Dy ditë para në Ukrainë, synohet të shmanget lodhja. Edhe pse - TopicsExpress



          

Dy ditë para në Ukrainë, synohet të shmanget lodhja. Edhe pse në prag është finalja e Superkupës kundër Laçit, në Korçë e gjithë vëmendja është e përqendruar te dy takimet e “play-off”-it në Europa Ligës. Drejtuesit, edhe pse duan që të fitojnë trofeun e parë për këtë sezon, prioritet kanë performancat dinjitoze në Ligën e Europës. Klubi ka nisur që tani punimet për të përgatitur më së miri udhëtimin drejt Ukrainës, për të mos vuajtur lodhjen aq shumë sa në ndeshjet me kazakët e Shakhterit. Gjithnjë sipas drejtorit të klubit të Skënderbeut, Ilirjan Përmeti, axhenda e udhëtimit për në Ukrainë është e plotësuar praktikisht në pjesën më të madhe të saj. Deri më datë 20 gusht, dy ditë pas ndeshjes së Superkupës kundër Laçit, ekipi do të jetë i grumbulluar në Durrës, ku do të përgatitet për ndeshjen e parë në ambientet e “Tropikal Resort”. Më pas, skuadra do të niset fillimisht nga aeroporti kombëtar “Nënë Tereza” në drejtim të Shkupit, ku do të marrë një tjetër udhëtim. Sipas të gjitha të dhënave, me një çarter, për të mbërritur vetëm në orët e darkës në Ukrainë. Stërvitjen e parë ekipi do e zhvillojë më datë 21 gusht, në të njëjtën orë kur do të luhet takimi i parë kundër Çernomorets Odesa. Kjo është e gjithë axhenda e Skënderbeut drejt Ukrainës, ndërsa disa detaje të fundit mbeten ende për t’u saktësuar. Një gjë të tillë e pranon edhe vetë Ilirjan Përmeti. “Kemi përcaktuar në pjesën më të madhe axhendën e udhëtimit drejt Ukrainës. Mungojnë vetëm disa detaje të vogla, që çdo gjë të jetë gati. Do të nisemi fillimisht drejt Shkupit më datë 20, praktikisht dy ditë para ndeshjes dhe pas disa orësh tranzit do të marrim një tjetër udhëtim drejt Ukrainës. Në Shkup ekipi do pajiset edhe me vizat e posaçme për të kaluar në shtetin tjetër”, –përfundoi drejtori i klubit. LLAZI SARO Sildi
Posted on: Thu, 15 Aug 2013 09:23:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015