Dita e fundit e Berishës, njeriu që nuk shfrytëzoi shansin e - TopicsExpress



          

Dita e fundit e Berishës, njeriu që nuk shfrytëzoi shansin e dytë! Sali Berisha do të ulet ditën e sotme për herë të fundit në karrigen e kryeministrit të vendit. Stafi i tij ka lajmëruar se do të zhvillohet mbledhja e fundit e qeverisë, ku pritet të miratohen dhe largimet e zëvendësministrave. Berisha u ul në karrigen e shefit të ekzekutivit në shtator të vitit 2005, pas largimit të Fatos Nanos, dhe vinte për herë të dytë në pushtet pas rrëzimit që iu bë në vitin 1997. Berisha është ndër të paktët politikanë, që historia e Shqipërisë është treguar bujare, duke e rikthyer për herë të dytë në pushtet, pas një largimi të dhunshëm për shkak të dështimit të qeverisjes së tij. Gjatë tetë viteve të fundit, ai pati shansin të hynte në histori, për të lënë gjurmë. Por me një vështrim të shpejtë, janë të paktat gjërat që ai mund të krenohet. I ulur në karrige me premtimin e duarve të pastra, Berisha ikën nga pushteti me një mal me akuza për korrupsion, por dhe për shitje të interesave të vendit, dhe mbi të gjitha, mban mbi shpinë akuza për përgjegjësi në humbje jetë njerëzish, si rasti i Gërdecit, apo dhe i 21 Janarit, ku Garda e Republikës vrau katër demonstrues antiqeveritarë, përpara zyrës së tij. Shansi i dytë, ose shansi i artë Nga viti 1992, deri në vitin 1997, Sali Berisha thuajse mbretëroi në Shqipëri dhe iku me revolta popullore për shkak se qeveria e tij dështoi në menaxhimin e skemave piramidale, por dhe vendosjes së një gjysmë diktature në vend. Ikja e tij u duk se do të ishte përfundimtare, për shkak sepse në vend së paku nga raportimet që shkruhen, janë mbi 3000 të vrarë për shkak të trazirave. Toleranca e socialistëve, por dhe korrupsioni i shtuar e qeverive të së majtës, bënë që shqiptarët t’i japin një tjetër shans Berishës, atë që nuk ia kishin dhënë askujt më parë. Berisha në 3 korrik 2005 fitoi zgjedhjet dhe me disa të majtë që u bënë të djathtë premtoi luftë ndaj korrupsionit dhe dënim për të gjithë ata që abuzonin me pushtetin. Me kalimin e muajve u kuptua se premtimet e tij ishin vetëm një demagogji elektorale dhe se Berisha nuk i kishte seriozisht ato që kishte thënë përpara qytetarëve. Në vitin 2008, më saktë në 15 mars të atij viti, shpërthen një qendër demontimi armësh në Gërdec ku humbën jetën 26 persona. Faktet e mëvonshme treguan se në atë histori ishin lidhur edhe familjarë të kryeministrit, ku veç baxhanakut të tij që humbi jetën atje, lidhej edhe djali i kryeministrit. Berisha këtë tragjedi e kaloi me një sukses që sipas tij ishte meritë e qeverisë demokrate. Në zgjedhjet e vitit 2009, nuk arriti dot të fitonte votat e mjaftueshme për të qeverisur i vetëm dhe u detyrua të kërkonte bashkëpunimin e Ilir Metës, që kishte katër mandate në Kuvend. Nga viti 2009 deri në vitin 2013, Berisha u mundua vetëm të mbijetonte në qeveri, duke përdorur të gjitha marifetet për të arritur kulmin e tyre, me vrasjen e 4 demonstruesve opozitarë, në 21 janar. I trembur nga humbja e pushtetit, Berisha u mbrojt me plumba për të larguar protestuesit. Për ato vrasje ai shpiku llojë-lloj justifikimi, për të fshehur krimin qeveritar. Një vit më pas, prishi dhe zgjedhjet në Shqipëri, duke i dhënë Lulzim Bashës karrigen e kryebashkiakut në tavolinë, edhe pse nuk kishte shumicën e votave. Kjo i dha sinjalin e fundit shqiptarëve, se në këtë vend, nëse do të vijonte të qeveriste Berisha, nuk do të kishte më të ardhme. Ndërsa më pas, për t’i dhënë një grusht të fortë në zgjedhjet 23 qershorit 2013 dhe për ta lënë PD-në me një rezultat në minimumin e vet historik. Bilanci Mburrjet e Berishës dhe qeverisë së tij, në këto tetë vite, janë hyrja në NATO, liberalizmi i vizave, dhe mos rënia e vendit në krizë ekonomike. Në fakt të gjitha këto janë arritje normale për një vend në zhvillim. E para ishte një dashamirësi e SHBA-së dhe aleatëve të tjerë për të dhënë një dorë vendit tonë të jetë i integruar në struktura sigurie dhe bashkëpunimi. Edhe liberalizimi i vizave ishte një vendim i Brukselit dhe ne ishim të fundit në rajon që i morëm, duke dështuar për dy vite me radhë. Në një ekonomi informale, ruajta e disa treguesve pozitiv nuk është diçka e vështirë. Berisha duhet që në këto tetë vite të bënte gjëra të cilat në fakt do ta bënin të mbahej mend. Në fillim duhet të kishte problemin e votës, që askush të mos kontestonte rezultatin. Në vitin 2009 opozita bëri të pamundurën për transparencë dhe nuk e arriti, dhe në vitin 2011 në mënyrë të hapur u vodh mandati i Bashkisë së Tiranës në sy të gjithë botës. Po ashtu, lufta ndaj korrupsionit ka qenë minimale dhe në çdo vit është përkeqësuar situata. Për të mos folur për situatën me pronën, me median, me zbatimin e ligjit dhe vënien e drejtësisë në vend. Berisha në këto tetë vite ka qenë një person me pushtet për të mira materiale për rrethin e tij familjar, por dhe më gjerë. Në një bilanc të plotë ai nuk ka asgjë për t’u krenuar dhe rrëzimi i tij nga kali është thjesht një dënim që shqiptarët i dhanë pasi zhgënjimit që ky u bëri me shansin e dytë. Ai ka lënë një tokë djerrë dhe qeveria e re, nëse do të hyjë në histori, i duhet shumë punë. Dhe nëse do të jetë si qeveria që po lëmë pas, mjafton të bëj demagogji dhe mund t’i shtyjë edhe ajo tetë vjet. Kryeministrat që kanë drejtuar vendin për 101 vjet Kryeministri Merr detyrën Lëshon detyrën Partia 1. Ismail Qemali 1912 1914 asnjë 2. Fejzi bej Alizoti 1914 1914 asnjë 3. Turhan Pasha Përmeti 1914 1914 asnjë 4. Esat Pashë Toptani 1914 1918 asnjë 5 . Turhan Pasha Përmeti 1918 1920 asnjë 6 . Sulejman Pashë Delvina 27 Mars 1920 14 Nëntor 1920 asnjë 7. Iliaz Bej Vrioni 10 Dhjetor 1920 19 Tetor 1921 asnjë 8. Pandeli Evangjeli 1921 1921 P. Popullore 9. Qazim Koculi 6 Dhjetor 1921 7 Dhjetor 1921 P. Përparimtare 10. Hasan Prishtina 7 Dhjetor 1921 12 Dhjetor 1921 asnjë 11. Idhomene Kosturi 12 Dhjetor 1921 30 Dhjetor 1921 asnjë 12. Xhafer Ypi 30 Dhjetor 1921 4 Dhjetor 1922 Partia Popullore 13. Ahmet Zogu 4 Dhjetor 1922 5 Mars 1924 Partia Popullore 14. Shefqet Vërlaci 5 Mars 1924 2 Qershor 1924 P. Përparimtare 15. Iliaz Bej Vrioni 2 Qershor 1924 16 Qershor 1924 asnjë 16. Fan Noli 16 Qershor 1924 26 Dhjetor 1924 Partia Popullore 17. Ahmet Zogu 26 Dhjetor 1924 30 Janar 1925 Partia Popullore 18. Koço Kota 10 Shtator 1928 5 Mars 1930 asnjë 19. Pandeli Evangjeli 5 Mars 1930 22 Tetor 1935 Partia Popullore 20. Mehdi Bej Frashëri 22 Tetor 1935 9 Nëntor 1936 Partia Popullore 21. Koço Kota 9 Nëntor 1936 8 Prill 1939 asnjë 22. Shefqet Vërlaci 12 Prill 1939 4 Dhjetor 1941 P. Përparimtare 23. Mustafa Kruja 4 Dhjetor 1941 19 Janar 1943 asnjë 24. Eqrem Bej Libohova 19 Janar 1943 13 Shkurt 1943 asnjë 25. Maliq Bushati 13 Shkurt 1943 12 Maj 1943 asnjë 26. Eqrem Bej Libohova 12 Maj 1943 9 Shtator 1943 asnjë 27. Ibrahim Bej Biçaku 9 Shtator 1943 24 Tetor 1943 I Pavarur 28. Mehdi Bej Frashëri 24 Tetor 1943 3 Nëntor 1943 asnjë 29. Rexhep Bej Mitrovica 3 Nëntor 1943 18 Korrik 1944 asnjë 30. Fiqri Dine 18 Korrik 1944 26 Tetor 1944 asnjë 31. Enver Hoxha 1 Janar 1946 20 Korrik 1954 PKSH 32. Mehmet Shehu 20 Korrik 1954 18 Dhjetor 1981 PPSH 33. Adil Çarçani 18 Dhjetor 1981 22 Shkurt 1991 PPSH 34. Fatos Nano 22 Shkurt 1991 5 Qershor 1991 PSSH 35. Ylli Bufi 5 Qershor 1991 10 Dhjetor 1991 PSSH 36. Vilson Ahmeti 10 Dhjetor 1991 13 Prill 1992 asnjë 37. Aleksandër Meksi 13 Prill 1992 11 Mars 1997 PD 38. Bashkim Fino 11 Mars 1997 24 Korrik 1997 PSSH 39. Fatos Nano 24 Korrik 1997 2 Tetor 1998 PSSH 40. Pandeli Majko 2 Tetor 1998 29 Tetor 1999 PSSH 41. Ilir Meta 29 Tetor 1999 22 Shkurt 2002 PSSH 42. Pandeli Majko 22 Shkurt 2002 31 Korrik 2002 PSSH 43. Fatos Nano 31 Korrik 2002 11 Shtator 2005 PSSH 44. Sali Berisha 11 Shtator 2005 9 shtator 2013 PD 45. Edi Rama Shtator 2013 - PSSH
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 12:45:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015