E XXV diele viti C Leximi i parë Am 8, 4-7; Psalmi 113 - TopicsExpress



          

E XXV diele viti C Leximi i parë Am 8, 4-7; Psalmi 113 (112); Leximi i dytë 1 Tim 2, 1-8; Ungjilli Lk 16, 1-13 M e d i t i m Njeriu, edhe pse krijesë e Zotit, i krijuar po, me karaktere e aftësi të ndryshme por i lënë në kujdes të edukatorëve që të udhton drejt përsosmërisë, ndryshon, mjerisht sipas situatave që i paraqiten, duke e harruar kështu qëllimin final për të cilin është krijuar. Nuk është i kujdesshëm për dinjitetin e vet njerëzor. Prandaj bëhen të dukshme ndryshimet e njeriut në situata të mjerimit e të begatisë. Ky ndryshim përshkruhet në leximin e parë të Amosit profet. Si edhe në situata të rëndomta njeriu harron se Zoti ka thënë:“Askurrë s’do t’i harroj veprat e tyre!” prandaj edhe presin momentin kur mund t’i kryjnë qëllimet e tyre të pa drejta e jo njerëzore. Ata pyesin: ‘Kur po kalon më hëna e re, të mund t’i shesim mallrat? Edhe e shtuna e të mund të shesim grurë? Të zvogëlojmë masën e të shtojmë siklin, të përdorim peshore të rrejshme, për t’i blerë skamnorët me para, të vobektin me një palë këpucë, t’i shesim edhe të hedhat e grurit?’ A ishte nevoja që bash të pasurit të lypin mënyra si ta shkelin e shfrytëzojnë përherë e më tepër skamnorin? Për njerëz të till mund të flitet si për njerëz të mallkuar – të larguar prej ndikimit të mirësisë së Zotit. Prandaj edhe ju vjen qortimi nepërmjet Amosit profet: “Dëgjoni këtë ju, që e shtypni skamnorin, që shfrytëzoni nevojtarët e vendit…”, Zoti nuk do t’i harron, në të vërtetë nuk do t’i len pa ndëshkuar veprat e tyre. Njeriu provon të përdorë metoda të ndryshme që të kalon pa u zbuluar prej njerëzve për keqpërdorime të ndryshme, por e sigurt është se Zoti nuk mund të mashtrohet. Jeta e pa ndershme mund të mashtron keqbërësin për një kohë të shkurtër, por njeriu mund të bëhet i fort vetëm aq sa është në lidhje më ligjet e Zotit. Kështu na mëson Shkrimi Shenjt. Vetë ai që jeton sipas mësimit të Shkrimit Shenjt shkon drejt plotnisë së ndershmenisë, drejt plotnisë së mirësisë e drejt plotnisë së dashurisë së jetës në Zotin. Kjo vlente në kohën e Amosit, vlente në kohen e Krishtit, kjo vlen sot e do të vlejë deri në mbarim të botës. Ja, pse Krishti është i hapur në rreshtat e Ungjillit në lidhje me padrejtësitë. Qortohet shërbëtori që e dëmton pasurin e pasanikut, në gjuhen e sotme do të fitonim qortim edhe kur keqpërdorim pasurinë shoqërore. E levdon gjetshmerinë e shërbëtorit duke krijuar miq të cilët do ta pranojnë në ditë të vështira kur do të largohet prej zotërisë së vet. Është shumë interesnte edhe sjellja e pasanikut që e thirrë në përgjegjësi shërbëtorin: “E zotëria e lëvdoi mbarështuesin e padrejtë që punoi aq me shkathtësi.” E levdoi, po, por nuk e mbajti më në punë. Jezusi e bën dallimin ndërmjet bijve të kësaj bote që veten e mashtrojnë me tokësoren dhe bijve të dritës që tokësoren e shfrytzojnë për të fituar qielloren: “bijtë e kësaj bote janë më të kujtueshëm në marrëdhënie të shoqishoqme se bijtë e dritës” – bjtë e fesë. Bijt e dritës apo bijtë e fesë janë ata që jetojnë prej punës së vet të ndershme duke i përdorur të mirat që Zoti ua jepë t’i perdorin. Bijte e drites e dijnë se Zoti nuk lejon të mashtrohet, pasi është i gjithëpranishëm e në gjendje të sheh të gjitha msheftësitë tona. Bijtë e tillë janë ata që e pranojnë në çdo moment para Zotit ç’farë njerëzish janë. Ja pse Jezusi e levdon shërbëtorin e pa drejtë, bile edhe e porositë për shembull tonin: “Ndërsa unë po ju them: fitoni për veta miq me anë të pasurisë së rrejshme të kësaj bote që, kur kjo t’ju mungojë, t’ju pranojnë në banesat e amshuara.” Jezusi na bind se asnjë pasuri e trasheguar tokësore nuk ka kaluar deri tek ne pa kaluar nepër padrejtësi, prandaj për ta korigjuar të kaluaren me të njejten pasuri të cilën e vejmë në disponim për nevojtarët fitojmë të drejten të pranohemi në shtëpinë e përjetshme kur një ditë do të ndahemi prej sajë. Zoti na mëson që edhe nepermjet tokësores të shiqojmë mbitokësoren. Të gjitha të mirat tokësore mund të shërbejnë për të mirën qiellore. Shën Pali e porosit Timoteun t’i mëson njerëzit të luten, jo vetëm per vedi e të dashurit e vet, por edhe për të gjithë njerëzit, për mbretër e për ata që janë në pushtet vetëm e vetëm “që ta kalojmë jetën të qetë e të paqët në përkushti të plotë dhe në mënyrë të denjë.” Ndërsa rreshti “Dua, pra, që burrat në çdo vend të luten duke i lartësuar duart e pastra pa hidhërim dhe pa grindje.” na bind se lutja mund të pranohet vetëm kur veprimet tona janë të pastra e pa ngatrresa njerëzore. I frymëzuar prej shën Palit i cili e sheh shumë të arsyeshme të lutemi për njerëz të pushtetit, Papa Françesku, në meditimet e fundit, i bindur se pa Zotin i cili i pret veprimet tona të ndershme nuk mund të bëjmë asgjë, porositë lutjet poashtu për njerëz të pushtetit të cilët kanë nevojë për ndihmën prej qiellit jo vetëm që të mund të veprojnë për të mirën e qytetarëve të tyre por duke e përjetuar ndihmën e Zotit edhe ata vet të shijojnë një ditë knaqësin e pushtetit hyjnor. Njeriu që në pasurinë tokësore shiqon si në pasqyrë pasurinë qiellore do din jo vetëm të vepron me korrektësi në jetën familiare, por edhe në jetën shoqërore. Do din të angazhohet për mirëqenien sociale; do të jetë i drejt në fushën tregtare; do të tregohet i ndërgjegjshëm nën uniformat policore e ushtarake. Me çka do të shërbehemi për të mirën e përbashkët do të na vlej si arsye e gjetshmërisë tonë për të qenë të pranuar në shtëpinë qiellore. A m e n. famulliabinqes
Posted on: Sat, 21 Sep 2013 21:08:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015