E kam tradhtuar dhe ai nuk ma fal !!!!! Prsh fansa te faqes fjale - TopicsExpress



          

E kam tradhtuar dhe ai nuk ma fal !!!!! Prsh fansa te faqes fjale dashurie po ju tregoj edhe juve kete histori se dua sa me shum mendime .E dua më shumë se jetën time, por kam bërë një gabim fatal. Jam e fejuar me një djalë të mrekullueshëm, por kam bërë diçka, e cila më shkatërroi jetën. Kam puthur dikë tjetër, një djalë me të cilin nuk më lidhte asgjë, ishte një puthje idiote, që për mua nuk kishte asnjë kuptim dhe nuk do të ketë kurrë rëndësi. Kjo ka ndodhur në verën e vitit 2010 dhe vitin që kaloi unë ia tregova. Në fillim dukej sikur nuk i dha rëndësi, sikur gjithçka shkonte mirë mes nesh dhe ajo puthje idiote ishte harruar, por në fakt nuk ishte kështu. Herë pas here ai mendohej, më bërtiste, më poshtëronte dhe më ofendonte. Më pas më kërkonte falje dhe më thoshte se duhet ta kuptoja se unë kisha shkatërruar gjithçka dhe meritoja të trajtohesha në atë mënyrë. Në 29 dhjetor të vitit që kaloi ishte në shtëpinë time, për një moment filloi të mendohej dhe pastaj iku nga shtëpia dhe më tha se duhej ta lija të qetë. Më tha se nuk i interesonte më asgjë dhe nuk donte t’ia dinte për mua. Unë e pyeta nëse fejesa jonë kishte marrë fund dhe ai më tha, po. Unë fillova të qaja, ndihesha shumë keq dhe kam qarë gjithë natën. Më pas rreth orës 11:00 në darkë me telefonoi dhe më pyeti nëse isha në shtëpi. Unë i thashë që po dhe për pak minuta erdhi në shtëpi. Filluam të flisnim dhe ai më tha se e dinte që ishte faji i tij, që nuk e bënte me qëllim dhe se kishte gabuar që më kishte trajtuar në atë mënyrë. Unë i thashë se e doja dhe kur iku më tha se nuk mund të largohej pa më dhënë një puthje dhe më puthi fort, gjithë pasion. Dua t’ju them se pasi mori vesh çfarë kishte ndodhur, pra puthjen, më tha “të dua” pas tre muajsh. Tani, pas asaj dite unë nuk kam dëgjuar më asnjëherë “të dua” nga goja e tij. Sot u grindëm përsëri dhe më tha se nuk më donte më, por që donte të më tradhtonte edhe ai me një shoqen time, kështu do të lëndohesha më shumë dhe do të ishim barazim. Ai më thotë se nuk i interesoj më, nuk do t’ia dijë për mua dhe vetëm shtiret me mua. Ai më tha se duhet të pres një tradhti nga ana e tij dhe më pas do të më mbetet mua të vendos nëse do të vazhdoje fejesa, apo do të ndahemi. Ai më thotë se do të shohë fytyrën time, se si do të reagoj kur do të më tregoje se më ka tradhtuar. Unë jam shumë keq për këtë që po ndodh në marrëdhënien tonë. Nuk di çfarë të bëj. Unë e dua më shumë se jetën time dhe jam e sigurt që edhe nëse më tradhton do ta falja. E pyeta nëse fejesa jonë do të merrte fund, pasi ai të më tradhtonte dhe ai u përgjigj se, më pas do të shohim si do të shkojnë gjërat. Gjithsesi unë jam e bindur se ai do të më lërë. Ai më ka thënë se më trajton keq, pasi do që ta lë unë. Por unë nuk mundem të ndahem prej tij, e dua marrëzisht. Më vjen keq që ai nuk e ka kaluar këtë edhe pas një viti dhe i jep kaq shumë rëndësi një puthjeje idiote, të rastësishme. E di që e kam djallosur, kam gabuar dhe nuk duhet ta kisha bërë, por ja që gabova. Shpresoja që ai të ma falte këtë gabim, të paktën për hir të dashurisë, por jo. Ai e mban mendjen vazhdimisht aty dhe nuk e kuptoj pse. Nuk di më në çfarë mënyre mund t’ia vërtetoj dashurinë time. Kam provuar të gjitha mënyrat që di për t’i thënë se unë kam sy vetëm për të, se më shumë se atë nuk dua asnjë në botë, madje as veten time. Kur i them se sa shumë e dua, ai më thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe nuk ka qenë kurrë e vërtetë. Ai më thotë se unë nuk e kam dashur kurrë dhe nuk bindet për të kundërtën. Më thotë vazhdimisht se edhe ai nuk ndjen asgjë për mua, nuk më do më dhe nuk i intereson asgjë, që shtiret kur rri me mua. Unë dua të bëj diçka të rëndësishme për të, ndryshe, e cila mund ta bindë për dashurinë time kundrejt tij. Ju lutem më ndihmoni, më jepni një këshillë se çfarë duhet të bëj. A ka ndonjë mënyrë për t’i treguar dashurinë e pastër dhe të pafundme që kam për atë njeri?
Posted on: Sat, 31 Aug 2013 22:50:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015