Duke iu përmbajtur planit OJQ “ LABEATËT “ më 13.07.2013 - TopicsExpress



          

Duke iu përmbajtur planit OJQ “ LABEATËT “ më 13.07.2013 ndërmori ekspeditën njëditore me rrelacion: Luq të Koritës – Radeq i Madh – Koshticë e Kojës – Qafë e Vogël e Koshticës – Akull i Ledinës , rreth e për qark Krisitorit – Koshticë e Trieshit – Radeq i Vogël – Radeq i Madh – Luq të Koritës. Kjo rutë është e gjatë 27.3 km. Udhëtimi me intensitet mesatarë ka zgjatur nga ora 08.40 e mëngjesit deri në ora 20.10 e mbrëmjes. Në ekspeditë muarën pjesë: Luigj Camaj, Mark Junçaj, Anton Pllumaj, Bernard Hasanaj, Gjergj Juncaj, Nosh, Shtjefën, Kristjan dhe Lindon Lucaj, Amina dhe Emin Nikaj, Nrekë ( maratonist ) dhe Agron Lulgjuraj, Robert Vulaj, Mark Kalaj, Toni Dukaj, Albert Camaj nga stafi i Malesia ORG, dhe maratonisti - ish volejbollisti i Vllaznis z.Irfan Domnori nga Shkodra. Ekspeditës i prin Nosh Lucaj, njohës i gjeografisë kombëtare të këtyre anëve. Rruga çon nga Luqt e Koritës drejt veriut, në të majtë të Gropës së Zezë, nëpër Shkallë të Kunës, Shkallë të Bardhë drejt Gropës së Radeqit dhe Radeqit të Madh, burimit karstik që gjendet në lartësinë 1505 ( në disa harta hasen të dhënat: 1540 m. ) metra mbi nivelin e detit. Distanca Luqt e Koritës – Radeq i Madh është 4.15 km e gjatë. Distanca Radeqi i Madh – Koshticë e Kojës është e gjatë 3.73 km ( gjithsei nga Luqt e Koritës deri në Koshticë të Kojës rreth 7880 metra, me drejtim të lëvizjet jug – veri ). Rrugës para se të arrinim në tʼbanat e Koshticës, takuam Nikollë Lucë Gorvokaj, nga i cili mësuam disa të dhëna nga gjeografia lokale. Përmbajtja e kësajë gjeografie duket kështu: Lugu i Turqet, Qafa e Ashtit, Lugu i Tabakve, Kuji i Lugu Tabakve. Kah veriperendimi i tʼbanave të Kojës gjenden Maja e Preht, Maja e Velenicës, në vazhdim gjendet Kodra e Strins, e kah veriu Vzhgjënishta apo Kunorat. Përmbi tʼbanishta gjendet Mali Samotori. Në vazhdim kah veriu shtrihet Qafa e Zallit e përmbi të Smojanat, kreshta të zhveshura shkembore. Në vazhdim kah veriu shtrihet Qafa e Madhe e Koshticës e cila e ndanë Koshticën nga zona e liqenit të Rikaveci. Nga Gjekë Gjoni Gorvokaj e plotësuam listen e toponimeve të Koshticës së Kojës: Rrethi i madh, Qafa e Vogël e Koshticës ( 1852 m e lartë ) e cila shtrihet mes Koshticës dhe Akullit të Ledinës. Një vend me tʼbana quhet edhe Roqajt. Një pamje shkallëzuese quhet Podet, me një pamje natyrore vërtetë pot – pot apo shkallë – shkallë. Mes Roqajve dhe Smojanë sjtrihet Qafa e Glladishs. Përmbi tʼbana , drejt lindjes shtrihet shpella e Madhe, ku gjenden edhe shplla të tjera të vogla që bjeshkatarët I quajn edhe “shpella bore” pasi që në to ka bore përherë, nga të cilat gjatë periudhave të thatësisë bjeshkatarët furnizoheshin me ujë nga shkrirja e trupave të bores të cilët i nxirrnin më vështërësi nga to. Në veri të tʼbanave shtrihen edhe Gropat e Gabelë. Koshtica pothuaj është jë rrafshlartë e valëzuar e vrimosur me numër të madh të humnerave nëpër të cilat humben ujërta e të reshurave atmosferiek dhe uji nga bora e shkrirë. Në aspektin gjeologjik Koshtica si dhe i tërë territori malori i Malsisë ndërtohet nga strukturat e gëlqerorëve. Këta shkëmbinjë i nënshtrohen erozionit kimik – karstik, nga veprimi i të cilit zhvillohet shpërbërja kimike e cila krijon forma rrelievore erosive karstike sipërfaqësore dhe nëntokësorë. Në krejt trevën e Malsisë ashtu edhe në zonën e Koshticës dominojnë format e shuimëta sipërfaqësore dhe nëntokësore karstike, siç janë skribat, shkrepishtet, vorbullat, lugjet, luginat, humnerat dhe shpellat e shumëta. Pikërisht edhe gropat e Gabelë, Dolet dhe shumë të tjera janë hurdha karstike në fundin e të cilave gjenden humnerat në të cilat humben ujërat atmosferike. Për shkak të lartësisë së madhe mbi nivelin e detit të reshurat atmosferike më së tepërmi bien në formë bore e cila di të jetë edhe disa metra trashësi. Bora është e qendrueshme edhe tërë korrikun nëpër “osojna” apo vende në të cilat Dielli nuk bie, ose këndi i rënjes së rrezeve të Diellit është i vogël. Nga fotot e shumëta mund të shifet prania e borsë në këto zona. Nëpër shpatet, luginat dhe kreshtat malore shifet qartë veprimi i akullnajave të dikurshme të cilat kanë lënë gjurmë në çdo hap. Vetë lugjet dhe luginat anë e kënd Koshticës dhe viseve tjera janë forma erosive akullnajore ( glaciale ) numri i të cilave nuk është i vogël. Me erozionin mekanik akullnajat në të kaluarën kanë krijuar sasi të madhe të materialit të quajtur “ morenë “ i cili është grumbulluar në pjesët e ulëta, në vendin ku akullnajat kane përfundur rrugën e vet ( materiali morenë krijon formar akumuluese akullnajore ) zakonisht në fundin e luginave të akullit dhe rrënxat e maleve. Gjithkund rreth e përqark të tʼbanave të Kojës gjenden depozitime konike të materialit të shpërbërë nga kreshtat malore. Në vazhdim takuam tetëdjetë vjeçarin Nosh Prëkën Kolçaj që ësht[ë anëtari më i vjetër i OJQ “LABEATËT”, i cili na pat pri në ekspeditën e Kojës më 17.02.2013. drejt Shpellës së Zezë. Nuk mundëm të kalojmë pa hyrë në tʼbanin e tijë ku gjetëm edhe të shoqen e tijë Katrinën, të binë Hanën dhe dy djemtë e tijë Sokolin dhe Mrtinin. Na priti me të gjitha të mirat e bjeshkës port edhe të qyteteit, nuk munguan pitja me djathë dhenësh, tamli i dhenëvee, kosi, djathi, maza, por as rakia e rrushit, birra dhe shumë lloje të lëngjeve. Gjithçka ishte me buellëk, sikurë Noshi ta kishte shitoren patra tʼbanit të vet. Kështu e ka malsori tryezën e pasur, pa marrë para syshë a gjendet larg apo afër qytetit, a gjendet në bjeshkë apo vrri. Kudo që shkel kama e malsorit nuk mungojnë burrnia, mikpritja, fisnikria dhe të gjitha ato atribute që e karakterizonin dhe e karakterizojnë edhe sot malsorin. Gjeografinë e Koshticës së Kojës e plotësuam edhe nga biseda me Noshin. Mbas gjysëm ore pushimi në tʼbanat e Koshticës së Kojës, të udhëhequr nga Sokli u nisëm drejt Shpellave të Bores që gjenden kah lindja e tʼbanave. Sokoli na shoqëroi deri në Qafën e Vogël të Koshticës, e cila është larg nga tʼbanat e Koshticës rreth 5520 metra ( nga Luqt e Koritës e deri në Qafën e Vogël të Koshticë distance është përafërsisht 13.500 metra ). Në Qafë të Vogël bëmë një pushim gjysëm ore dhe u freskuam me borën e cila ende nuk ishte shkrirë. Gjatë rrugës Sokoli na njoftoi edhe me disa toponime tjera, siç janë, Bierzat ( shpesh quhen Biezhzat ), Berovet ( tʼbanishtë ), rrethi i Berovs ( kreshta malore mbi tʼbanishtën e Berovs ), Kodra e Ratjehit, përsëri Lugu i Turqet. Nga e djathta e Qafës së vogël të Koshticës gjendet Krisitori ( 2024 m. të lartësisë mbi nivelin e detit ). Në të djathtë dhe të majtë të rrugës që kaluam gjenden edhe vendet: Gropa e Bierzë, Qafa e Buxës, Lugu i Buxës, Kodra e Buxës Mbas pushimit në Qafën e Vogël, vazhduam drejt Akullit të Ledinës. Nga Qafa para nesh drejt lindjes paraqitet rrfashi i valëzuar i quajtur Akulli i Ledinës. Peizazh i egër i ndërtuar nga materiali i krijuar me shpërbërjen fizike të shkëmbinjve, nëpër rranxat e masivit të krisitorit i cili gjindet në anën jugore të Akullit të Ledinës “ rriellin „ depozoitimet konike të blloqeve të gurëve dhe materialit të bartur dikurë nga akullnajat e sot nga bora e cila ende nuk është shkrirë trashësia e së cilës vende vende kalon edhe dias merta. Shpatet veriore të Krisitorit janë të pierrt e shkembore, në të cilat nuk bijnë as rrezet e Diellit. Akulli i Ledinës nuk disponon me pyje, madje as kullota bjeshkore nuk ka. Në Akullin e Ledinës aktualisht ishin tre tʼbana të banuar. Qafën e Vogël me tʼbanat e ledinës i ndan distanca rreth 1600 metra.Kullotat malore në këtë zonë shtrihen në shpatet lindore të Krisitorit. Masivi i Krisitorit përbëhet nga Krisitori i Vogël që shtrihet në anën veriore të masivit dhe Krisitori Madh, që përbën pjesën lindore të masivit. Në lindje të Akullit të Ledinës gjenden malet Vila, që është maja më e lartë në Malsi ( 2093 metra të latrësisë absolute, Shtrungëza ( 2053 m ), e në verilindje të tyre gjendet tʼbanishta e Studenicës ( 1645 metra të lartrësisë mbidetare ). Vende tjera janë Priuni e Nerthi ndërsa në veri të Akullit gjendet mali Prasica e Ledins. Në vazhdim të rrugës sʼonë drejt lindjes nëpër shpatin lindor të Krisitorit shtrihen Gryka e Akullit, Shkalla e Akullit, Sllapi i Sirm, Sllapi i Poshtëm, Sjkujka e Sllapit ( shkëmbi i Sllapit ), gropa e Sllapit, Hoberi i Iballes, Bria e Iballes, Kodrat e Iballes, Kolati i Iballes, Kodrat e Shëjit, Potat e Krisitorit, Poti i Sirm, Poti i Poshtëm..... Në shpatin lindor të Krisitorit në lartësinë rreth 1700 metrash mbi nivelin e detit, në distancën rreth 1100 metra nga tʼbanat e Akullit ndaluam të pushojmë, mbasi që shpati ishte mjaft i pierrt dhe jo lehtë i kapërcyeshëm. Para nesh drejt lindjes shtrihet „ GRAND CANYON „ i Malsisë së Madhe, Kanioni madhështor i Cemit, nën ambis, në fundin e kanionit të Cemit shifet Selca, si dhe ana e majtë e luginës së kanionit të Cemit e në vazhdim mbi kanion shrtihen malet kreshnike të Alpeve Shqiptare në shpatet e të cilave ende qendron bora e pa shkrirë. Pamje mallështore që për momentin na bëjnë ta harrojmë lodhjen, urinë dhe etjen. Nga ky pikshiqim njeriu mbetet pa tekst, sikurë jemi më afër perendisë. Nga 1700 metra të lartësisë mbi nivelin e detit njeriu nën vehte shef çdo gjë sikurë në shuplakën e dorës. Mbas disa fotografimesh vazhduam rrugën drejt shpateve jugore të Krisitorit dhe drejt Koshticës së Trieshit. Nga e djathta dhe e majta e pozitës sʼonë gjenden vendet në vazhdim: Ashti i Gjollve, lugu i Bëkajve, Shtruga e Gjo Markut, Kunora, Tʼbanat e Kunors, qafa e Shllasit, Kodra e Bjellushit, Gropa e Bizhë e në jug të shpatit jugor gjendet Maja e Kujit, e cila e ndan Krisitorin dhe Koshticën e Trieshit nga Greça. Kah lindja, drejt ambisit të Kanionit, në afërsi të Cemit shpërthen gurra e quajtur Peruqica uji i së cilës ka origjinën nga liqeni i Rikavecit. Në vazhdim rruga çon drejt gjes së çobanave ( streh nën një shkëmb, vend ku strehohen barinjtë gjatë shiut ). Pastaj përmesë Tʼbanave të Kunorës 1702 m të lartrësisë mbidetare, që gjendet në shpatin jug-perendimor të Krisitorit. Pran gjenden edhe Kodra e Kunors, Brraka, Kodra e Brrakës etj.Toponime tjera të shpatit jug-perendimor të Krisitorit janë edhe Gropa e Muzheçkut, tʼbanishta e Muzheçkut, Qafa e Vorre, Lugu i Vorre, Gropa e Fërliqe, Lugu i Vrrinit, tʼbanishta e Bëkajve, Gropa e Kodrës së Sjenics, Kodra e Vgjëjve, Brraka e Moçime, Lugu i Lajthis, Qafa e Kunors etj. Mbas kalimit të tʼbanishtës së Bëkajve, rruga çon drejt Radeqit të Vogël ( burim karstik i rregulluar për shfrytëzimin e ujit për pije dhe për ujitjen e bagëtive ) aty gjenden luq të gdhendur nga trupat e ahave shekullorë ). Më pas rruga lidhet me rrugën e cila shkon drejt Koshticës së Kojës dhe ashtu përfundoi një gjiro rreth e për qark masivit të Krisitorit. Tani na mbetet edhe kalimi i distancës drejt Koritës nga edhe jemi nisut në mëngjez. Vazhduam rrugën kah jugu duke arritur tek Luqt e Koritës kah ora 20.10 e darkës. Kështu përfundoi edhe një ekspeditë e susksesëshme e “ LABEATËVE “. Autor: Luigj Camaj
Posted on: Sun, 28 Jul 2013 12:14:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015