Dubovaemadhe Pejë Dukagjin Kosovë har delat ett foto. Ju - TopicsExpress



          

Dubovaemadhe Pejë Dukagjin Kosovë har delat ett foto. Ju përshëndesim kudo që jeni të dashur Dubovas të mrekullueshëm..! Shpresoj se Festën e Bajramit të madh po e kaloni bukur në shoqëri me të afërmit tuaj, miqët dhe familjarët ...! Këtë foto e kemi bër në Oborrin e Dubovasit tone të nderuar e të rrespektuar Bacës IDRIZ ( Bajram) PAJAZITAJ i cili ishte ndër aktivistet më të zëshëm për ndertimin dhe zhvillimin e Dubovës së Madhe dhe shkollimin e të rinjëve në kët fshat..! Baca Idriz është në kondicion të mire edhe psikofizik edhe përkundër moshes së shtyar..! * Në oborrin e Bacës Idriz gjindet edhe një monument i lashtë dhe me vlerë të jashtzakonshme kulturore, që paraqet pasuri kulturore për Dubovën e madhe...! Fjala është për Koshin e vjetër më se 200 vjeqar...! Disa her kam cekur se Dubova e Madhe ishte fshati më i pasur me Kulla dhe shtëpi 2 katshe të arqitekturës karakteristike shqiptare të ndertuara me gurë, por edhe fondi i mjeteve të punës dhe Hambareve e Koshave ku ruhej misri e gruri ishte i madhë...! Shumë nga këto objekte i shkatrruam vet duke mos ja ditur vleren dhe rëndësin që kishin për ti perkujtuar gjenaratat ereja për kushtet e punës dhe jetesës e mbijetesës së prinderve, gjyshërve e stergjyshve tan...po edhe flakët e luftuës dëmtuan shumë dhe zhdukën përgjithmon objekte të këtilla..! Kulla e Spahijave dhe ky Kosh jan objekte që po Damtohën pa ngadal nga stuhitë e Kohës ...! Ne duhët ti evidentojmë ti regjistrojmë dhe ti ruajmë nga zhdukja, duhët ti renovojmë dhe të kujdesemi për jetëgjatsinë e tyre...! Sot kemi veshtërsi ekonomike, papunsia është e lartë...por neser ndosta do të jet ndryshe - shpresojmë pakë më mire, dhe duhet të mendojmë se dikush dikur do të ndertoj një Muze të vogël ku do të gjëjnë vend te gjitha këto objekte dhe vegla pune të se kaluarës ...! Kjo padyshim do ta pasuroj Dubovën e Madhe akoma më shumë ...! Bacës Idriz i Urojmë Festën e Bajramit dhe i dëshirojmë shëndet stabil dhe Pleqëri të leht// Dini - gusht 2013
Posted on: Fri, 09 Aug 2013 22:16:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015