E nënkuptushme … E sotmja televizive, thuajse mbështetet - TopicsExpress



          

E nënkuptushme … E sotmja televizive, thuajse mbështetet në një mekanizëm që ec mbi bazën e një konkurence ku prodhon vlera dhe antivlera. Substanca, kuantiteti, kualiteti, relacioni, vendi, koha, hapsira, pozita, posedimi, veprimi dhe pësimi, janë kategoritë që Aristoteli në veprën e tij “Politika” i konsideronte domosdoshmëri të çdo gjëje ekzistuese. Kuantiteti dhe kualiteti brenda asaj që shohim në televizor kanë relacion të mangët ngase posedimi i substancës nuk është i sigurtë në kohë e hapsirë. Vendi në hapsirën imagjinare harxhon pak substancë, anipse i pavarur vepron duke konsumuar të gatshme, prandaj i pasigurtë mund të ndihet nga pësimi. Tërheqja e vëmendjes së publikut harmonizohet me krijimin e ideve që mbështesin kategori sociale, gjithnjë nëse ajo kategori përfaqëson sasinë, ngase përfundimi është në mënyrë mekanike mbi atë që marketingu duhet të dominoj. Meqenëse, televizioni sot ka një përgjegjësi më shumë se sa të dëgjohet, kjo e ngarkon edhe në forma tjera duke i dhënë mundësinë opinionit, e në këtë rast shikuesit të marrë nga përmbajtja e transmetimit, informacionin, ngjarjen, rrëfimin për të kundërtën, muzikën kreativitetin etj. Po cili është obligimi i një televizioni ? Çka duhet të ketë përgjegjësi ai ? A është institucion edukativ, apo atë që e shohim është manipulimi përmes marketingut dhe emisioneve që financohen ? Këto pyetje është normale që të shfaqin dilema dhe debat ashtu siç realiteti tregon mundësinë që gjithçka nuk është apsolute. Sot, konkurenca paraqet mundësi, ndërkohë që mundësia e hedhë në lojë konkurencen. Kjo për televizionin do të jetë sfida e ardhshme që të jetë brenda mundësisë dhe konkurencës. Nëse në ndonjë fjali kam dashur të jem I nënkuptueshëm keqkuptimi mund të jetë i sigurtë. ( ! ? , . ‘’) - mund ti huazoni e ti përdorni nëse nënkuptimin doni ta zëvendësoni me keqkuptim…
Posted on: Mon, 18 Nov 2013 08:37:54 +0000

Trending Topics



div>
Happy New Year everybody :) For those who asked me what it
VOLEY Sirio Libanés campeón Provincial Sub 18 Tal cual
Pete Sampras - Tennis Superstar giqdtpna o6v077g5, rn3fo2c5
(1) OMG! Store is popular on market, You can buy at hot

Recently Viewed Topics




© 2015