E enjte, 25 korrik Provoni dhe shijoni se sa i mirë është - TopicsExpress



          

E enjte, 25 korrik Provoni dhe shijoni se sa i mirë është Jehovai! Lum kush gjen strehë tek ai!—Psal. 34:8. Për të zhvilluar besim të fortë, duhet më shumë se thjesht të lexosh e të dëgjosh se si e kanë përjetuar të tjerët bekimin e Jehovait. Një student i Biblës ka nevojë edhe ta përjetojë personalisht mirësinë e Jehovait. Si mund ta ndihmojmë studentin të shijojë se Jehovai është i mirë? Ta zëmë se një student që ka probleme financiare, po përpiqet të lërë edhe ndonjë zakon të keq, si duhanin, bixhozin ose pirjen me tepri. (Prov. 23:20, 21; 2 Kor. 7:1; 1 Tim. 6:10) A nuk do ta ndihmonte studentin të përjetonte mirësinë e Jehovait, po ta mësonim t’i lutej Perëndisë që të linte një zakon të keq? Të shqyrtojmë, gjithashtu, se ç’mund të ndodhë kur e inkurajojmë studentin t’u japë përparësi gjërave frymore, duke lënë kohë për studimin javor të Biblës dhe për përgatitjen e ndjekjen e mbledhjeve të krishtere. Po, teksa përjeton personalisht se Jehovai po i bekon përpjekjet e tij, do t’i forcohet besimi.
Posted on: Thu, 25 Jul 2013 04:37:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015