zhvilluara dhe demokratike. Ketë shkrim më pëlqen ta përfundoj më thënjen e Alan Tournier për politikanët avanturista që politikën e bëjnë për para e jo për ideale; Politikanët që bëjnë politikën për para, janë sikurse dashuria që bëjnë prostitutat në zanatin e tyre. Artikull i botuar në të përditshmen në gjuhën shqipe Bota sot, edicioni për Kosovë më datën 04. 11. 2013, në rubrikën Debate, faqe 8
Posted on: Mon, 04 Nov 2013 16:22:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015