Dy delegacione shqiptare ndodhen në Shtetet e Bashkuara të - TopicsExpress



          

Dy delegacione shqiptare ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një ditë më parë drejt SHBA-ve, u nis kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili po kryen vizita si kreu i qeverisë së re shqiptare pas marrjes së këtij posti. Ndërkaq po sot, Presidenca njoftoi se Presidenti Bujar Nishani është nisur drejt SHBA-ve, ku pritet te marre pjese në aktivitetin “Nisma Globale Klinton 2013″. Po në këtë ceremoni do të marrë pjesë dhe Edi Rama, ndërsa mësohet se dhe takimet me komunitetin shqiptar në SHBA, e kanë të ndarë. Nishani në SHBA me ftesë të Bill Klinton Kreu i shtetit shqiptar vizitë në Shtetet e Bashkuara. Sic bën të ditur njoftimi për shtyp i Presidencës, mësohet se Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u nis sot për një vizitë në SHBA, ku do të marrë pjesë në veprimtarinë “Clinton Global Initiative 2013 - Nisma Globale Klinton 2013, që do të zhvillohet në Nju Jork, në datat 23-26 shtator 2013. Presidenti Nishani është i ftuar në këtë veprimtari nga ish-Presidenti i SHBA, Bill Klinton. Vizita në SHBA e Kreut të Shtetit përfshin edhe disa takime të rëndësishme me organizma dhe përfaqësues të shtetit amerikan si dhe me ata të komunitetit shqiptar në Boston, Detroit dhe Nju Jork. Rama, vizitën e parë të tij si kryeministër në SHBA, fjalim në OKB Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë disa ditore në New York, ku do të marrë pjesë në sesionin e 68- të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe do të mbajë një fjalim në debatin e përgjithshëm të këtij sesioni. Gjatë vizitës në New York dhe pjesëmarrjes në punimet e Kombeve të Bashkuara, Kryeministri Rama do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të shteteve të ndryshme, një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB Ban Ki Moon, si dhe do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama. Axhenda e Kryeministrit Rama parashikon pjesëmarrjen në aktivitetin "Nisma Globale Clinton" me ftesë të Presidentit Bill Clinton, takimin me Presidentin e Bankës Botërore Jim Yong Kim, ish Kryeministrin britanik Tony Blair dhe mbajtjen e një leksioni në "Forumin e Liderëve Botërorë" në Universitetin e Kolumbias. Kryeministri Rama do të zhvillojë një seri takimesh me komunitetin shqiptar që jeton në New York, si edhe me Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe Dhomën Shqiptaro Amerikane të Tregtisë. Në këtë vizitë, Kryeministri do të shoqërohet nga Ministri i Punëve të Jashtme, z.Ditmir Bushati. Ministri i Puneve te Jashtme ne delegacion me Ramen Ministri Bushati niset drejt Nju Jorkut ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, njoftoi zyra per shtyp e Ministrise se Jashtme. Ministri i Punëve të Jashtme z.Ditmir Bushati niset drejt Nju Jorkut, ku do të marrë pjesë në Sesionin e 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ministri Bushati do të takohet me homologë në takime dypalëshe, si dhe do të marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme si “Darka Transatlantike” e organizuar nga Sekretari i Departamentit të Shtetit z. John Kerry. Ministri i Jashtëm z.Ditmir Bushati është pjesë e delegacionit të kryesuar nga Kryeministri, z. Edi Rama.
Posted on: Sat, 21 Sep 2013 17:49:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015