Dy motrave Ende në këtë botë larg, mijëra e mijëra - TopicsExpress



          

Dy motrave Ende në këtë botë larg, mijëra e mijëra kilometra, nga njëri-tjetri, vëllezër e motra jemi, edhe do të jemi deri amshim! Një nënë na lindi, një diell na rriti, e me kaptjell të djepit, në dritë e në errësirë, në Bregishtë e te Lugu i Lamit, te Ligatat e në bahqe, ajo me vete na mori! Jeta e jonë, rinia jonë, e mirë e rënd e vështirë, kurrë pa u kënaqur! Tashë në pleqëri, me prindër në amshim, ju jetoni në Kosovë, ne këtu në dhe të huaj, këtu në Suedi! Ju, kujtohet motra. gjaku i njëri- tjetrit, motër-vëlla, ju , kujtohet, motra, atëherë, me babë e nënë, që me një gur sheqeri, të gjithëve na mashtronin, kur ishim bashkë, në atë shtëpi! Ju, e dini në atë ditë me diell, nën rrezet e diellit, sikur morëm krahë e forcë, për një jetë me të mirë, se vështirë e kishim në breg te kroit! Ne po vimë duke u plakur, e flaka e dashurisë tonë, duke u rritur! Vëllezër e motra të dheut, të gjakut,të gjuhës edhe të atyre prindërve jemi. Jemi edhe të një djepi që cdo herë po largohemi , nga e jona gjeneratë. Motrat e tona të fëmijërisë, me rreze drite në sytë e ballit! Vargu im, fjala juaj. rreze dashurie, ndër zemra, reze mirësie në këtë botë, rreze drite në botën e amshuar!
Posted on: Sat, 14 Sep 2013 12:18:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015