Dokumenta interesante per fatet e kombit tone !!!! - TopicsExpress



          

Dokumenta interesante per fatet e kombit tone !!!! Moris Paleologu, ish-ambasador i Francës në Rusi prej korrikut të vitit 1914 deri në maj të vitit 1917, në kujtimet e veta shkruan: “Sot në mëngjes (e shtunë, 21 nëntor 1914 - E.Y.) Sazonovi (asokohe ministër i jashtëm i Rusisë cariste - E.Y.) më tha: “Sovrani (cari Nikollaj II - E.Y.) ju pret në orën katër. Nuk ka asgjë për t’ju deklaruar zyrtarisht, por dëshiron të bisedojë me juve fare lirshëm dhe me çiltërsi. Ju paralajmëroj se audienca do të jetë e gjatë”. Në orën 3-10 nisem për në Carskoje Sjello me një tren ekspres… Perandori më pret me mirësjelljen e tij karakteristike, me përzemërsi dhe paksa me druajtje… Mandej, pasi shpalosi hartën e Gadishullit të Ballkanit, ai, në vija të përgjithshme, më parashtron këndvështrimin e vet se cilat duhet të jenë ndryshimet territoriale, të cilat ne, sipas vlerësimeve të tij, duhet t’i dëshirojmë: Serbisë t’i aneksohen Bosnja, Hercegovina, Dalmacia dhe pjesa veriore e Shqipërisë. Greqia të marrë Shqipërinë e Jugut, përveç Vlorës, e cila do t’i lihet Italisë” (Moris Paleolog. ”Carskaja Rossija vo vremja mirovoj vojnëj”, Mezhdunarodnëje otnoshenjija. Moskva, 1991, f. 125-126, 128-129). Me siguri që duhet të jetë fjala për vende jo ortodokse dhe jo për vende jo sllave, siç theksohet në intervistën e lartpërmendur, pasi Greqia është vend jo sllav, por ortodoks, prandaj edhe ka gëzuar përkrahjen e gjithanshme të Rusisë, vetëm në dëm të interesave jetike të kombit shqiptar në Ballkan Kur Lufta e Dytë Botërore po shkonte drejt fundit, Josif Stalini, në një takim që ka pasur më 9 janar 1945 me kryetarin e delegacionit të Komitetit Kombëtar të Çlirimit të Jugosllavisë A. Hebrang, do të deklaronte se “edhe shqiptarët janë sllavë për nga origjina” (“Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse”. Botimet TOENA. Tiranë, 2006, f. 101). Madje diplomati rus, Oleg Levitin, ka nënvizuar një fakt interesant: “Stalini i kërkonte delegacionit jugosllav në mesin e viteve 1940, t’i shpjegonte diçka për shqiptarët misteriozë, duke dhënë vetë shpjegime të pamjaftueshme dhe duke konkluduar se Moska nuk kishte asnjë interes në çështjet shqiptare” (Oleg Levitin. Brenda turbullirës së Moskës për Kosovën”, “Albania”, 10 janar 2001, f.6). Komunistët shqiptarë, duke i lejuar vetes të përdoreshin si mashë e komunistëve rusë, do të përkrahnin pa rezerva komunistët grekë gjatë luftës civile në Greqi. Pikërisht për interesat e veta gjeostrategjike në Evropën Juglindore, Bashkimi Sovjetik do të pranonte të bënte edhe pazare të rrezikshme me shovinizmin grekomadh, në dëm të tërësisë territoriale të vendit tonë. “Më 7 korrik 1948…përfaqësuesi sovjetik në Greqi (Çernjishev - E.Y.), kishte propozuar fillimin e bisedimeve midis qeverisë sovjetike dhe qeverisë greke për zgjidhjen e problemeve që kishin dalë. Kushti i parë ishte premtimi i Caldarisit që t’i zhvillonte bisedimet personalisht në fshehtësinë më të madhe, pa e përmendur çështjen me asnjë njeri në qeverinë greke. Ishte lënë të kuptohej se sovjetikët ishin përgatitur të diskutonin jo vetëm marrëdhëniet e përgjithshme të Greqisë me fqinjët veriorë, por gjithashtu edhe çështjen e Epirit të Veriut… Kjo ofertë e Bashkimit Sovjetik për qeverinë greke, nxjerr në pah si mungesën e sinqeritetit të qeverisë sovjetike në marrëdhëniet me Shqipërinë, ashtu edhe rëndësinë e papërfillshme që kishte Shqipëria në planet dhe në objektivat sovjetike… Pra, përpara interesit madhor të Shqipërisë dhe respektimit të integritetit të saj territorial, sovjetikët vinin ruajtjen dhe mbijetesën e forcave komuniste greke… Këtë konkluzion e përforcon edhe propozimi që i kishte bërë Stalini Gjilasit në shkurt të vitit 1948, që Jugosllavia ta gëlltiste Shqipërinë. Pra, Stalini e llogariste Shqipërinë si një copë tortë, që do t’ua vinte përpara komunistëve deviacionistë jugosllavë për të ndjekur politikat e vijën e tij, ose të djathtëve shovinistë grekë për të ndalur ofensivën dhe për të zbutur qëndrimin e tyre ndaj komunistëve dhe influencës sovjetike” (Prof.dr. Beqir Meta. “Tensioni greko-shqiptar”. 1939-1949. GEER. Tiranë 2002, f. 612, 613, 614). Fakti që Stalini i ka kërkuar Gjilasit që Jugosllavia ta gëlltisë Shqipërinë, jepet në një mënyrë pak më të zgjeruar në një tjetër burim. Kështu, sipas diplomatit Shaqir Vukaj, asokohe (shkurt 1948 - E.Y.) delegacioni jugosllav (i përbërë nga M. Gjilasi, K. Popoviçi dhe V. Tempoja) u prit nga Stalini dhe midis tyre qënka zhvilluar kjo bisedë, në të cilën, sipas shënimeve që ka mbajtur vetë Gjilasi, Stalini u qenka drejtuar jugosllavëve me fjalët e mëposhtme:
Posted on: Thu, 20 Jun 2013 15:51:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015