E SI DO ISHTE SIKUR TË NA SHIKONTE ALLAHU I MADHËRUAR DHE AI TË - TopicsExpress



          

E SI DO ISHTE SIKUR TË NA SHIKONTE ALLAHU I MADHËRUAR DHE AI TË JETË I KËNAQUR ME NEVE Ishte një njeri peshkatar i cili i kishte 3 vajza, dhe çdo ditë kur shkonte në peshkim i bënte shoqëri njëra prej këtyre vajzave në vendin e peshkimit, pastaj ktheheshin në mbrëmje në shtëpi me peshq të shumtë! Një ditë deri sa ishin duke ngrënë ushqim (peshkatari) me familjarët e tij, u tha vajzave të tyre: "Me të vërtet peshku nuk bije në rrjetë përveç se kur nuk e përmend Allahun"! tha njëra prej vajzave të tij: A e përmendin Allahun dhe i bëjnë tesbijh Atij tjetër kush përveç njerëzve o babai im? Tha peshkatari: Me të vërtet çdo gjë që e ka krijuar Allahu, çdo krijesë e falënderon Atë dhe i bëjnë tesbijh Atij, dhe e din se Allahu i ka krijuar. Zogjtë dhe çdo shpezë deri sa edhe balena e madhe në det edhe peshku më i vogël e përmendin Allahun. U çuditë vajza prej fjalëve të babait të saj ngase nuk i kishte dëgjuar më parë dhe i thotë babit të saj: Mirëpo ne nuk i dëgjojmë!? Buzëqesh babai dhe e tha: ajetin - Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbihë), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk e kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën tuaj). Ai është i butë dhe fal shumë. (Isra: 44) Kur erdhi koha e Lejlës njëra prej vajzave të peshkatarit u nisën me babin e saj, ndërsa ajo kishte vendosur të veproj diçka pa e lajmëruar askënd. Arritën tek vendi i peshkimit, dhe filloj babai i Lejlës duke e lëshuar rrjetën dhe duke peshkuar e luste Allahun që ta furnizonte me peshq, pas pak filloi dhe e zuri një peshk të madh, peshk që nuk e kishte peshkuar më parë sikurse kësaj radhe, e padyshim u gëzua dhe ja ofroi vajzës së tij që ta vendoste në kovë (shportë), pastaj veproj disa herë kështu, ndërsa Allahu e furnizonte në çdo gjuajtje!! Mirëpo Lejla e vogël sa herë që babai i saj i ofronte peshkun ajo e kthente përsëri në lumë!! Ndërsa kur u afrua koha e mbrëmjes babai dëshiroj që të kthehej në shtëpi mirëpo kur e shikoj kovën (shportën) e zbrazët u çuditë shumë dhe tha: Ku janë peshqit oj Lejla? Çfarë ke vepruar me ta? Tha Lejla: I kam kthyer ne lumë o babai im. Thotë babai: E si i ke kthyer ndërsa ne jemi lodhur për shkak të tyre?! Tha Lejla të kam dëgjuar o babai im duke thënë dje: "Me të vërtet peshku nuk bije në rrjetë përveç se kur nuk e përmend Allahun" dhe nuk pata dëshirë që të hyn në shtëpinë tonë diç që e harron përmendjen e Allahut…! E shikoi peshkatari vajzën e tij ndërsa i ishin mbushur sytë me lot prej fjalëve të vajzës së tij dhe i tha: Ashtu është vajza ime. U kthyen në shtëpi duar bosh!! Dhe po atë ditë Emiri (Udhëheqësi) i atij vendi dilte dhe i shikonte nevojat e njerëzve, kur arriti tek shtëpia e peshkatarit ishte i etur për ujë, trokiti në derë dhe kërkoj ujë për të pirë. Ndërsa ujin ia ofroi Radva motra e Lejlës, dhe ia dha Udhëheqësit (Emirit), ndërsa ajo nuk e njohu Emirin, pasi piu ujë Emiri e falënderoj Allahun pastaj nxori nga xhepi i tij një qese në të ishin 100 dirhem dhe tha: Merri oj vogëlushja ime këto dirhem janë dhuratë për ju, pastaj shkoi Emiri.… e mbylli derën Radva ndërsa ajo pothuajse nuk fluturonte nga gëzimi, po ashtu u gëzuan edhe anëtarët tjerë të familjes, dhe tha nëna: Me të vërtet Allahu na ndërroj peshqit me diçka shumë më të mirë. Mirëpo Lejla po qante dhe nuk iu bashkua gëzimit të familjes, u habitën të gjithë pjesëtarët e familjes nga të qajturit e Lejlës dhe i tha babai: Çfarë të bëri për të qajtur? Me të vërtet Allahu na ka furnizuar me diç më të mirë se peshqit? Tha Lejla o babi im ky ishte njeri, krijesë shikoi tek ne ndërsa ishte i kënaqur prej neve, dhe na ofroj diçka që të gjithë u gëzuam. E SI DO ISHTE SIKUR TE NA SHIKONTE ALLAHU I MADHËRUAR, DHE AI TË JETË I KËNAQUR ME NEVE? Babai i cili ishte i lumtur prej fjalëve të vajzës së tij më shumë sesa gëzimi i tij për parat tha: Falënderimi i takon Allahut i cili bëri që në shtëpinë time të ketë kush të na kujton të mirat e Allahut ndaj nesh.
Posted on: Sat, 03 Aug 2013 11:31:24 +0000

Trending Topics




© 2015