Dje u mbushën plot 80 vite nga dita kur Ibrahim Celo, i paguar - TopicsExpress



          

Dje u mbushën plot 80 vite nga dita kur Ibrahim Celo, i paguar nga Ahmet Zogu, kishte vrarë ish kryeministrin e Shqipërisë, Hasan Prishtinën, në qendër të qytetit të Selanikut në Greqi me datën 13 gusht 1933. Vrasja e këtij personaliteti të madh shqiptar, ishte vazhdimësi e shumë vrasjeve që kishte bërë Ahmet Zogu, duke përmendur këtu Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Avni Rrustemin e Hasan Prishtinën. Gazeta greke " Maqedonia e re", më 14 gusht 1933 kishte sjellur fotografinë e Hasan Prishtinës të vdekur dhe foton e vrasësit Ibrahim Celo. Në shenjë respekti dhe nderi për këtë figurë kaq madhore, dje, Mehmet Prishtina, nëpërmjet ambasadës greke në Shkup, kishte organizuar një ceremoni përkujtimore per Hasan Prishtinën ne shtepine e tij ne Selanik dhe ne vendin ku u vra, në të cilën morën pjesë shumë personalitete nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.
Posted on: Wed, 14 Aug 2013 16:56:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015