Dynjaja është e ashpër, sidomos në ditët e sotme, prandaj - TopicsExpress



          

Dynjaja është e ashpër, sidomos në ditët e sotme, prandaj gjithmonë i lutemi Zotit, t’i zbusë zemrat tona, t’i ruajë zemrat tona, t’i bëjë ato zemra të buta e të qeta në këtë botë dhe inshallah të qeta dhe në botën tjetër, t’i bëjë zemra, të cilat kur qetësohen, qetësohet i gjithë trupi. I lutem Zotit me mëshirën e Tij më të madhe, me cilësitë e Tij të larta, me emrat e Tij të bukur, që ta zbusë zemrën time, zemrën tuaj dhe zemrat e gjithë njerëzve të mirë. Zoti i mbuloftë gjynahet tona, gabimet tona e të metat tona. Allahu thotë në Kuran: “Atë ditë nuk vlen as pasuria e as fëmijët, përveçse kush i shkon Zotit me zemër të pastër .
Posted on: Sun, 28 Jul 2013 02:57:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015