E hajrit qoftë Tregohet që nga kohët e lashta, se një mbret - TopicsExpress



          

E hajrit qoftë Tregohet që nga kohët e lashta, se një mbret kishte një vezir shumë të zgjuar dhe të mençur. Ai keshillohej shume shpesh me të dhe nuk zhgënjehej nga mendimet dhe sugjerimet e tij. E meta e vetme e këtij veziri ishte se në çdo situatë dhe ndodhi, përsëriste fjalët: “E hajrit qoftë!” Kjo ishte diçka e pranueshme në raste triumfi dhe fitoreje, por në rast humbjesh dhe disfatash, e xhindoste mbretin. Një ditë, mbreti doli për gjah dhe me hark në dorë i vihet pas presë. Në kohën kur ishte gati që ta goditur prenë, ai e tërhoqi fort litarin e harkut, por iu ngatërrua gishti tregues dhe nga forca iu këput në mes. Veziri, sipas zakonit, e ngushëlloi me fjalët: “E hajrit qoftë!” Mbreti, sa nga dhimbjet e gishtit sa nga fjalët e vezirit urdhëroi që ta burgosnin menjëherë. Veziri e pa në fytyrë dhe duke qeshur i tha: “E hajrit qoftë!” dhe niset për në qeli. Disa kohë më vonë, mbreti doli sërish për gjah. Gjatë ndjekjes së presë, kali i mbretit tërbohet dhe merr arratinë duke kaluar kufirin e mbretërisë. Në mbretërinë tjetër, mbretin e kapin disa idhujtarë, të cilët po i gëzoheshin festës së idhullit të tyre. Ishte pikërisht dita kur ata i ofronin idhullit të tyre një kurban. Meqë gjetën një burrë të huaj, ata vendosën ta flijojnë. Në çastin kur u bënë gati ta flijojnë, njëri prej tyre dalloi gishtin e prerë të mbretit dhe thirri: “Kurbani duhet të mos ketë asnjë të metë, ndërkohë që ky paska gishtin e prerë.” Atëherë e lanë të lirë mbretin, i cili u nis menjëherë për në pallatin e tij. Gjatë rrugës, ai u mendua gjatë për atë që i kishte ndodhur. Nëse nuk do ta kishte këputur gishtin, do ta kishin flijuar për idhullin e tyre. Pra, këputja e gishtit paska qenë diçka e hajrit, ashtu siç ishte uruar nga veziri. Kur arriti në pallat, e nxori menjëherë vezirin nga qelia dhe i rrëfeu gjithçka që i kishte ndodhur. Në fund i tha: “Fakti që unë këputa gishtin, ishte e hajrit, siç dhe u pa. Po që ti hyre në burg, çfarë hajri ke parë?” Veziri u përgjigj: “Nëse nuk do të kisha përfunduar në burg, unë do të kisha dalë në shoqërimin tënd ditën e gjahut. Idhujtarët do të të falnin ty për të metën fizike që kishe dhe do të më kishin flijuar mua për idhullin e tyre, pasi nuk kisha të meta.” Nëse kërkon të jetosh në paqe dhe i lumtur në tokën e Zotit, ji i kënaqur me caktimin e Tij.
Posted on: Mon, 21 Oct 2013 09:35:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015