Duaje jetën ashtu siç është! Mos harro të buzëqeshësh, - TopicsExpress



          

Duaje jetën ashtu siç është! Mos harro të buzëqeshësh, jeta s’meriton pikëllim ! Përpiqu që t’i përshtatesh jetës, por kurrë mos ngul këmbë që jeta të të përshtatet ty! Mundohu të ruash ekuilibrin edhe kur je duke ecur në fije të hollë teli. Përpiqu të ndërtosh një shkallë të lartë e të fortë Besimi, se asgjë nuk është më e fortë se sa ti, kur ti je me atë që është një. Injoro çastet e pakëndshmeduke buzëqeshur, se thjesht për ty, ato janë gjethe të thara e rënë për tokë .Injoro mashtrimet duke ju drejtuar me një buzëqeshje “ Kjo është rruga ime e drejtë e ju kot përpiqeni, nuk më ndaloni dot “! Përpiqu të shpëtosh nga vërshimet e lumenjëve të hidhur të jetës, tregohu më i/e fortë se sa valët rrëmbyese të tyre . Mos ju bind lotit kur shpirti yt akoma dëshiron të jetojë, freskoje atë me një buzëqeshje të thellë. Mos ju bind injorancës së të tjerëve, por hapi krahët për të përqafuar jetën. Tregoju se dashuria jote është aq e fuqishme dhe se nuk mund të dobësohet e as të mposhtet nga injoranca e urrejtja e tyre. Tregoju atyre se zemra jote është një burim i pashtershëm i dashurisë. Mos e humb çiltërsinë e shpirtit tënd vetëm pse gjendesh në një rreth të pa sinqertë. Harro që ekziston e bardha dhe e zeza, sepse jeta nuk është vetëm bardh e zi, kërko edhe ngjyra të tjera dhe bëje që jeta jote të shkelqejë për kundër të gjithave. Kujdes! Lumturia duhet kërkuar brenda teje dhe jo jashtë teje, shpirti yt duhet të jetë i mbushur përplotë besim dhe shpresë se këto janë armët e tua më të forta për të përballuar mizorinë e jetës . Dhe prapë të them, mos harro të buzëqeshësh në radhë të parë për veten tënde, pastaj për të tjerët...
Posted on: Fri, 13 Sep 2013 09:14:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015