E pra, miq të nderuar, reagimet e shumta, ditëve të kaluara, - TopicsExpress



          

E pra, miq të nderuar, reagimet e shumta, ditëve të kaluara, nga shtresa të ndryshme të qytetarëve shqiptarë, në lidhje me caktimin e Shqipërisë si vend të përshtatshëm për shkatërrimin e armëve kimike (helmeve kimike) të Sirisë, më duket se ka aritur të depërton edhe në kokat e krerëve të shtetit Shqiptar! Këtë e dhëshmon intervista e njeriut të parë të Pushtetit Legjilativ, Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, në Top Story, dhe të Moderatorit numër një medial në Shqipëri, Sokol Balla! Nga kjo intervistë mund të kuptojmë se, tani për tani, në Shqipëri një proces i tillë (Shkatërrimi i armëvekimike), nuk do të ndodhë, pasi këtë e thotë Njeriu i parë i cili njëherit është edhe filtër i parë dhe kryesor për të dhënë dritë jeshile për një proces të tillë, dhe, nga deklarata e tij se Shqipëria ska kapacitet për shkatërrimin e armëve kimike, mund të përfundojmë se një proces i tillë nuk do të ndodhë kurrë në Shqipëri! URIME DHE SUKSESE SHQIPTARË!
Posted on: Fri, 08 Nov 2013 07:52:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015