Dramë Personazhet Maçoku, Mijushio Mbreti e mbretëresha - TopicsExpress



          

Dramë Personazhet Maçoku, Mijushio Mbreti e mbretëresha Motrat e vëllezrit e mijushit (7-8) Solistja Maçoku- (I shtrir në një rrëzë mullari ngrohet në diellin e mbasdites pas një gostie me mish zogu) Mijushi - (shkëputet nga kolonia e minjve dhe sillet rreth mullarit pa e prishur terezin për maçokun që ngrohej në diell me sytë gjysëm hapur) -Jam mijush lozonjari, s’dua t’ia di për kënd në botë, jam më trimi, më bujari, shok kam veten mbi këtë tokë. Mbreti e mbretëresha- (Të shqetësuar bashk te porta e mbretërisë, në kor) -O mijush, o kokë bosh, ktheu në strofull se do e pësosh, te mullari është shtrirë, maçoku mustaqet duke lëpirë. Mijushi- (Mijushi duke vallëzuar në qejf të tij rreth mullarit, këndon) -Nuk kam frik, jam azgan, maçokut nga mua s’ja mban. Nëna e mijushit- (e shqetësuar) -Ktheu mijush, o shpirti nënës, se maçoku të bënë gjëmën, eja brenda në shtëpi do të jap ç’farë të kërkosh ti. Mijushi- (I pa shqetësuar për merakun e nënës vazhdon e këndon duke u sjell rrutull mullarit) -Jam krenar, jam Pit-bull, s’dua t’ia di për maçokun unë, kurse ju jeni frikacak mos e kaloni atë cak. Mbreti me mijushat (në kor ) -Largou mijush se do e pësosh, maçoku është armiku më i egër në botë… (Maçoku- shtriqet dhe zgjat këmbën e djathtë para, fërkon sytë dhe kthehet në anën tjetër) Mijushi- (Mijushi vazhdon këngën rreth mullarit) -Ikni ju o frikacak, keni frikë të kaloni atë cak…Unë jam trim, jam azgan, maçokut nga unë s’ia mban. Maçoku- ( Dëgjon këngën e mijushit, hap sytë gjysëm dhe e shikon atë tek lodron. Jam i ngopur pse duhet ta vras, thotë me zë të ulët. Mendohet dhe më pas një mendim i vjen, që e do një mësim të mirë ky mistreci se për shokë e shoqe nuk pyeka, por dhe prindërit nuk i dëgjoka. Mijushi vazhdon këngën dhe fap kaloi para hundës së tij. Maçoku zgjat këmbën e djathtë dhe mbrthen mijushin në kthetrat e tij. Mijushi përpëlitet në kthetrat e maçokut, kurse ai vazhdon këngën) Hë mor buçko mor qefli, për maçokun s’pyetke ti., s’dëgjon nënën dhe babanë, po tani ç’ke që qan? Mijushi- (Përpëlitet dhe duke qar i lutet maçokut) -Lëshom, lëshomë… Maçoku- (E shtërngonte në këmbë duke e lëkundur majtas e djathtas) O mijush o pizevenk, kakardhiat i bëre në brek. Çfarë premtimi më jep ti të lëshoj të shkosh në shtëpi? Mijushi-(Mijushi përfiton nga një përpëlitje e maçokut dhe i lutet) -Falma jetën a derëzi, kur të rritem do vij vet te ti. Maçoku- (Pasi u mendua pak dhe e shkundi mirë e mirë mijushin e lëshoj. Maçoku liroi pak kthetrën dhe mijushi vrap e në vrimë. Maçoku u shtriq në krahun tjetër dhe nuk e vrau mendjen për mijushin) Mbreti minjëve dhe mbretëresha (Në kor) -Mirëseerdhe, o mijush, si shpëtove o lepurush nga maçoku zemër luani, gjaktari më katrani, si të fali a derzi, mos del më nga kjo shtëpi. Mijushi- (I krekosur) -Futuni brenda o frikacak, keni frik nga një torollak. Ai veç shtrirë di të rrijë për mbretërinë tonë s’do t’ia dijë., po ju jeni frikacak, do u shtroj në dajak. Mbreti minjve (Mbreti minjve për nder të mijushit që shpëtoj gjallë shtroi një darkë madhështore, mijushat dhe mijushët kënduan e kërcuen.Njëra nga këngëtare e mbretëris kërkoj lejë dhe nisi të këndonte një këngë) Solistja- Sot unë dua të këndojë, mijushi lirinë fitoj, nuk ka frikë është bojalli, maçokut ia bëri tetë me dy… Mijushi- (I hyri vetja në qejf dhe nuk pyeste për askënd në mbretëri. Kaloi ca kohë dhe filloj po mburrej para mbretit) -Ik o mbret je frikacak, bodigard mban rreth e qark, nuk ta mban në mbretëri, vetëm as në banjë nuk shkon ti. Mbreti (E shikonte me inat) -Mos u mburr mos u luvdo, kur të marrësh mbretërin do të shoh, sa surrati ty të vlen me maçokun të bësh kuvend. Maçoku ( E shikonte mijushin që mburrej para shokve dhe shoqeve dhe filloj të tallej me maçokun. Ai u shtri rrëzë mullarit në perndim të diellit dhe filloj të lehte si qen. Mijushi që e harroj këshillnë: “Kurrë mos i zërë besë armikut”. Si e pa maçokun të shrirë dhe me sy të mbyllur tha me zë të lartë: Paska ngordhur maçoku dhe filloj të këndonte me zë të lartë) Mijushi (Këndon) Dilni shokë të shikoni, për maçokun të mësoni, ndërroj jetë mirë do jetoni, se unë jam babaxhan nga torolloku frik nuk kam. Maçoku (Zgjat këmbën dhe fap e kap me putrat e ti, pasi e qorollisi fillon e këndon) O mijush o kokë rrush, gojën plotë po ma mbush, unë të kapa me dredhi, në botën tjetër do shkosh ti. (Maçoku pasi e qorolleps mijushin luan e këndon) Mbaheni mend ju që shikoni, gjuhë të huaj të mësoni, po nuk ditët gjuhë të huaj shumë shpejtë du ju shuaj…
Posted on: Thu, 07 Nov 2013 18:15:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015