E DREJTA ADMINISTRATIVE Akti administrativ eshte deklarim ose - TopicsExpress



          

E DREJTA ADMINISTRATIVE Akti administrativ eshte deklarim ose shfaqje e nje vullneti te qarte nga organi kompetent gjate kryerjes se veprimtarise administrative,ne perputhje me kushtetuten dhe me ligjet ne teresi.Sherben per te krijuar,ndryshuar ose shuar pasoja te caktuara juridike dhe eshte i zbatuar nepermjet vullnetit te lire te subjekteve qe u drejtohet ose me ane te fuqise shtrenguese te shtetit. Elementet e aktit jane: • Aspekti juridik i aktit qe percaktohet nga 2 elemente: Krijon dhe ndryshon apo shuan nje marredhenie te caktuar juridike nepermjet vendosjes se normave te detyrueshme te sjelljes per subjeketet qe u drejtohet. –vullneti i shprehur duhet te shfaqet vetem nga organi kompetent. • Aspekti i njeanshem i aktit:nenkupton qe detyrimisht ne njeren ane te marredhenies juridike qendron shteti nepermjet organit kompetent administrativ.Vullneti i subjektit qe i drejtohet aktit nuk eshte kusht i domosdoshem dhe as pjese perberese e aktit.Marrja ne konsiderate e vullnetit te pales tjeter realizohet per aq sa eshte e mundur dhe lejohet nga ligji. • Aspekti nenligjor i aktit nenkupton: Veprimtarine administrative qe duhet te kryhet ne baze dhe per zbatim te ligjit.Vlefshmeria e aktit administrativ presupozon perputhjen e tij me permbajtjen dhe qellimin e vet ligjit.Ligji jep parimet e pergjithshme per rregullimin e marredhenieve juridike,ndersa akti administrativ i specifikon dhe i pershtat me hollesi ato. • Aspekti specifik i aktit:Akti administrativ eshte karakteristike per te gjitha organet e administrates publike.Organet administrative cilesohen si organe te vecanta per nxjerrjen e akteve administrative sepse kjo veprimtari eshte specifike vetem per to.Ajo qe u imponon organeve qe nuk bejne pjese ne pushtetin akzekutiv nxjerrjen e akteve administrative eshte veprimtaria administrative. Permbajtja e aktit: Akti duhet te kete nje permbajtje te qarte dhe te perfshije te gjitha elementet e domosdoshem qe kerkon forma.Permbajtja e aktit duhet te perputhet me permbajtjen dhe qellimin e ligjit. Akti ka per qellim: • Per te krijuar,ndryshuar ose shuar pasoja juridike per ato subjekte qe duhet ti nenshtrohen urdherimeve te tij. • Qellimi per nxjerrjen e aktit administrativ perben vullnetin shteteror te organit administrativ. • Vullneti i organit perfshihet ne natyren e aktit. Forma e aktit: Shfaqet ne forme shkresore ne shumicen e rasteve,verbale dhe konfirmohet me shkrim kur ka nje interes te ligjshem dhe kur kerkohet nga personi i interesuar ose ne formen e shenjave si tabele apo sinjal i koduar. Arsyetimi i aktit: Arsyetimi eshte i domosdoshem ne aktet qe mohojne,shuajne apo kufizojne te drejta e interesa te ligjshme,shqyrtojne kerkesat e apelimet,kundershtojne pretendimet e paleve ose informaciont zyrtare,devijojne nga praktikat e ndjekura,revokojne,shfuqizojne,ndryshojne ose pezullijne nje akt te meparshem.Nuk kerkohet arsyetim ne aktet qe ratifikojne vendimet e marra nga bordet,jurite,komisionet e ngritura si dhe urdherat e eproreve qe kane te bejne me ceshtje te brendshme.Arsyetimi i bere ne informacionet apo ne propozimet vlen si arsyetim ne vendimet perfundimtare. VECORITE E AKTIT ADMINISTRATIV. I - Akti administrativ eshte akt juridik: Elementin juridik te aktit administrativ e percakton fakti nqs ky akt krijon ose shuan nje marredhenie te caktuar juridike nepermjet vendosjes se normave te detyrueshme te sjelljes per subjektet te cileve ai u drejtohet.Ky element juridik eshte shkak percaktues per ardhjen e pasojave juridike sepse vete krijimi ose shuarja e nje marredhenie juridike nenkupton ardhjen e pasojes konkrete pa te cilen nuk kuptohet lindja ose shuarja e kesaj marredhenie.Prandaj ardhja e pasojave nuk eshte element me vete por perfshihet brenda elementit te krjimit,ndryshimit ose shuarjes se marredhenieve juridike.Ekzistenca e ketyre elementeve jo vetem percakton karakterin juridik te aktit administrativ por i ben dhe te dallueshem veprimet juridike te organit administrativ nga veprimet e thjeshta teknike ose materiale qe kryhen nga organi ashtu dhe nga nepunesit e tij. II - Akti administrativ eshte akt i njeanshem: Akti administrativ duke u paraqitur si shfaqje e nje vullneti juridik te autoritetit kompetent,shpreh dhe vecorine e njeanshmerise se tij.Njeanshmeria nuk ka te bej me menjanimin e kuptimit te paanshmerise sipas te ciles akti administrativ mbron vetem interesat e njeres pale,ne rastin konkret te shtetit.Akti administrativ ka aspektin e tij te njeanshem ne kuptimin,se detyrimisht ne njeren ane te tij qendron gjithmone shteti nepermjet organit te administrates publike. Me rendesi eshte dallimi i karakterit autoritar i aktit administrativ nga aspekti konsensual qe karakterizon kontraten: Aktet administrative autoritare emertohen si akte ekzekutive dhe jane detyruese. Pavarsisht se elementi konsensus nuk eshte pjese perberese e detyrueshme e aktit administrativ,ai mund te perfshihet ne te dhe te luaj nje rol te rendesishem ne nxjerrjen e aktit administrativ.Prania e ketij elementi nuk ia ndryshon natyren aktit administrativ dhe nuk prek ndonje nga parimet e se drejtes administrative. III - Akti administrativ eshte specifik e organeve qe kryejne veprimtari administrative: Akti adminisrativ perben nje vecori per organet e administrates publike.Individe te vecante ose edhe subjekte te tjera qe nuk perfshihen ne pushtetin ekzekutiv nuk mund te nxjerrin akte administrative dhe per rrjedhoje me veprimtarine e tyre mund nuk mund te krijojne,te ndryshojne ose te shuajne pasoja juridike.Kete cilesi nuk mund ta kene nepunesit e administrates publike,pavarsisht nga veprimtaria e tyre qe eshte ne ndihme te saj dhe as partite apo organizatat politike qofshin ato edhe me karakter shoqeror,kulturor etj.Prerogativa e nxjerrjes se aktit administrativ i perket si organit administrativ ashtu dhe organit qe me ligj i njihet kjo e drejte.Rendesi kryesore ka qe organi ti ushtroje kompetencat e tij vetem brenda kufijve te ligjit.Organet administrative cilesohen si organe te vecanta per nxjerrjen e akteve administrative sepse kjo veprimtari eshte specifike vetem per to.(psh:Keshilli i Ministrave,kryeministri etj). Disa nga organet qe mund te nxjerrin akte administrative jane: -Akte administrative te nxjerra nga Presidenti i Republikes: Ne baze te Kushtetutes Presidenti i Republikes eshte organi qe e ka te nderthurur veprimtarine e tij me tre pushtetet:legjislativ,ekzekutiv,gjyqesor. Disa nga kompetencat e Presidentit te Republikes jane: E drejta per emerimin ose shkarkimin nga detyra te funksionareve te ndyshem te shtetit Dhenia ose lejimi i lenies se shtetesise Dhenia e gradave ushtarakeve madhore. Keto kompetenca i japin pushtetit te tij nje karakter ekzekutiv ne ushtrimin e funksioneve.Ne kete apekt edhe dekreti qe nxjerr Presidenti eshte nje akt i karakterit administrativ. -Akte administrative te nxjerra nga Kuvendi: Kuvendi eshte organi me i larte i pushtetit legjislativ dhe si i tille i perket ketij pushteti.Ne kompetencat e tij pervec prerogatives kryesore te nxjerrjes se ligjeve,ne aktet e tjera juridike qe ai nxjerr vihen re elemente te vecante qe ne momente te caktuara perafrojne me aktin administrativ.N e baze te kushtetutes,Kuvendit i eshte dhene e drejta per te nxjerr vendime te ndryshme.Keto vendime permbajnen elemente te natyres juridike administrative te aktit pasi duke qene akte individuale ato nuk vendosin rregulla te detyrueshme sjelljeje per subjekte te ndryshme.Vendimi pavarsisht se nxirret nga organi legjislativ ai nuk e humbet cilesine e te qenit akt juridiko-kushtetues,por per vecorite qe ai paraqet per keto raste do te konsiderohet si nje akt juridik me elemente administrative. -Akte administrative te nxjerra nga gjykata: Kushtetuta u ka dhenen te drejten gjykatave te te gjitha shkalleve qe te ushtrojne pushtetin gjyqesor ne RSH.Gjate veprimtarise se tyre gjykatat nuk mund te privohen dhe nga funksioni administrativ.Gjykata vepron dhe shprehet vetem nepermjet vendimit gjyqesor qe konsiderohet si akt procedural dhe i dallueshem nga akti administrativ.Lind nevoja qe gjykata te kryeje dhe veprime te tjera ose te nxjerr akte qe nga menyra dhe forma nuk mund te jene akte per dhenien e drejtesise.Ato jane akte qe pa u a mohuar karakterin procedural perafrojne me aktin administrativ.(psh:fletethirrja per tu paraqitur ne senace gjyqesore). -Akte administrative te nxjerra nga Keshilli i Larte i Drejtesise: Aktet juridike qe nxjerr ky organ per vete natyren qe kane dhe per marredheniet qe rregullojne jane objekt studimi edhe ne shkencen e te drejtes administrative.KLD propozon per emerimin ose shkarkimin e nje gjykatesi te shkalles se pare ose te gjykates se apelit,nxjerrja ndaj tyre e pergjegjesise disiplinore etj jane disa nga kompetencat e KLD.Akte te tilla per nga elementet e formes dhe te permbajtjes si dhe pasojat qe krijojne,cilesohen si akte te natyres administrative por nuk ia ndryshojne natyren ketij organi kushtetues. IV - Akti administrativ eshte akt nenligjor: Vlefshmeria e aktit administrativ presupozon perputhjen e tij me permbajtjen e vet ligjit.Cdo akt administrativ i nxjerr nga cilido organ i administrates ne formen e vendimit,urdhrit ose udhezimit etj,duhet te gjeje detyrimisht mbeshtetjen e tij ne ligj.Karakteri nenligjor i aktit administrativ nuk e shnderron aktin ne nje riprodhues mekanik te ligjit tek i cili eshte mbeshtetur.Ligji sanksionon parimet e pergjithshme per rregullimin e marredhenieve qe krijohen ose ndryshohen me daljen e tij,ndersa akti administrativ specifikon,detajon dhe pershtat me imtesi duke bere zberthimin ose rregullimin ne praktik te kesaj marredhenieje juridike. Akti administrativ i nje organi me te ulet nuk ka te drejte te ndryshoje ligjin ose aktin juridik te nje organi me te larte.Aspekti nenligjor nuk eshte karakteristike vetem per aktet qe nxjerrin organet e pushtetit ekzekutiv.Nga ligji burojne te gjitha aktet e tjera qe nxjerr jo vetem pushteti ekzekutiv por edhe ai gjyqesor. -Dallimi midis aktit administrativ dhe vendimit gjyqesor: Vendimet gjyqesore qe marrin gjykatat kane karakter nenligjor por nuk mund te barazohen me aktin administrativ.Vendimi gjyqesor ka natyre individuale,e shpjeguar ne faktin se vendimi gjyqesor zgjidh nje mosmarreveshje konkrete dhe specifike mes paleve ne konflikt.Efektet e vendimit gjyqesor shtrihen vetem mbi ceshtjet konkrete,jo me tej.Ai eshte i detyrueshem ndaj paleve ne gjykim dhe i sherben zgjidhjes se konfliktit midis tyre.Individualiteti i zgjidhjes se ceshtjes eshte nje tipar i perbashket i vendimit gjyqesor dhe aktit administrativ.Vendimi gjyqesor merret nga gjykata pasi ajo vihet ne levizje nga palet ne proces.Vendimi i gjykates eshte ekskluzivitet i gjykates dhe nuk mund ta kene kete prerogative organe te tjera te pushtetit shteteror.E drejta per te nxjerr nje akt administrativ krahas organeve te administrates publike i perket dhe organeve te tjera te pushtetit legjislativ dhe atij gjyqesor.(kete kompetence e kane Presidenti,kuvendi,gjykata,KLD etj).Gjykata nuk mund te nxjerr akt tjeter juridik pervec vendimit.Akti administrativ merr emertime te ndryshme sipas organit qe e nxjerr,marredhenies juridike qe rregullon si dhe pasojave qe krijon.Akti administrativ nxirret ne emer te organit kompetent.Efekti i shtrirjes ne hapesire i vendimit gjyqesor nga ai i aktit administrativ nuk eshte i njellojte.Nje vendim gjykate zgjidh nje mosmarrveshje konkrete mes paleve ndergjyqese dhe qe duket sikur nuk vepron ndaj te treteve,ka efekt detyrues per cdo organ ose subjekt qe lidhet me konfliktin e zgjidhur me kete vendim.Akti administrativ jo ne cdo rast ka kete hapesire veprimi lidhur me efektet e tij. Anulimi qe i behet vendimeve gjyqesore vetem nga gjykata me e larte dallon nga e drejta qe iu perket organeve gjyqesore te shqyrtojne vlefshmerine e akteve administrative.Kjo e drejte nuk nenshtron pushtetin administrativ nga ai gjyqesor per eshte shprehje e kontrollit dhe e balancimit ndermjet pushteteve. KLASIFIKIMI I AKTIT. Klasifikimi eshte nje aspekt metodologjik,me anen e te cilit te dhenat per aktin jepen per qellime kuptimi,analize e studimi.Kriteret per klasifikimin jane: 1-iniciativa per nxjerrjen e aktit - akti administrativ kerkon deklarimin e vullnetit juridik nga organi kompetent. a)Ky vullnet mund te iniciohet nga organi kompetent:organi administrativ me nismen e tij cmon se duhet te nderhyje per zgjidhjen e nje mosmarrveshje juridike,per lindjen,ndryshimin ose shuarjen e nje pasoje juridike.Mbi kete baze organi percakton menyren e nderhyrjes dhe formen qe duhet shfaqur ky vullnet shteteror.Kjo iniciative pervecse eshte nje e drejte,kthehet dhe ne nje detyrim shteteror per keto organe. b)akte te nxjerra me kerkese te subjekteve te interesuar: Organet e administrates shteterore mbrojne interesat publike si dhe te drejtat dhe interesat kushtetuese e ligjore te personave private.Me paraqitjen e kerkeses nga pala e interesuar,organi eshte i detyruar te shprehet brenda nje afati konkret nepermjet nje akti pranues ose refuzues. c)akte te nxjerra nga urdherimet kushtetuese ose ligjore: Si shkak per nxjerrjen e akteve mund te behen urdherimet detyruese qe ne pergjithsi i parashikon Kushtetuta apo ligjet.Ka dispozita kushtetuese qe detyrojne organin administrativ per te nxjerr nje akt administrativ.Ne shumicen e rasteve ky detyrim rrjedh nga vet ligji. d)akte qe nxirren nga vendimet gjyqesore:Nismen per nxjerrjen e nje akti administrativ mund ta marrin edhe vendimet e gjykatave.Kur gjykata shfuqizon nje akt administrativ per arsye paligjshmerie,vete gjykata nuk mund te plotesoje aspektin normues te mosmarrveshjes administrative te krijuar,dhe duhet nxjerr nje akt i ri per te rregulluar marredhenien juridike. 2-Forma e shprehjes se vullnetit. Forma shkresore(aktet kane forme shkresore me perjashtim te rasteve kur me ligj kerkohet nje forme tjeter ose kur nje gje te tille e impnojne rrethanat.Aktet kolegjiale behen detyrimisht ne forme shkresore vetem ne rastet kur nje gje te tille e kerkon shprehimisht ligji.Ne raste te tjera keto akte regjistrohen ne nje procesverbal pa te cilin ato nuk shkaktojne asnje pasoje juridike.) Forma verbale(Ndeshet rralle ne praktiken administrative.Vullneti i pushtetit i shfaqur nga organi administrativ kompetent,duhet te jete konkret dhe i njohur per subjektet qe u drejtohet qe te mos mbetet thjesht nje gjykim ose nje mendim qe nuk paraqet asnje efekt juridik dhe qe nuk mund te krijoje pasoja) Ne formen e shenjave(shfaqen ne fosmen e tabelave apo sinjalevete koduar.) 3.Efekti qe sjell akti. Sipas efekteve juridike qe sjell akti per subjektet qe u drejtohet,klasifikohet ne: Akt administrativ detyrues Elementi detyrues nenkupton zbatimin dhe efektshmerine qe sjell akti ne praktike.Detyrimi zakonisht parashikohet ne formen e kryerjes se atyre veprimeve te caktuara qe kerkojne realizimin e qellimit per te cilin eshte nxjerre.(psh:nje vendim i keshillit te ministrave qe detyron drejtorin e pergjithshem te doganave brenda nje afati te caktuar te nxjerr nje akt nenligjor per rregullimin e nje marredhenieje ne fushen e doganave.)Karakteri detyrues shfaqet edhe ne mos kryerjen e veprimeve qe akti i ndalon ose i pengon. Akt administrativ dobiprures Detyron subjekte te ndryshme te zbatoj urdherimet e aktit administrativ.Nje akt administrstiv i dobishem krijon,perkrah ose konfirmon nje avantazh te rendesishem ligjor per subjektin konkret.Nga pikepamja formale juridike,akti administrativ dobiprures mund te jete vendim ose me emertime te tjera si leje,deshmi,patente etj. 4.Karakteri i permbajtjes se aktit. o Karakter individual: Rregullon marredheniet konkrete,te posacme per nje ceshtje te caktuar dhe ndaj nje subjekti apo grupi subjektesh. o Akt normatv(i pergjithshem) Rregullon marredhenie ne teresi per nje kategori me te gjere subjektesh.(psh aktet normative te Keshillit te Ministrave) 5.Emertimet e akteve. Vendimi:Rregullon marredhenie konrete ose marredhenie ne teresi te cilat ligji nuk mund ti rregulloje ne menyre te hollesishme.Si akt nenligjor nuk mund te kaperceje kufijte e ligjit ne zbatim te te cilit ai eshte nxjerr. Urdheresa:Eshte akt adminitrativ me natyre normative qe percaton rregulla te detyrueshme sjellje per nje kategori te gjere subjektesh.Ka qene akti baze i Keshillit te Ministrave ndersa tani nxirret nga organet e qeverisjes vendore. Rregulloret:Kane karakter normativ,parashikojne rregulla per menyren e funksionimit te organeve te administrates shteterore apo dhe per ceshtje te tjera kryesisht me karakter ekonomiko-financiar ose ushtarak.Rregullorja kerkon detyrimisht miratimin me nje akt tjeter si vendim apo urdher. Udhezimi:Kryesisht ka karakter normativ qe rregullon me hollesi ceshtje te ndryshme per te cilat ligji ka autorizuar organin konkret.Nxirret nga Keshilli i Ministrave,ministrat dhe organet e qeverisjes vendore. Urdheri:Ka rendesi te madhe dhe ka karakter individual por mund te jete dhe normativ.Me ane te urdherit organi administrativ rregullon nje marredhenie te caktuar dhe konkrete ne fushen e administrates shteterore. Dekreti:Dekreti i Presidentit te Republikes ne raste te vecanta eshte nje akt juridik me natyre administrative ne varesi te ceshtjes qe zgjidh Presidenti i Republikes. Akti normativ me fuqine e ligjit:Keto akte kane karakter abstrakt dhe rregullojne marredhenie te cilat per arsye te kushteve kane qene te parregulluara me pare nepermjet ligjit..Keshilli i Ministrave mund te nxjerr akte normative me fuqine e ligjit. FUQIA JURIDIKE E AKTIT ADMINISTRATIV: I - Kuptimi i fuqise juridike: Qellimi i nxjerrjes se nje akti administrativ eshte krijimi i efekteve juridike per subjektet te cileve ai u drejtohet.Nuk mund te kuptohet nxjerrja e aktit administrativ nga nje organ kompetent pa fuqine juridike.Tre fazat qe zberthejne konceptin e fuqise juridike jane: 1-Nxjerrja e aktit administrativ: Organi administrativ nepermjet aktit shpreh vullnetin juridik duke qartesuar se cilat jane te drejtat dhe detyrimet qe rrjedhin nga permbajtja e tij.Per nxjerrjen e aktit nga nje organ individual mjafton formulimi dhe nenshkrimi i tij nga titullari qe akti te sjelle efekte juridike.(psh:urdheri i kryeministrit per emerimin e nje funksionari,i fillon efektet e tij juridike me nenshkrimin e tij pa qene i nevojshem kalimini ne te gjitha fazat)Ne rastet e organeve kolegjiale(psh KM),miratimi i aktit kerkon nje procedure me te gjate qe nuk mund te menjanohet sepse perndryshe sjell pasoja te pavlefshmerise se aktit.Keshtu akti kalon ne fazen pergatitore ku kryhen veprime me karakter teknik,material.Pas kesaj projektakti kalon per shqyrtim ne mbledhjen e organit kolegjial.Para se te marr formen e aktit administrativ eshte e detyrueshme qe projekti te diskuteohet nga te gjithe anetaret e organit kolegjial.Pas diskutimit projektakti hidhet ne votim i cili eshte momenti perfundimtar dhe e shnderron projektaktin ne akt administrativ.Ka edhe raste kur nxjerrja e aktit behet ne moment.Kjo ndodh kryesisht ne veprimtarine e organeve monokratike kur aktet jane te formes verbale. 2-Njohja e permbajtjes se aktit nga subjektet e interesuara Me qellim qe te realizohen efektet e aktit juridik dhe qe keto subjektete bashkeveprojne per permbushjen e te drejtave dhe detyrimeve qe rrjedhin prej tij eshte e domosdoshme te njihen me permbajtjen e akitit. 3-Efekti i vonuar: Efekti i vonuar eshte nje faze e trete qe nuk kerkohet per te gjitha aktet,por vetem per ato akte administrative qe per nga natyra kerkojne nje vonese kohore per te marr fuqine juridike. Aktet administrative kane efekt te vonuar kur: Hyrja ne fuqi e tyre kushtezohet nga miratimi dhe kunderfirmimi Miratimi:eshte faza perfundimtare e nxjerrjes se aktit.Akti nuk merr fuqi juridike pa miratimin e organit kompetent. Kunderfirmimi:eshte nje moment procedural me efekt te vonuar qe i jep fuqi juridike aktit administrativ.Kunderfirmimi eshte nenshkrimi i aktit nga nje organ i ndryshem nga organi kompetent i ngarkuar nga ligji per te nxjerr aktin administrativ. 2shkaqet qe e pengojne hyrjen e menjehershme ne fuqi te aktit administrativ jane: PEZULLIMI:1 moment juridik qe nderpret ne menyre te menjehershme dhe per nje kohe te caktuar fuqine juridike te aktit.Ne fillim akti nxirret nga organi administrativ,i komunikohet subjektit te interesuar dhe me pas mund te pezullohet.Pezullimi mund te kryhet ne disa menyra: Pezullimi nga organi qe ka te drejte te shfuqizoje aktin e kundershtuar per paligjshmeri: Organi qe e shqyrton nga pikepamja ligjore ligjshmerine e aktit nuk mund te ndalohet qe te pezulloje efektet juridike te tij. Pezullimi per pamundesi ekzekutimi te aktit: Ndodh pezullimi i efekteve juridike te aktit ne rastet kur objektivisht nuk ka mundesi qe te ekzekutohet.Mund te ndodh qe akti te jete i pezulluar si per arsye te rrethanave qe mund te varen nga organi apo subjekte perkatese dhe qe e bejne te pamundur ekzekutimin e tij. Pezullimi si rrjedhoje e nje ankimi me efekt pezullues: Sipas Kodit te Procedurave Administrative,ankimi administrativ e pezullon zbatimin e aktit administrativ.Ne kete rast akti quhet i pezulluar derisa organi te hpehet per ankimin administrativ. AFATI:lidhet me efektin e vonuar te fuqise juridike te aktit administrativ.Akti nuk hyn ne fuqi menjehere nqs ligji ka parashikuar ndonje afat per fillimin e efekteve juridike te tij..Njihen 2 menyra per caktimin e afateve: 1.Afati i caktuar nga akti:Afati i caktuar ne akt eshte data e hyrjes se tij ne fuqi. 2.Afati i caktuar nga ligji,paraqitet ne 2 forma: a) Afat i caktuar per ushtrimin e te drejtes se ankimit:Ky afat duhet te percaktohet konkretisht me ligj.Afati ne kete rast lidhet me pezullimin si moment juridik qe ben te pamundur hyrjen ne fuqi te aktit.Akti hyn ne fuqi kur subjekti konkret nuk e ushtron te drejten e ankimimit brenda afatit te caktuar ose kur organi shprehet perfundimisht per ligjshmerine e vet aktit. b) Afat i caktuar per shkak te arsyeve objektive:Ky afat parashikohet ne ligj per arsye te pamundesise se paleve per te qene ne dijeni te marrjes se fuqise juridike te aktit. 4-Hyrja ne fuqi e aktit administrativ: Nje akt administrativ hyn ne fuqi ne castin qe nxirret nga organi administrativ dhe vazhdon te mbetet i tille derisa te anulohet nga autoriteti administrativ ose nga gjykata.Kur nje akt hyn ne fuqi ai behet i detyrueshem jo vetem per palet te cilet iu drejtohet por edhe per autoritetin administrativ.Pra,akti ka fuqi stabilizuese dhe qendron ne nivelin e nje vendimi gjyqesor.Efekti stabilizues i akit paraqitet ne 2 forma: -efekt stabilizues formal:nenkupton moskundershtimin e aktit nepermjet mjeteve te rregullta te ankimit para autoritetit administrativ ose para gjykates.Ky efekt eshte i barasvlefshem me rishikimin. –efekt stabilizues material:eshte kur ndodhemi nepermjet parimit te gjese se gjykuar.Sipas ketij parimi akti administrativ nuk mund ti nenshtrohet procedurave rishikuese sepse ai eshte gjykuar me pare dhe si rrjedhoje e ketij gjykimi ka mbetur i pacenuar.Prandaj,akti eshte detyrues si per personat qe u drejtohet dhe autoriteteve shteterore.Data nga e cila akti behet detyrues merret dhe si data e fillimit te tij. II - Efekti prapaveprues i aktit: Aktet administrative kane fuqi prapavepruese kur: - Akti interpreton nje akt te meparshem - Kur akti nxirret ne zbatim te nje vendimi gjyqesor qe nga ana e tij ka deklaruar nga ana e tij te pavlefshem nje akt administrativ. - Kur vet ligji i jep aktit fuqi prapavepruese. Disa raste te tjera kur organi kompetent i jep fuqi prapavepruese aktit administrativ jane: - Kur fuqia prapavepruese eshte ne favor te paleve te interesuara dhe nuk demton te drejtat e nje pale te trete. - Kur eshte fjala per nje akt i cili shfuqizon nje akt te meparshem se bashku me aktet e tjera te nxjerra ne zbatim te ketij te dytit. - Kur nje gje e tille lejohet nga ligji. PAVLEFSHMERIA E AKTIT ADMINISTRATIV: Pavlefshmeria e aktit eshte e lidhur me paligjshmerine.Kemi ekzistencen e akteve administrative absolutisht te pavlefshme(ne kundershtim flagrant me ligjin),dhe akte administartive relativisht te pavlefshme(ne kundershtim me ligjin). -akte administrative absolutisht te pavlefshme:jane kur akti eshte nxjerre nga nje organ administraitv i paidentifikuar(qe nje organ te jete i njohur nga ligji duhet te kete tager pushteti,te jete kompetent per veprimtarine administrative),kur akti eshte nxjerr nga nje organ administrativ ne kapercim te kompetencave te tij ligjore(cdo organi administrativ i percaktohet me ligj ose akt nenligjor kompetenca per fushen qe mbulon me qellim ushtrimin e te drejtave dhe detyrave brenda juridiksionit perkates). dhe kur eshte shkelur ne menyre flagrante forma dhe procedura per nxjerrjen e aktit administrativ. -aktet administrative absolutisht te pavlefshme nuk prodhojne pasoja ligjore pavarsisht nga fakti nese jane deklaruar apo jo si te tille.Secila pale e interesuar mund te kerkoje qe akti administrativ te shpallet absolutisht i pavlefshem.Kerkesa mund te behet ne cdo kohe.Organi administrativ kompetent mundet te deklaroj nje akt administrativ absolutisht te pavlefshem ne cdo kohe.Nqs vetem nje pjese e aktit eshte i pavlefshem i gjithe akti do te konsiderohet absolutisht i pavlefshem,nqs pjesa qe anulohet eshte aq e rendesishme sa qe pa te akti nuk realizon dot qellimin e tij. -akte administrative relativisht te pavlefshme:eshte nje gjendje e tille e pavlefshmerise se aktit qe per sa kohe ai nuk eshte bere objekt i ankimit administrativ ose gjyqesor brenda afateve te percaktuara nga ligji ose nuk eshte shfuqizuar nga organi administrativ kompetent,prodhon efektet e nje akti te vlefshem dhe te rregullt.Aktet administrative relativisht te pavlefshme jane kur jane nxjerre ne kundershtim me ligjin por megjithate nuk jane relativisht te pavlefshme.Nje akt administrativ relativisht i pavlefshem eshte i ankueshemne rruge administrative dhe gjyqesore . -PUSHIMI I FUQISE JURIDIKE TE AKTIT ADMINISTRATIV. Pushimi i fuqisë juridike të aktit administrativ sjell ndërprerjen e pasojave që rrjedhin nga vet akti.Fuqia e akteve administrative vazhdon derisa të vërtetohet një fakt ose një gjendje e tillë që të ndërpresë vazhdimin e mëtejshëm të pasojave juridike. Pushimi i fuqisë së akteve administrative paraqitet në dy menyra: 1. Akti e pushon fuqinë e tij vetvetiu pa qenë e nevojshme ndërhyrja e ndonjë organi shtetëror, nëpërmjet një akt të ri (pushimi faktik). Shkaqet që sjellin pushimin faktik : a) Arritja e qëllimeve ose plotësimi i detyrave të caktuara në akt. b) Prezenca e disa fakteve apo ngjarjeve të caktuara që lidhen, me mosekzistencën e objektit material, mbarimin ose suprimimin e personit juridik, apo vdekjen e personit, për të cilin organi ka nxjerr aktin administrativ. c) Kalimi i kohës gjatë së cilës akti administrativ e ka humbur aktualitetin e tij. 2. Pushimi i fuqisë së akteve nëpërmjet nxjerrjes së një akti të ri, si nga vet organi ashtu dhe nga organet e tjera të pushtetit shtetëror (pushimi juridik). Shkaqet dhe format kryesore, të pushimit juridik janë: - Revokimi i aktit nga organi që e ka nxjerrë. E drejta e organit administrativ, i cili ka nxjerr një akt juridik për të rishqyrtuar duke e ndryshuar apo shfuqizuar aktin e tij, për arsye të papërshtatshmërisë së aktit me ligjin, me rrethanat dhe kushtet konkrete të krijuara pas daljes së tij, përbëjnë konceptin juridik të revokimit. Revokimi i aktit behet nga vet organi. Revokimi mund të bëhet : për shkak të pavlefshmërisë së aktit, të parregullsisë së tij, kur nuk i përgjigjet më rrethanave apo kushteve konkrete, duke u bërë njëkohësisht edhe pengesë për rregullimin e mëtejshëm të marrëdhënieve juridike. - Shfuqizimi i aktit nga një organ më i lartë i administratës shtetërore. Shfuqizimi është e drejta e një organi administrativ të pushojë fuqinë juridike të aktit administrativ të pavlefshëm të një organi më të ulët, nëpërmjet shuarjes së pasojave juridike të krijuara nga akti i mëparshëm, krijimit të efekteve të reja ligjore për subjektet e interesuara, ose ndryshimit të pasojave ekzistuese. Shfuqizimi, ashtu si edhe revokimi kryhet me anë të nxjerrjes së një akti të ri juridik. Edhe në këto raste, shfuqizimi bëhet kryesisht për ato shkaqe që zbatohet dhe revokimi i aktit. - Anullimi pjesërisht apo tërësisht i aktit administrativ nga gjykata. Anullimi i aktit administrativ është pushimi i mëtejshëm i fuqisë juridike të aktit të pavlefshëm nga ana e gjykatës. Ky mund të bëhet në rastet e parashikuara shprehimisht në ligj dhe vetëm për shkak të pavlefshmërisë dhe kundërligjshmërisë së aktit. Parregullsia e akteve administrative nuk është objekt shqyrtimi nga gjykata, sepse ajo nuk ka të drejtë të vlerësojë rregullshmërinë e aktit, por vetëm kundërligjshmërinë e tij. -Ndreqja e gabimeve materiale ne aktin administrativ. Ndreqja e gabimeve materiale eshte e ndryshme nga pushimi i fuqise se tyre sepse nuk ndikon mbi pasojat e krijuara.Nuk ka qellim te nderpres fuqine juridike te aktit,Ndreqja e gabimeve jane saktesime te te dhenave qe nuke cenojne permbajtjen e aktit por kane te bejne me anen gjuhesore te tij. -ANKIMI ADMINISTRATIV. Kontrolli administrativ Dy janë format e ushtrimit të tij: 1. kontroll i brendshëm-Eshte ndikimi që ushtron organi administrativ epror mbi organet vartëse, lidhur me kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.Vihet në lëvizje nga organi më i lartë dhe nga shtetasit. Realizohet nëpërmjet : Kontrollit hierarkik – kur organi më i lartë administrativ me anë të nismës ushtron kontroll ndaj veprimtarisë së organit më të ulët. Ushtrimit të të drejtës së ankimit administrativ. 2. kontroll i jashtem-Eshte ndikimi i organit të specializuar mbi organet e tjera administrative Ankimi administrativ është një mjet juridik për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të individëve. përbën një instrument kontrolli të veprimtarisë administrative. është një mjet juridik nëpërmjet të cilit kërkohet shfuqizimi apo ndryshimi i aktit administrativ. i jep te drejte individit të kundërshtoj paligjshmërinë apo parregullsinë e një akti, si dhe refuzimin e paligjshëm të organit administrativ për nxjerjen e aktit. E drejta e ankimit: E drejta e ankimit është një koncept i rëndësishëm kushtetues. Kushtetuta nuk parashikon shprehimisht të drejtën e individit për të ushtruar ankimin administrativ. (janë nenet 42, 44) K.E.D.NJ, në nenin 13 e parashikon këtë koncept. K.P.A, në nenin 18 parashikon ankimin administrativ. Në një seksion të posaçëm jepen parimet e përgjithshme, efektet ligjore, procedurat e shqyrtimit, afatet e paraqitjes dhe të shqyrtimit. • Çdo pale e interesuar mund te ankohet: -kunder aktit administrativ; -kunder refuzimit per nxjerrjen e aktit. Ne ankim kerkohet : revokimi, shfuqizimi, ndryshimi ose modifikimi i aktit. Format e realizimit të ankimit administrativ -Një formë lidhet me apelimin administrativ në organin që ka nxjerrë aktin ose në organin më të lartë. -Forma tjetër ushtrohet nëpërmjet paraqitjes së një kërkese jo formale, e cila nuk kërkon respektimin rigoroz të rregullave të apelimit. Apelimi administrativ Kërkon respektimin e disa kushteve formale : -paraqitjen e tij në një formë të plotë shkresore. -pasqyrimin e elementeve te domosdoshem, si emri dhe adresa e ankuesit, akti administrativ që kontestohet si dhe shkaqet e ankimi. Afati per ankimin: Ankimi administrativ behet brenda 1 muaji nga dita kur: -ankuesi ka marre njoftim per aktin ose mosnxjerrjen e tij; -akti eshte botuar sipas ligjit. Efektet e ankimit administrativ Ankimi administrativ pezullon zbatimin e aktit administrativ. (neni 138 i K.P.A). Sipas këtij rregulli akti administrativ nuk mund të zbatohet për sa kohë është paraqitur një ankim ndaj tij. Përjashtimi nënkupton zbatimin e aktit pavarësisht paraqitjes së ankimit. Ekzekutimi i aktit mund të bëhet si gjatë afatit ligjor të paraqitjes së ankimit ashtu edhe pasi ankimi është paraqitur. Zbatimi i aktit nuk pezullohet kur :-Akti synon mbledhjen e taksave, tatimeve dhe te ardhurave te tjera buxhetore; -Akti ka te beje me masa policore; -Pezullimi i zbatimit te aktit ndalohet me ligj; -Zbatimi i menjehershem eshte ne interes te rendit publik, shendetit dhe interesave te tjera publike. Shqyrtimi i ankimit administrativ. Njihen dy mënyra për realizimin e ankimit administrativ: 1.ankimi pranë organit që e ka nxjerrë aktin, ose ka refuzuar nxjerrjen e tij 2.ankimi që i drejtohet organit epror. Këto dy mënyra ankimi nuk ndjekin në kohë njëri tjetrin. Ato konsiderohen si ankime konkuruese. Shqyrtimi i ankimit behet brenda 1 muaji nga data e depozitimit te tij. Organi administrativ shqyrton ligjshmerine dhe parregullsine e aktit te kontestuar. Si rregull palet duhet te ezaurojne rekursin administrativ perpara se t’i drejtohen gjykates. Dy fazat e shqyrtimit të ankimit: 1. shqyrtimi paraprak i ankimit vlerësohen legjitimimi i kërkuesit si dhe juridiksioni i organit. vendoset kalimi ose mospranimi i ankimit. 2. shqyrtimi në thelb. vendos përfundimisht për konfliktin administrativ,me perjashtim te rregullt te parashikuar ne nenin 24 te K.P.A “Ne rast paqartesie ose dyshimi persa i perket juridiksionit territorial,organi qe do zgjidh konfliktin i njeh juridiksionin atij organi me vendndodhje sipas organit qe gjykon ceshjten,ka nundesite me te medha per nje zgjidhje te drejte te ceshtjes”. Paapelueshmëria. -është rezultat i parimit të sigurisë juridike -nënkupton se ndaj aktit nuk mund të paraqitet ankese: • për arsye të formës së prerë. • në qoftë se subjekti nuk parapaguan detyrimin tatimor. • për aktet që drejtohen ndaj funksionarëve politik. • për aktet e shpronësimit, (vetëm për masën e shpërblimit) është e kushtëzuar për anën substanciale dhe jo atë procedurale. Organi qe shqyrton ankimin vendos: a) Lenien ne fuqi te aktit dhe rrezimin e ankimit; b) shfuqizimin/revokimin e aktit dhe pranimin e ankimit; c) Ndryshimin e ankimit d) Detyrimin e organit administrativ per te nxjerre aktin. EKZEKUTIMI I AKTIT ADMINISTRATIV. -Ekzekutimi është faza e fundit në një proces administrativ dhe përbën momentin përcaktues për sjelljen e pasojave juridike të aktit. -Aktet administrative mund të ekzekutohen vetëm pas hyrjes së tyre në fuqi. -Ekzekutimi lidhet me fuqinë juridike të aktit. -Moshyrja në fuqi e aktit e bën atë të paekzekutueshëm dhe të pakundërshtueshëm. Mënyrat e ekzekutimit të aktit. Dy janë mënyrat : Aktet administrative duhet të zbatohen vullnetarisht nga ana e subjekteve që u drejtohen. Ekzekutimi mund të bëhet edhe forcërisht. Ne menyren e ekzekutimit te aktit ndikon përmbajtja e aktit, natyra e urdhërimit, efekti juridik që ai sjell etj. Dallohet ekzekutimi i akteve dobiprurëse, nga aktet detyruese. Për ekzekutimin e një akti kërkohet: përmbushja e një detyrimi në të holla; (subjektet juridike që shlyejnë detyrimet tatimore a doganore). kryerja e veprimeve të caktuara nga subjekti; (vendimi për prishjen e një ndërtimi pa leje detyron personin konkret që të prish vet ndërtimin me shpenzimet e veta). mosveprimi i subjektit që ka kryer shkeljen; (pezullohet kryerja e një ndërtimi pa leje, apo e një veprimtarie tregtare pa licencë). Kur nuk është e mundur ekzekutimi i aktit : a) Veprojnë organet e specializuara, si zyra e përmbarimit që ekzekuton titujt ekzekutiv. b) Përdoret kërkesë padi në një proçes civil të zakonshëm. c) Parashikohen dhe vendosen sanksione administrative. d) Kryhet kallzimi për procedim penal. Procedura për ekzekutimin e aktit: Akti të ketë hyrë në fuqi. (ekzekutimi i detyrimeve te parashikuara ne aktin administrativ mud te behen forcerisht nga administrata pa qene nevoja per tju drejtuar gjykates,me kusht qe ekzekutimi te behet ne perputhje me ligjin) Respektimin e parimit të proporcionalitetit.(parimi i proporcionalitetit kerkon qe nga te gjitha mjetet e ndryshme qe mund te perdoren per te arritur nje qellim te ligjshem,autoriteti administrativ duhet te perqendrohet ne mjetet me te pershtatshme) Duhet të vihen në dijeni palët që preken nga ekzekutimi i aktit. (njoftimi i ekzekutimit eshte nje procedure e detyrueshme per tu kryer nga organi konkret qe ka per qellim permbushjen detyrimit ne menyre vullnetare nga pala.Njoftimi i ekzekutimit i krijon mundësi palëve, që të ankohen.) Aktet administrative të paekzekutueshme: a) aktet administrative, efekti i të cilave është pezulluar; (-Faktor ligjor - kur organi administrativ që shqyrton vlefshmërinë e aktit vendos pezullimin e efekteve të tij juridike. -Kur objektivisht ka pamundësi ekzektimi.(psh, krahas aktit kryesor kërkohet dalja e akteve të tjera që lidhen, pa të cilat nuk mund të kryhet ekzekutimi.) b) aktet kundër të cilave është bërë një ankim me efekt pezullues; (E drejta e palës së interesuar për të ushtruar ankimin administrativ ndaj një akti konkret. Pezullimi i zbatimit të aktit lidhet me mosekzekutimin e tij.) a) akte të cilat hyjnë në fuqi vetëm pasi miratohen nga një organ administrativ i ndryshëm nga ai që i ka nxjerrë. GJYKIMI I KONFLIKTIT ADMINISTRATIV Disa pikëpamje në përcaktimin e konfliktit administrativ: sipas kriterit formal - është ai konflikt që zhvillohet pranë gjykatave të veçanta administrative. Ai është një konflikt që zgjidhet në procedurë të veçantë gjyqësore. nga llojet e palëve në konflikt- është ai konflikt në të cilin administrata paraqitet si palë, qoftë si paditës apo e paditur. nga natyra e dispozitës juridike - shkelja e së cilës e shkakton konfliktin administrativ. Ai konflikt lind me lindjen e marrëdhënies juridiko-administrative. Legjislacioni ynë e gjen veten më afër pikëpamjes që mbron grupimi i tretë. Konstatimi për çdo rast i dispozitës ligjore të shkelur dhe rregullimi i pasojave juridike të cënuara padrejtësisht, duke i kthyer palët në gjendjen e mëparshme përcakton llojin dhe natyrën e konfliktit që duhet të zgjidh gjykata. Qëllimi i konfliktit administrativ: qëllimi është i karakterit subjektiv, - në konfliktin administrativ mundësohet mbrojtja reale dhe e plotë e të drejtave dhe interesave juridike të subjekteve. qëllimi është objektiv - bëhet fjalë për sigurimin e ligjshmërisë në shoqëri. Gjykata në konfliktin administrativ siguron jo vetëm interesin e individëve dhe subjekteve të tjerë, por në të njëjtën kohë edhe ligjshmërinë në tërësi. Llojet e konflikteve administrative: a) Konfliktet administrative objektive e subjektive: Ekzistojnë dy kritere: qëllimi i konfliktit administrativ. Konflikti administrativ subjektiv ka për qëllim mbrojtjen e të drejtës subjektive; Konflikti administrativ objektiv paraprakisht ka për qëllim mbrojtjen e të drejtës objektive. Konflikti administrativ subjektiv zhvillohet kundër akteve administrative (individuale); Konflikti administrativ objektiv zhvillohet kundër akteve të përgjithshme (normative). b) Konflikti mbi ligjshmërinë e aktit: Në këtë konflikt, : - gjykata vlerëson nëse me aktin administrativ të kontestuar është shkelur ligji në kuptimin material ose formal, - gjykata nuk merret me vendosjen e pasojave juridike të aktit, por vetëm me ligjshmërinë e tij. - gjykata urdhëron organin kompetent që të nxjerrë akt tjetër administrativ në pajtim me arsyetimin e vendimit gjyqësor. c) Konflikti i juridiksionit të plotë: -Ka qëllim kryesisht mbrojtjen e të drejtave subjektive. -Në konfliktin e juridiksionit të plotë gjykata, • e zgjidh vetë marrëdhënien kontestuese. • mund të vlerësoj jo vetëm ligjshmërinë, por edhe oportunitetin e aktit të kontestuar, • nuk kufizohet vetëm në anulimin e aktit administrativ, por vendos çështje konkrete administrative. • Si rregull ky është funksioni i gjykatave administrative. Konflikti administrativ sipas legjislacionit tone: Sistemi francez konflikti administrativ zhvillohet para gjykatave administrative; Sistemi anglosakson konflikti administrativ zhvillohet pranë gjykatave të zakonshme. Legjislacioni yne shqiptare nuk e ka pranuar ekzistencen e gjykatave administrative.Keshtu te gjitha konfliktet administrative shqyrtohen para gjykatave te sistemit te zakonshem.Ne legjislacionin tone eshte pranuar nje lloj sistemi i perziere me elemente te te dy sistemeve te nderthurura. - Sipas struktures: • ngjason me sistemin anglosakson: • funksionojne seksionet administrative prane gjykatave te shkalles se pare - Sipas procedures se gjykimit: • ngjason me gjykatat administrative: • Shqyrtohet ligjshmeria dhe ndryshimi i aktit si dhe zgjidhen pasojat drejtperdrejt nga gjykata. Legjitimimi: Çdo shtetas mund të ngre një padi në gjykatë nëse me aktin e paligjshëm i është shkelur ndonjë e drejtë ose interes i ligjshëm. Duhen përmbushur dy kushte: 1. akti të argumentohet si i paligjshëm; 2. paditësi të jetë cënuar në interesat e në të drejtat e tij në mënyrë të drejtpërdrejt ose edhe tërthortë. Objekt i konfliktit administrative janë: akti administrativ; mosveprimi i organit. Organi administrativ refuzon te nxjerre aktin, ose te pergjigjet brenda afatit ligjor. Njihet edhe pranimi i heshtur i ankeses. mosdërgimi i njoftimit për rezultatet e rishqyrtimit nga organet tatimore, brenda afatit 30 ditor vlerësohet si përgjigje në favor të personit të tatueshëm. Ligji nr 9162/2003. Ky është një koncept i ri i pranuar në legjislacionin tonë, që duke qenë në favor të ankuesit eleminon rrugën gjyqësore. Akti administrativ duhet: individual - konkret; perfundimtar - (ka hyre ne fuqi); te jete ezauruar rekursi administrativ. Padia ngrihet kundër aktit, ndaj të cilit është ezauruar rruga e ankimit administrativ ose kur praktikisht nuk ekziston mundësia e ankimit. Në parim palët e interesuara mund t’i drejtohen gjykatës vetëm pasi të kenë ezauruar rekursin administrative. Përdoret termi në parim, sepse ligji mund të parashikojë edhe rrugën e ankimit drejtpërdrejt në gjykatë, pa e ezauruar ankimin administrativ. Afatet proceduriale: Shqyrtimi i mosmarrëveshjeve duhet të përfundojë brenda 30 ditëve nga dita e regjistrimit te padise në gjykatë.Afati për paraqitjen e padisë ndaj një akti administrativ është tridhjetë ditë nga dita e shpalljes ose e njoftimit të tij Akti administrativ objekti i juridiksionit kushtetues: Gjykata Kushtetuese vendos për pajtueshmërinë e akteve normative të organeve qendrore dhe vendore me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare.Ka raste kur Gjykata Kushtetuese bëhet kompetente për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e aktit administrativ me karakter individual. Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga K.M, për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve. AKTI DISKRECIAL. Diskrecioni është një pushtet për të zgjedhur: Për çështje, të cilat rezultojnë më shumë si një zgjidhje e arsyeshme, i duhet autoritetit përkatës administrativ të vendos. Thelbi i diskrecionit është zgjedhja, ndërsa antiteza e tij është detyra. Ideja e vendimmarrjes për një autoritet administrativ nënkupton një element zgjedhjeje. Diskrecion nuk do të thotë arbitraritet: Diskrecion nënkupton që e drejta a veprimi duhet të bëhen dhe të ushtrohen sipas rregullave të arsyes dhe te drejtësisë dhe jo sipas opinionit privat. Veprimi nuk duhet të jetë arbitrar e i paqartë, por ligjor dhe të ushtrohen brenda kufirit të cilit duhet të kufizojë veten organi. Rregulli i diskrecionit është : “diçka quhet e lejuar, përderisa nuk është e ndaluar.” Si parashikohet nga ligji ? Me pushtet diskrecial të administratës publike kuptohet e drejta e saj të ushtrojë autoritet publik për realizimin e një qëllimi të ligjshëm, qoftë edhe pa autorizimin e shprehur të ligjit. [neni 7 KPA] Në ato raste kur administrata publike ushtron pushtet diskrecial, ky pushtet duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe me frymën e legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë.” [neni 149 i K.P.A] Tejkalimi i diskrecionit: Kur autoriteti administrativ bën diçka për të cilin në mënyrë të qartë është i paautorizuar ta kryejë në bazë të ligjit, duke tejkaluar kufizimet e parashikuara prej tij. P.sh, vendosja e një gjobe nga organi kompetent tej masës së caktuar nga ligji. Mangësia në ushtrimin e diskrecionit: Një autoritet administrativ mund të dështojë në ushtrimin e diskrecionit të tij sepse, nuk e ka ushtruar atë për shkak të indiferences,mendon se nuk ka ndonjë detyrim për ta ushtruar atë detyrë, gabimisht e konsideron veten të kufizuar nga ligji ose akti nënligjor. Shpërdorimi i diskrecionit: Organi administrativ kryen një paligjshmëri nëpërmjet mosrespektimit të gabuar ose të qëllimshëm të kufizimeve ligjore, të dhëna për ushtrimin e diskrecionit. Shpërdorimi i diskrecionit mund të jetë objektiv ose subjektiv. Një shpërdorim objektiv vjen nga mosrespektimi ose shkelja e parimeve kushtetuese, si barazia, proporcionaliteti, paanësia etj. Një shpërdorim subjektiv është rezultat i ushtrimit të diskrecionit për një qëllim të gabuar, ose kur ushtrimi i tij nuk justifikohet nga argumentet në të cilat është mbështetur. Vendimet administrative duhet të bazohen në vleresime objektive Miqësia ose armiqësia, interesat, lidhjet partiake etj. nuk duhet të ndikojnë në procesin vendimmarrës. Një subjektivitet që mund të nxitet nga keqbesimi, konflikti i interesave, motive të papërshtatshme ose padrejtësia ndikojne mbi ligjshmerine e aktit admínistrativ. Parimi i kontrollit të brendshëm dhe atij gjyqësor : Mbrojtja e të drejtave kushtetuese dhe ligjore të personave privatë, kerkon qe veprimtaria administrative t’i nënshtrohet : a) kontrollit të brendshëm administrativ ,nepërmjet ankimi administrativ; Domosdoshmëria e ezaurimit të ankimit administrativ - kusht për ankimin gjyqësor.Zgjidhja e pakënaqësive të mundshme brenda administratës.Administrata i njeh më mirë problemet se gjykata. Zgjidhja e çështjes bëhet më shpejt në kohë.Mundësitë e administratës për të korrigjuar gabimet e mundshme pa vështirësi.Proces me kosto më të ulët për të gjitha palët. b) kontrollit nga gjykatat ,nëpërmjet ankimit gjyqësor. Kontrolli gjyqësor i veprimtarisë administrative: është më pak i prekur nga njëanshmëria që mund të karakterizojë administratën është i fokusuar në aspektin e ligjshmërisë garanton respektimin e të drejtave të personave privat. PROCEDIMI ADMINISTRATIV: Akti administrativ kërkon kryerjen e nje procedure të domosdoshme gjatë së cilës do të realizohen të gjitha veprimet e nevojshme që ligji parashikon. Procedura administrative nuk është e zbatueshme në mënyrë të njëllojtë për të gjitha organet. Tjetër procedurë mund të kërkoj një organ kolegjial dhe e ndryshme mund të zhvillohet procedura në organet individuale. Palët në procedimin administrativ:Palët pjesmarrëse në një procedim administrativ janë autoriteti kompetent nga njëra anë dhe pala e interesuar nga ana tjetër. Nocioni palë e interesuar është shumë i gjerë.Neni 44 i K.P.A. pranon se pjesmarrës në një procedim administrativ mund të jetë çdokush që ka interes të ligjshëm për çështjen në shqyrtim. Pjesmarrës në një procedim administrativ: është personi a subjekti që është mbajtës i të drejtave dhe interesave të ligjshme, me kërkesën e të cilit fillon procesi; ose kundër të cilit zhvillohet procesi. Janë dhe subjektet të cilët pretendojnë se nga një procedim administrativ preken interesa më të gjera, siç janë Avokati i Popullit, shoqatat që veprojnë në mbrojtje të interesave të publikut etj.Pjesmarrësit janë :pala aktive, e cila nëpërmjet fillimit të procesit kërkon realizimin e një të drejte, pala pasive, kundër të cilës zhvillohet procesi, pala e tretë apo e rastit, e cila mbron të drejtat dhe interesat e gjera të publikut. Procedimi administrativ nuk zhvillohet përherë në prani të të gjitha palëve të mësipërme. Ka procese që zhvillohen me praninë vetëm të palës aktive, siç ka procese që kërkojnë praninë e palëve kundërshtare. Fillimi i procedimit administrativ: • Procedimi administrativ mund të inicohet nëpërmjet dy mënyrave. Sipas nenit 46 të Kodit të Procedurave Administrative, procesi administrativ mund të fillojë: • - me kërkesë të palës, ose, • - me nismën e organit administrativ. Fillimi i procedimit administrativ me kërkesë të palës: • Format që përdoren për fillimin e procedimit janë : • kërkesa dhe peticioni. • Të dyja këto mjete inicimi të procedimit administrativ kërkojnë formalizimin e tyre me shkrim. (neni 66 i K.P.A) • Pranohet edhe paraqitja e peticionit me gojë, por duke pasqyruar elementet që lidhen me identifikimin e nënshkruesve si dhe me problemin që kërkohet të shqyrtohet. Fillimi i procedimit me nismën e administratës: duhet t’i njoftohet personave, të drejtat dhe interesat e ligjshme të të cilëve mund të preken, kur këta persona mund të identifikohen. Përjashtimi qendron në rastet kur: çështja është sekrete ose konfidenciale, komunikimi mund të kompromentojë efektivitetin e procedimit. Kufijtë kohorë për përfundimin e procedimit: Procedimi administrativ përfundon brenda 3-muajsh, me përjashtim të rastit kur parashikohet ndryshe në ligje të veçanta ose kur imponohet nga situata të veçanta. Mosrespektimi i kufijve kohorë justifikohet tek organi hierarkik, brenda 10 ditëve nga përfundimi i afatit 3-mujor ose i ndërprerjes së situatës së veçantë. Përfundimi i procedimit administrativ: • Njihen disa momente që sjellin përfundimin e procedimit administrativ. Janë parashikuar: • - tërheqja e pretendimeve nga pala e interesuar, ose heqja dorë prej tyre, • - braktisja e procesit, • - pamundësia për ta vazhduar më tej atë. • Të gjitha këto së bashku me vendimin e përfundojnë një procedim administrativ
Posted on: Fri, 13 Sep 2013 07:48:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015