E diel, 14 korrik Abrahami u vendos si banor i ardhur në vendin - TopicsExpress



          

E diel, 14 korrik Abrahami u vendos si banor i ardhur në vendin e filistinëve për shumë kohë.—Zan. 21:34. Kur Lotin e zunë rob armiqtë, Abrahami nuk ngurroi të shkonte ta shpëtonte. (Zan. 14:14-16) Më vonë, filistinët «kishin shtënë në dorë me dhunë» një pus që shërbëtorët e tij kishin gërmuar në Beer-Shebë. Si do të vepronte në këtë rast ky burrë që kishte shpëtuar nipin dhe mposhtur katër mbretërit që e kishin zënë rob? Në vend që të luftonte e të rimerrte pusin, Abrahami zgjodhi ta linte në heshtje çështjen. Me kalimin e kohës, mbreti filistin shkoi tek Abrahami që të bënte një besëlidhje paqeje me të. Abrahami e përmendi çështjen e pusit vetëm pasi mbreti e kishte bërë të betohej se do të sillej mirë me pasardhësit e tij. Mbreti filistin u habit kur e dëgjoi këtë dhe ia ktheu pusin Abrahamit, i cili vazhdoi të jetonte paqësisht si i ardhur në vend.—Zan. 21:22-31.
Posted on: Sun, 14 Jul 2013 06:12:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015