Dy ditë para nisjes, sa janë klubet të gatshme Kanë mbetur - TopicsExpress



          

Dy ditë para nisjes, sa janë klubet të gatshme Kanë mbetur edhe dy ditë deri në fillimin të kampionatit të ri të Raiffaisen Superligës së Kosovës në futboll. Shumë skuadra në mungesë të kushteve financiare, stërvitjet i kanë nisur me vonë. Madje disa prej tyre ende nuk janë në kërkim të kompletimit të ekipit. Mirëpo, përkundër kësaj, ato vlerësojnë se janë të gatshme për fillim dhe nuk do të kenë telashe për start të mirë. Fati deshi që njëra nga skuadrat që më së voni i ka nisur përgatitjet, Ferronikeli, të luajë qysh në ndeshjen hapëse. Edhe Hajvalia, përgatitjet i nisi më vonesë, por për dallim nga Ferronikeli, këta patën mundësi të zhvillojnë një fazë të stërvitjeve në Maqedoni, dhe kjo duket se iu ka ndihmuar shumë. Probleme duket se do të ketë Fushë Kosova e cila nuk ka arrit të bëjë ndryshime sa i përket sjelljes së lojtarëve. Hysi, përgatitjet i nisi pak më vonë se tjerat por me sjelljen e disa përforcimeve duket se ka ekip të mirë, ndërsa Trepça e Drenica përveç që punën e kanë nisur me vonesë, as fondin e lojtareve nuk e ka siç e kishin dikur. Besa premton shumë, por nuk bëri asgjë, madje edhe stërvitjet nuk janë duke i shkuar siç duhet për shkak të disa mungesave. Trajnerit Arbnor Morina i kanë mbetur edhe dy ditë para ndeshjes dhe ai beson në start të mirë. “Përgatitjet i kemi nisur paksa më vonesë. Mirëpo, ne gjatë kësaj kohe kemi stërvitur mirë, ekipi e pranoj që ende nuk është e kompletuar sa duhet. Por gjithsesi unë kam besim të madh në këta djem dhe po besojë se do të kemi një start të mirë”, tha Morina. Edhe Bekim Isufi i Hajvalisë, beson se skuadra është e gatshme. Hajvalia përgatitjet i nisi me vonës, por punë që e bënë në Strugë duket se i ka ndihmuar atyre të kompensojnë atë humbje. Dy skuadrat që duken më të qeta në këtë situatë janë Prishtina e Trepça’89. Me aspektin fizik trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani, është i kënaqur, por sa i përket arritjes së komponimit të skuadrës dhe formës së saj i duhen edhe disa ndeshje. “Kemi punuar mirë, por për të hyrë në formën më të mirë duhet të kalojnë 4-5 xhiro. Prishtina ka pasë shumë shkuarje madje të lojtarëve kryesorë, por ka kaluar koha që duhet të vajtojmë largimet. Ne kemi sjellë disa lojtarë të cilët duhet të angazhohen dhe të tregojnë vetën pse janë transferuar këtu”, tha Tovërlani. I kënaqur me ekipin e tij por edhe përgatitjet që kanë bërë është edhe trajneri i Trepçës’89, Gani Sejdiu. Edhe ai si Tovërlani mendon se skuadra ende nuk është komponuar mirë, duke u bazuar në ardhjet e fundit. “Skuadra është maksimalisht e përgatitur. Jemi nga skuadrat e para që kemi filluar me përgatitje. Kemi punuar mirë. Komponimi i ekipit është i mirë. Gjithsesi, ardhjet e fundit të Kasapit e Rexhes, kanë bërë që të duhet edhe pak kohë që ata të komponohen në ekip, pasi që fizikisht nuk janë shumë mirë. Sigurisht këta janë futbollistë shumë cilësore dhe besoj shpejt do të hynë në formën më të mirë”, tha Gani Sejdiu. Sido që të jetë, sivjet garat priten të jenë më në nivel. Vitin e kaluar rivaliteti nuk ishte i madh, gjë e cila bëri që edhe interesimi për futboll të mos jetë ai i dëshiruari.
Posted on: Wed, 14 Aug 2013 20:41:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015