Duatë në lidhje me shërimin nga sëmundjet Shejkhul-Islam - TopicsExpress



          

Duatë në lidhje me shërimin nga sëmundjet Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!) Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 80-83 Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!) Përgatiti: perlat-muslimane Një grup shokësh të Profetit salallahu alejhi ue selem dolën në një udhëtim, derisa, i zuri nata tek njëri prej fiseve arabe në atë vend. Ata sahabë, u kërkuan atyre që t’i pranojnë për miq, por ata (banorët) nuk pranuan. Prijësin e atij fisi e kishte kafshuar një gjarpër (apo thumbuar një akrep) dhe ata bënë gjithë çfarë mundën për ta shëruar, por çdo gjë ishte e kotë. Disa thanë: “Sikur të shkoni tek ata udhëtarë të cilët ishin këtu natën, nëse ndonjë prej tyre ka ndonjë ilaç.” Kështu ata shkuan te sahabët dhe u thanë: “Kryetarin tonë e ka kafshuar gjarpri (ose e ka thumbuar akrepi) dhe kemi bërë gjithçka që mundëm, por pa dobi. A ka ndonjë prej jush ndonjë gjë (që ta ndihmojë prijësin tonë)?” Njëri prej tyre u përgjigj: “Po, pasha Allahun! Do t’i bëja atij rukje, por, ashtu siç nuk na pranuat ju për miq edhe unë nuk do të lexoj rukje për ju, derisa të caktoni për ne një shpërblim.” Ata pranuan t’u japin një tufë dhensh. Atëherë njëri prej tyre shkoi dhe i lexoi atij suren el-Fatiha, duke i fryrë kryetarit të fisit të atyre. Kështu, ai u bë shumë mirë sikur të ishte liruar nga prangat dhe u ngrit e filloi të ecte duke mos treguar asnjë shenjë sëmundje. Ata u paguan atyre çfarë u premtuan. Disa nga sahabët thanë që t’i ndajnë çfarë fituan prej asaj rukje, por ai që e bëri rukjen tha: “Mos i ndani derisa të shkojmë te Profeti salallahu alejhi ue selem, t’ia tregojmë gjithë ndodhinë dhe të shohim se çfarë na urdhëron të bëjmë. Kështu, ata shkuan tek i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe ia rrëfyen atij gjithë ngjarjen. Ai salallahu alejhi ue selem i pyeti: و ما يدريك أنها رقية ثم قال : قد أصبحتم ، اقيموا و اضربوا لي معكم سهما “Si e morët vesh se ajo (surja el-Fatiha) lexohet për rukje?” Pastaj shtoi: “Keni bërë atë që duhet. Ndajini ato dhe më bëni edhe mua pjesëmarrës në të.” Nga kjo i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem qeshi. 2 - I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue sele e kishte zakon të kërkonte strehim për Hasanin dhe Husejnin radijallahu anhuma (t’u bënte rukje) duke thënë: أُعِيذُكُماَ بِكَلِمَاتِ اللهِ التَّامَّةِ مِنْ كُلِّ شَيْطَانٍ وَهَامَّةٍ وَمِنْ كُلِّ عَيْنٍ لاَمَّةٍ “E lus Allahun që t’u mbroj ju me fjalët e Tij të përsosura prej çdo shejtani, çdo dyshim të tij dhe çdo syri të keq.” Pastaj tha: إن أباكما كان يعوذ بها إسماعيل و إسحاق “Kështu e kishte zakon të lutej babai juaj (Ibrahimi alejhis-selam) për Ismailin dhe Is’hakun.” 3 - Aishja radijallahu anha ka thënë se kur dikush kishte dhembje, lëndim apo plagë, Profeti salallahu alejhi ue selem e kishte zakon të bënte kështu - dhe Sufjan bin ‘Ujejneh (duke përshkruar veprimin e Profetit salallahu alejhi ue selem) vuri gishtin e tij tregues në tokë dhe pastaj e ngriti atë dhe tha: بِسْمِ اللهِ تُرْبَةُ أَرْضِناَ بِرِيقَةِ بَعْضِناَ يُشْفىَ سَقِيمُناَ بِإِذْنِ رَبِّناَ “Në emër të Allahut, toka e vendit tonë me të fryrit e ndonjërit prej nesh kurohet i sëmuri ynë - me lejen e Zotit tonë!” 4 - Aishja radijallahu anha gjithashtu transmeton se Profeti salallahu alejhi ue selem e kishte zakon t’u bënte rukje për familjarët e tij duke vendosur dorën e djathtë mbi atë që i frynte dhe thoshte: اَللَّهُمَّ رَبَّ النَّاسِ أَذْهِبْ الْبَاْسَ وَ اشْفِ أَنْتَ الشَّافيِ لاَ شِفاَءَ إِلاَّ شِفاّؤُكَ شِفاَءَ لاَ يُغاَدِرُ سَقَماً “O Allah, Zot i njerëzve! Largoje sëmundjen, shëro sepse vetëm Ti je Shëruesi dhe nuk ka shërim përveç shërimit nga Ti; shërim i cili nuk lë ndonjë pasojë.” 5 - Uthman bin Abil-‘As tregon se ai iu ankua të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem për dhimbjet në trup nga të cilat ai vuante që nga koha kuar ai e pranoi islamin. Në atë rast, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem i tha atij: ضع يدك على الذي يألم من جسدك و قل : بِسْمِ اللهِ ثلاثا ، و قل سبع مرات : أَعُوذُ بِعِزَّةِ اللهِ وَ قُدْرَتِهِ مِنْ شَرِّ ماَ أَجِدُ وَ أُحاَذِرُ “Vëre dorën tënde në pjesën e trupit ku të dhembë dhe thuaj tri herë: “Me emrin e Allahut.” Pastaj thuaj shtatë herë: “Kërkoj mbrojtjen e Madhërisë dhe fuqisë së Allahut, nga çdo e keqe që unë ndiej dhe nga çdo gjë që ruhem”.” 6 - Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: من عاد مريضا لم يحضر أجله ، فقال عنده سبع مرات : أَسْأَلُ اللهَ الْعَظيِمَ رَبَّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ أَنْ يُشْفِيَكَ إلا عافاه الله “Ai që viziton të sëmurin të cilët nuk i ka ardhur vdekja ende dhe thotë shtatë herë tek ai: “E lus Allahun e Madhërishëm, Zotin e Arshit të madh, që të të shërojë ty”, veçse Allahu do ta shërojë atë.” perlat-muslimane.net/al/index.php?option=com_content&view=article&id=3208:duate-ne-lidhje-me-sherimin-nga-semundjet&catid=176:fjala-e-bukur-autentike&Itemid=143
Posted on: Fri, 29 Nov 2013 00:17:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015