Ditët rrjedhin aq ngadalë,sa më duket se po të dua t’I prek - TopicsExpress



          

Ditët rrjedhin aq ngadalë,sa më duket se po të dua t’I prek minuta që zvarriten para syve të mi si krimba.Janë aq të mërzitshme sa shoh tek to vetëm tonalitet e grisë që herë zbehet,herë forcohet,por prapë mbetet ajo e hirtë e pakuptimtë që të vesh me zbrazëti.Netët janë aq të gjata sa duket sikur kam kohë të numëroj të gjithë yjet qe në qiell,të vizatoj me sytë e mi horizontin e largët pa u fshehur dot nga vrimat e zeza që më shfaqen gjithandej.Nuk di më kush jam.Më duket sikur diku rrugës,pa e kuptuar,humba identitetin,forcën,gjallërinë.Mundohem të mbledh copat,por janë kaq shumë,kaq të vogla sa rrekem më kot t’I kërkoj.Diçka do të mbetet gjithnjë e humbur nga vetja ime.Dicka që e fala me passion,pa e pritur që të rikthehejDiçka për të cilën do të më marrë malli por s’do të mund ta shuaj askund.Burimet e shpresës janë tharë,oazi është zëvendësuar nga një shkretëtirë e pafund.Nuk do të gjej asnjëherë burimin të kaloj dunat me rërë,të kërkoj për një tjetër burim.Nuk dua ta bëj.Zhgënjimi të rrudh si lule që vyshket,të prek si brymë e ftohtë mëngjesi.Nuk dua ta kaloj edhe një herë atë dhimbje të madhe që më shkaktoi ndarja nga Rubeni.Mundohem të mos e kujtoj më dhe ndonjëherë ia dal.Po kjo ndodh kaq rralle sa nuk mund të marr dot frymë pa e rikujtuar sërish. "Ne shpirtin tim ben ftohte " |Brunilda Zllami|
Posted on: Wed, 25 Sep 2013 20:17:48 +0000

Trending Topics



want to take a moment to thank everyone who have purchased

Recently Viewed Topics




© 2015