E huaj... Isha e huaj. E huaj në një botë që mendoja se nuk - TopicsExpress



          

E huaj... Isha e huaj. E huaj në një botë që mendoja se nuk më përkiste.E huaj pse mendoja ndryshe. E huaj pse shprehesha ndryshe. Unë nuk isha si ‘ata’,të tjerët, nuk kisha frikë të thosha atë që mendoja,që ndjeja. Nuk kisha frikë të ngrija zërin ndaj padrejtësive që bëheshin cdo ditë para syve të mi. Unë nuk mund të heshtja dhe të shtiresha sikur cdo gjë shkonte mirë ; unë nuk isha ata. Isha e huaj pse vishesha ndryshe. Nuk e kuptoja se c’punë ju prishte të tjerëve mënyra,stili im i të jetuarit. A thuaj se jetojmë për opinion?! Isha e huaj pse më pëlqenin gjërat ndryshe, jo fallco, ashtu të thjeshta e të vogla, detaje, ndoshta pa vlerë. Isha e huaj… tani nuk jam më. Tani jam një si ata. Një ditë metamorfaza e jetës na merr të gjithëve përpara. Lodhesh së qënuri vetëm. Ke nevojë për dikë tjetër. Ju nuk e dini cdo të thotë të jesh një peshk i vogël në këtë oqean anti-vlerash,apo jo?! Ju nuk e dini cdo të thotë të notosh kundër rrymës e pastaj të lodhesh, të sfilitesh, të kërkosh një shpatull ku të mbështetesh e të mos gjesh askënd, vetëm pse je e huaj. Jo ,sot jam si “ata” . Flas ,mendoj,qesh, vishem si “ata”. Jam bërë pjesë e ‘llumit’ ,por të paktën nuk jam më vetëm. E urrej veten,por nuk jam vetëm. Jam me “ ata”. Eh ,sa kompromise bëjmë që të mos jemi vetëm. Jo me e huaj… por si “ATA”. © Klea Prifti
Posted on: Wed, 28 Aug 2013 20:22:21 +0000

Trending Topics



style="min-height:30px;">
~ THE WOLF IS FREE ~ Some crippling dream I know whose fault

Recently Viewed Topics




© 2015