Diçka për partitë e për ne Partitë tona nuk kanë ndonjë - TopicsExpress



          

Diçka për partitë e për ne Partitë tona nuk kanë ndonjë histori te gjatë, megjithatë këto parti(disa prej tyre), kanë shperndarë më shumë libreza se sa partitë e vendeve të tjera që kanë traditë qindra vjeqare. Ndoshta këtu etja për libreza partiake ka qenë më e madhe. Dikur LDK-ja shpërndante libreza sikur letërnjoftime, e regjistronte njerëzit në këtë parti si të ishte regjistrim i popullsisë. Më saktësisht, njerëzit regjistroheshin në LDK. Asokohe ekzistonin edhe parti të tjera, por që nuk kishin as elektoratin e një nëndege të LDK-së, e kushedi në kishin shtypur libreza apo jo. Më vonë u bë luftë dhe u krijuan parti të tjera të cilat gjithashtu nisën të mbledhin elektorat e të shpërndajnë libreza. Dhe ja, kohëve të fundit, regjistrimi i njerëzve nëpër parti dhe shpërndarja e librezave, janë përsëri në trend. Para disa ditësh AAK-ja mbajti një tubim me qytetarë në një nga restorantet e komunës, dhe më bëri përshtypje fakti ,që disa të njohur, që unë i dija në LDK, tani organizoheshin, që si dikur Rugovës, tani t’i përgadisin një pritje sa më të mirë Ramushit. Dhe këta nuk ishin LDK-ist të çfardoshëm, këta ishin në gjendje të bënin shumë për LDK-në, bile po ta donin Kosovën sa e deshën LDK-në, Kosova do të ua shihte hajrin. Dhe ja tani, me të njëjtin entuziazëm për Ramushin, e të tjerë edhe për Thaqin. E nuk është e thënë që njeriu të mos e ndërroj partinë, por ta ndërroj për qështje parimore, e te këta, e te njerëz si këta, parimorja nuk ekziston. Këta njerëz nuk dëshirojnë për asnjë çast të rrinë pa parti, ndoshta u duket vetja jetim, ndoshta identifikohen aq shumë me partinë, sa që identiteti i tyre është thjesht partiak e asgjë më shumë. Dhe të mbesin pa parti mund ta konceptojnë si mbetje pa identitet. Megjithatë unë nuk dua të besoj që këta janë kaq të sëmurë, këta e kanë një interes. Dhe është i kuptueshëm interesi i atij, që për qështje parimore e ndjen veten më mirë brenda një partie, a po edhe i atij që ka një biznes dhe rreshtohet në parti për qështje të tjera, si dhe i atij që don të konkuroj për punë në institucione dhe pasja e një partie në xhep mund t’i ndreq punë kur të paraqitet në ndonjë zyrë, dhe derisa nxjerrë kuletën( për të treguar letërnjoftimin, të mos keqkuptohemi) krejt rastësisht tregon edhe librezën partiake. Por ajo që nuk e kuptoj është se ç’i duhet bujkut rreshtimi në parti. A mos pret ky që partia t’i ndihmoj në prashitjen e arës?. Dhe nëse ka qëllim kontributin ndaj vendit, a mos ky kontribut u dhënka vetëm duke u rreshtuar në një parti?. E megjithëse bëhet bujë, rreshtimi nëpër parti ka filluar të bie. Njerëzit që kanë interesin e shtetit më shumë se të partisë ,qofshin këta në parti ose jo, kanë filluar të shtohen kundrejt atyre që kanë interesin e partisë. Por ja që këta të partisë janë më të zëshëm, edhe në votime këta nuk mungojnë, e as zhgënjehen nga partitë.Dhe këta edhe mund të përcaktojnë rezultatin e votimeve, e kjo për faj të atyre që gjejnë njëqind arsye për të mos votuar. Maj 2009 hm-ireshtansi
Posted on: Mon, 08 Jul 2013 11:43:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015