Dje dt 19 Qershor në Hotel Tirana International, u zhvillua - TopicsExpress



          

Dje dt 19 Qershor në Hotel Tirana International, u zhvillua workshopi me temë : Prokurimi Publik Elektronik në nivel vendor nga partners albania, në të cilin mori pjesë edhe Shoqata e Bashkive. Ky workshop u zhvillua në kuadër të projektit "rritja e transparences dhe llogaridheniës në procedurat e prokurimit publik elektronik " . Në këtë tryezë të rrumbullakët u diskutua rreth shumë problematikave si : -Kriteret e kualifikimit -certifikata të cilësuara si të ekzagjeruara -korrupsioni etj... Qellimi i tryezës ishte monitorimi i zbatimit korrekt të ligjit të prokurimit publik dhe i procedurave të prokurimit elektronik për tenderat publike në bashkitë: Tiranë, Elbasan dhe Lezhë. U arrit në përfundimin se Aktorë te tjere së bashku me partners alb duhet të ushtrojnë trysni me menyren e duhur për qëllimin e përbashkët: uljen e korrupsionit dhe rritjen e barazisë mes konkuruesve.
Posted on: Thu, 20 Jun 2013 07:25:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015