Drejtori i Policisë së Serbisë Milorad Veloviq, i cili sot ka - TopicsExpress



          

Drejtori i Policisë së Serbisë Milorad Veloviq, i cili sot ka vizituar policët në zonën tokësore të sigurisë në kufirin me Kosovën, ka thënë se gjendja në këtë zonë është stabile dhe se situatën e kontrollojnë në tërësi të gjitha shërbimet. "Drejtoria policore, shërbimet tjera të sigurisë dhe ushtria e kontrollojnë në tërësi zonën tokësore të sigurisë dhe presim që aty të mos ketë eksese, e nëse do të ketë, presim që ato të jenë sa më të pakta dhe të parëndësishme”, ka thënë Veloviq, transmetojnë medie të Beogradit, transmeton Koha. Veloviq ka vizituar bazën e Kopaonikut në Rudnicë, vendkalimin kufitar në Jarinë dhe repartin e policisë në Ribariqi. "Kemi vizituar, tha ai, edhe pjesëtarët policisë multietnike dhe është vlerësim i përgjithshëm se ajo dhe xhandarmëria, si dhe policia, po e kryejnë punën e vet si duhet dhe në përputhje me kushtetutën e ligjet e vendit” I lutur të komentojë arrestimin dy serbëve në Jarinë, të dyshuar për krime lufte në Kosovë, dhe se Prishtina gjoja ka regjistrin me emrat e 3000 serbëve që do t’i arrestojë, Veloviq ka thënë se për këtë nuk ka kurrfarë dijenie. “Policia, e as unë, nuk e kemi atë “regjistër sekret”, ka thënë Veloviq dhe ka shtuar se policia bashkëpunon me EULEX-in dhe do të veprojë sipas çdo informate që do të marrë. 'Ata të dy me siguri nuk i ka arrestuar policia jonë dhe ne nuk kemi shënime pse dhe në ç’bazë janë arrestuar”, ka thënë Veloviq.
Posted on: Sun, 28 Jul 2013 17:31:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015