Dy fjale per ndeshjen Laçi - Partizani Sqaroj qe ne fillim se - TopicsExpress



          

Dy fjale per ndeshjen Laçi - Partizani Sqaroj qe ne fillim se ne kemi respekt per ekipin dhe tifozat e Lacit dhe duam te vazhdojme te jemi miq dhe aleate me ta. Tani te flasim per ndeshjen. Nuk eshte se ne dominuam dhe krijuam raste. Lika ndoqi nje taktike te ngjashme me ate ne Kruje por Laci luajti shume me mire dhe me fort se Kruja. U ndje mungesa e Maliqit dhe e nje apo dy lojtareve me personalitet me te spikatur ne mesfushe dhe sulm. Por arbitrimi i ndeshjes ishte skandaloz. Ai arbiter eshte frikacak dhe mbush breket nga Pashku pa arritur akoma ne Lac. Kete e di shume mire dhe Federata dhe zoti Duka qe ishte prezent ne stadium. Kujtoni qe ky arbiter na nxorri barazim me ADA ne Qemal Stafa ne Janar duke shprehur qarte vullnetin se nuk donte qe Partizani ta fitonte ate ndeshje. Ai eshte arbiter pa personalitet. Dje, rezultati me i keq qe mund te arrinte Laci ishte barazimi dhe kjo qe vendosur me pare cfaredo qe te bente Partizani ne fushe. Kjo provohet nga fakti se kur arbitri u dhunua ne fushe nga lojtaret e Lacit dhe nuk nxorri karton te kuq sepse kjo do rrezikonte rezultatin per Lacin. Nuk eshte thjesht goli i anulluar por i tere arbitrimi ishte shume me teper ne favor te Lacit se sa mund te favorizohet ekipi vendas zakonisht. Sulmi i Lacit u favorizua nga mjaft faulle te dyshimta shume nga te cilat dukeshin qarte se ishin simulime. Pas golit te Lacit u luajt shume pak per shkak te simulimeve per demtime te lojtareve te Lacit dhe arbitrit qe bente sehir. Kujtoni se pavaresisht fitores ne Kruje edhe atje arbitrimi i ndeshjes ne pjesen e dyte ishte ne favor te Krujes totalisht. Keto jane dy sinjale jo te mira qe Federata jep ndaj nesh. Klubi jone nuk eshte nga ata qe dhunojne dhe blejne zyrtaret e federates, arbitrat apo lojtaret kundershtare.Po me sa duket keto do te vazhdojne te mbeten mjetet pa te cilat nuk ecet dot perpara ne futbollin tone. Por po ju themi qe te kene kujdes. Ne nuk do te lejojme qe te luhet prape me ne ashtu si bene disa vite me pare. Ne nuk harrojme se Arjan Mali eshte nder zyrtaret e larte te Federetes dhe merret pikerisht me arbitrat. Klani i vjeter anti-partizani duket se po shtrengon rradhet. Topi tani eshte ne fushen e Dukes. Te shikojme se si do ta luaje. PMTP
Posted on: Sun, 15 Sep 2013 11:31:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015