Dituria me gjashtë fjalë ..! Isa alejhi selam kishte takuar - TopicsExpress



          

Dituria me gjashtë fjalë ..! Isa alejhi selam kishte takuar një bari delesh në shkretinë dhe i kishte thënë: O njeri, e kalove jetën duke qenë rojtar- barij në shkretirë, sikur ta kishe kaluar jetën duke kërkuar dituri, do të ishte më mirë për ty:! Rojtari i tha: Pejgamberi i All-llahut, nga dituria i kam mësuar gjashtë gjëra (mesele) dhe i praktikoj shumicën e tyre, e ato janë: Çështja e parë: Derisa të ekzistojë hallalli, nuk do të ha haram! Çështja e dytë: derisa sa të ekzistojë drejtësia, nuk do të gënjej. Çështja e tretë: derisa ti shoh të metat -mëkatet e mia, nuk do të merrem me të metat e të tjerëve. Çështja e katërt: për derisa shejatni nuk ka vdekur, nuk do të jem i sigurt prej tij. Çështja e pestë: derisa arkën e Allahut xh.sh. po e shoh se është plotë, nuk do t’i drejtohem arkave të krijesave. Çështja e gjashtë: derisa nuk i shoh këmbët e mia se më shpijnë drejtë xhenetit, nuk jam i sigurt se do ti shpëtoj zjarrit të xhehenemit. Isa alejhi selam i tha: kjo është dituria e të parëve dhe të mbramve, paske lexuar dhe paske ruajtur këtë dituri.
Posted on: Sat, 20 Jul 2013 16:23:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015