Dy poezi per ata qe deshirojne sot te lexojne gjate ketij vikendi. - TopicsExpress



          

Dy poezi per ata qe deshirojne sot te lexojne gjate ketij vikendi. Pres kritiken e juaj. VELA E LIRISË Struga qepi sot shnëdriti, strugejanët flasin shqip, kanë edhe të parin e tyre, kanë edhe një etje të re, të ndritë me ylber liqenin, të mbushë kupën me ndjenja Kosovë, Livadhia pranë dëshmisë së zjarrët, Livadhi e Veleshtë tash pa ëndërra, po bie kushtrimi edhe diku tjetër, po lavrohet edhe një arë me farë lirie. Ngadal pa ethe zbret nga miti Struga në valle më nuk ëndërron tash thur buzëqeshje për vete për të gjitha qytetët shqiptare për Kalanë e qetësuar në Krujë sot po shpërthen një këngë e re. Ohrit afër në krah po i shndëritë një yll një abetare e re lirie e dalldisur si engjull mbrojtës tash Struga ka vetëm shqiptarët ata dinë të prekin zemrën dhe dashurinë pranë Drinit që më shekuj bartë mallin. Qyteti i shkronjave shqipe përshëndet ka një porosi shprese që më të flasim të bashkojmë dy tri apo katër duar të djathëta me lapsin e hyjnor të shkruajmë rishkruajmë fitore të reja në dheun që foli vetëm shqip Manastiri që përkujton evropën në faj. Liri poetit ( Në ditën e Poezisë] Aty ku shkëmbijët flasin gjëma e tyre shtrengon vargjet presin fjalët misterin e tyre të njomë dritën t’u sherbej njeriu vargun tua lë peng etjen tua shuaj me re shpresen në emblemë poeti vuajtja dhe titulli qielli dashuri e nënë toka mbetët e zbrazët prët vargun e dlirë një lahutë mbite e mbirë Të mbetëmi hyjni poeti nxitje librave në trotuare frymon koha e rreshtave nen afshin e vreshtave në Marsin me traditë pamjen që kujton fillimin e poezisë se stinëve bardhësinë që ka fjala mundësinë e bimëve që dallojnë përtrirjen shtigjeve rrugve drumeve ahishatve te reja që flasin një ditë poezie që buzëqeshë. Pikon rreshta e shtrydhë fjalë poeti që nuk kafshon dritën që lidhë botën me litarë trazon dashurinë e engjujve të vargu mbështetë paqen me dy duar dhe lapsin e vigan ofron një mbulesë të ylbert këngën që vet se këndon. Si ujdhesë e dëshirave të mbara sa herë që ka kujtime të mira po e lagë letrën shpalosë me ujë së bashku ta bëjën një Bibël ta shkruajnë n’rreshta një libër të hedhur prore n’ hambarë rinij pranë tempullit që ndriton gjithësinë të lëshoj lutjet, vargjet me gjallëri aty ky dora shkruan e ferkon malle poet mbaj në mend përkujo e hedh valle në këtë ditë të falë edhe perendia shpalos më afsh atë që ke nga mbrendia
Posted on: Fri, 09 Aug 2013 08:57:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015