E hene, 16 shtator. Ne sallen e Akademise se Shkencave ne Tirane u - TopicsExpress



          

E hene, 16 shtator. Ne sallen e Akademise se Shkencave ne Tirane u promovuan gjashte libra te rinj te poetit dhe prozatorit te talentuar Naim Berisha. Nje ceremoni mbreselenese, ku mes krijuesve me te njohur dibrane ndodheshin dhe poeti i shquar Xhevahir Spahiu si dhe Prof.Bardhyl Xhama(redaktor i dy librave te tij). Krijimtaria dinjitoze e N.Berishes ne poezi e fabula por dhe libri me tregime te shkurtra si dhe pemrbledhja e tij me kenge te orkestruara nga vete ai u vleresuan maksimalisht nga Bardhyl Xhama, Halil Rama, Qazim Shehu, Sakip Cami, Jaho Margjeka, Xhelal Luca etj. Ky promovim, si dhe botimi me mjafte cilesi i ketyre librave jane, pikesepari merite e shtepise botuese m&b (Miranda dhe Bujar Karoshi), me nje kontribut te vyer ne fushen e botimeve dhe sidomos per mbeshtetjen qe iui kane dhene dhe ju japin krijuesve dibrane. Ishte vertete nje manifestim i shkelqyer letrar ku u evidentua serish nje ze i spikatur i letrave tona shqipe, Naim Berisha qe ne 20 vite me me shume se 20 libra te botuar (romane, poezi e tregime) ka hyre me dinjitet ne historine e letersise shqipe. Nje ze qe premton shume edhe ne te artdhmen. I urojme atij sa me shume suksese!
Posted on: Wed, 18 Sep 2013 17:25:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015