Dua të bëhem sahabij (shok i të Dërguarit alejhi - TopicsExpress



          

Dua të bëhem sahabij (shok i të Dërguarit alejhi selam)! Gjatë një ore mësimore, mësuesi pyet nxënësit: “Çka dëshironi të bëheni në të ardhmen?” Dëshirat e nxënësve ishin të ndryshme, disa thoshin mjek, pilot, polic, inxhinier etj., përveç njërit prej tyre i cili tha një gjë të çuditshme ku të gjithë nxënësit qeshën. Tha: “Unë dua të bëhem sahabij (shok i të Dërguarit)!” Mësuesi u çudit me nxënësin dhe pastaj e pyeti : “Pse sahabij?” Nxënësi u përgjigj: “Babai im para se të bie në gjumë çdo herë më tregon nga një tregim të shokëve të Muhamedit, alejhi selam.” Sahabiu e do Allahun dhe të Dërguarin, sahabiu është trim.., kështu që dua të bëhem sikurse ai. Heshti mësuesi dhe u përpoq të ndalë lotët nga kjo përgjigje, dhe më pas ai e mësoi se pas këtij fëmije, qëndron një baba i madh, për atë edhe qëllimi i fëmijës është i madh. Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi
Posted on: Wed, 31 Jul 2013 01:31:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015