Dëshpërimi i Stefan Cvajg PrintE-mail Written by Blerina - TopicsExpress



          

Dëshpërimi i Stefan Cvajg PrintE-mail Written by Blerina Toslluku Tuesday, 02 July 2013 16:54 создать сайт “Çdo ditë unë mësova se si do ta doja më shumë vendin tim dhe nuk do të mund të kërkoja dot të rindërtoja jetën time në një tjetër vend, pasi bota e gjuhës sime u mbyt dhe për mua humbi atdheu shpirtëror, Europa shkatërroi vetveten. E, për të nisur gjithçka nga e para për një burrë 60-vjeçar, njeriu kërkon disa fuqi të veçanta dhe fuqia e vetme që unë kisha më humbi mes viteve duke u endur i pastrehë. Në këtë mënyrë, unë preferoj t’i jap fund jetës në kohën e duhur, i drejtë, si një njeri, për të cilin puna kulturore ka qenë gjithmonë lumturia e tij e pastër dhe liria personale, pasuria më e çmuar mbi këtë tokë. Unë u dërgoj përshëndetje të gjithë miqve të mi: Të jetojnë ata për të parë agimin pas kësaj nate të gjatë. Unë, që jam i paduruar, po shkoj para tyre" Stefan Cvajg Mes një kohe të tillë, si ajo në të cilën jetojmë sot, me asnjë ndryshim nga kohët e mëparshme, duket thuajse e parëndësishme të diskutosh mbi vdekjen e dikujt, edhe nëse ajo është vetëvrasja e një njeriu të madh si Stefan Cvajg. Bota kapitaliste në të cilën jetojmë, vlerat kaq të vogla që njerëzit i japin jetës, ku njerëz masakrohen ndër luftëra absurde, të tjerë në hakmarrje boshe, me armë e gjithfarëlloj sendesh, e bën qëndrimin thuajse indiferent ndaj një vdekjeje të parakohshme. Kur viktimat numërohen në shifra e lista çfarë domethënie mund të marrë jeta në mendjen e të gjallëve, e atyre që pyesin: Çfarë rëndësie ka një vdekje, vdekja e një njeriu që ka jetuar tërë jetën e tij në rehati dhe nuk ka qenë i detyruar të vdesë në tmerrin e betejës si imazhin e fundit të ndërgjegjes? Vetëvrasja e Stefan Cvajg ishte pikërisht revolta e të gjallit brenda botës së arrogancës së kalbur dhe të vdekur dhe këto ishin fjalët e fundit të dhembjes së tij se dështoi për të ndryshuar botën duke shkruar. Ai luftoi me penë derisa përjetoi pamundësinë e kësaj detyre. Shkrimtari i madh austriak e pa veten si ndërmjetës midis rrjedhave të ndryshme kulturore në Europë dhe nuk u ndal së qëndisuri me fjalët e asaj që sytë e tij shikonin skenën e jetës, të artit, kulturës dhe politikës së një Europe që nuk do të kthehej kurrë më. Korrespodenca e tij e mahnitshme me intelektualët më me ndikim të kohës me më shumë se 20 mijë letra private nuk lë asnjë dyshim për adhurimin dhe luftën e tij për paqen dhe për vetë dashurinë. Përgatiti: Blerina Toslluku Të plotë mund ta lexoni në azetën "RD")
Posted on: Mon, 29 Jul 2013 09:25:22 +0000

Trending Topics




Breast cancer kills more than twice as many women under age 45 in

Recently Viewed Topics




© 2015