E shumëpritura video-loja “GTA V”, Pse? Në të gjithë - TopicsExpress



          

E shumëpritura video-loja “GTA V”, Pse? Në të gjithë botën, dolën dy platforma loje: PS3 e projektuar nga SONY, ndërsa XBOX360, e projektuar nga Microsoft. GTA V do të na çojë nëpër rrugët e Los Santos, një rindërtim i Kalifornisë Jugore. Ku detajet e para të lojës, flasin për një produkt më të madh nga paraardhësit, që mbështetet plotësisht mbi teknikat më moderne të projektimit. Edhe njëherë, në qendër të rrëfimit do të jetë Zoti Para’, një burim përplasjesh mes bandave të ndryshme të armatosura që do t’i kontrollojmë në aventurën e tyre. Majkëlli, në vijim të një marrëveshjeje me FIB, është tërhequr në vilën e tij në Rockford Hills (Beverly Hills), ku luksi fsheh palumturinë e tij, për shkak të urrejtjes ndaj gruas së tij Amanda dhe moskuptueshmërisë me fëmijët, adoleshentë tipikë, të mësuar me super-klasin. Majkëlli, pavarësisht pjekurisë së tij (është rreth dyzet vjeç), ajo që fsheh pas jetës së tij luksoze është e kaluara e tij si një hajdut profesionist bankash. E duke patur nevojë për të holla, si dhe një jetë familjare të padurueshme, vendos të rikthehet në qarkullim. Trevori, mik i vjetër i tij dhe njëkohësisht bashkëpunëtor në vjedhjet e Majkëllit, është personazhi klasik Rockstar, i prirur ndaj grabitjeve të shpejta dhe një furie e tërbimi të pakontrolluar. Përdorues i zakonshëm droge, ai jeton në një rulotë, në Blaine County, zona e shkretëtirës në Los Santos, dhe e kalon kohën duke ndjekur instinktet e tij aspak të disiplinuara e destruktive. Eshtë një personazh i çmendur, i aftë për gjithçka, gjithmonë mbi të dyzetat, dhe që do të jetë e lehtë për Majkun që ta bintë të rifutet në qarkullim. Kurse Franklin është më i riu ndër protagonistët, është 25 vjeç dhe jeton në zonën jugore të Los Santosit, në një lagje që ai beson se është e banuar nga idiotë. Është shumë ambicioz dhe dinak, më mirë të themi dhe budalla. Ai punon për një pikë shitje makinash luksi. Do të përplaset tek Majkëlli, ndërsa është në kërkim mashtrimesh, e kështu që do të hyjë dhe do bëhet pjesë e bandës së grabitësve të rrezikshëm. Titulli do të përjetësohet përmes imazheve të ndryshme, të tilla si kodrat e fshatit, deri dhe te plazhet. Me pak fjalë, një panoramë mrekullisht e larmishme, heterogjene, Los Santos: një metropol i madh. I cili dikur ishte zilia e botës perëndimore, po që tashmë është i detyruar të qëndrojë në galanë e një kohe të pasigurisë ekonomike dhe TV-ve kabllorë për pesë lekë. Në mes të gjithë kësaj, tre kriminelë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, që bëjnë çdo gjë për të mbijetuar dhe për t’u realizuar, secili në mënyrën e vet. Ambiciozi Franklin, është përpjekje për të kapur sa më shumë të holla dhe mundësi; Majkëlli, një ish-kriminel profesionist, është duke bërë llogaritë me një “pension” më pak rozë nga ai që priste; dhe Trevor , një maniak i dhunshëm, që mendon vetëm për të kryer goditjen e madhe të radhës. Që të tre, nuk kanë zgjidhje tjetër: vendosin t’i rrezikojnë të gjitha dhe për gjithçka, në një seri goditjesh të guximshme dhe të rrezikshme, me të cilat mund të sistemoheshin për tërë jetën. MODIFIKIMET NË MAKINËN E LOJËS Zinxhiri i dyqaneve “Ammunation”, do të realizojë rikthimin e tij të lavdishëm, dhe përfundimisht, do lejojë që të personalizojmë armët. Lojtari, do të ketë qasje në një gamë të gjerë ndryshimesh: do të ketë klipe që do të na lejojnë të gjuajmë me më shumë municion para se ta rimbushim; do të kemi mundësinë për të përmirësuar saktësinë me gjuajtjet; si dhe mund të aplikohen ngjyra të ndryshme për armët apo pistoletat. Hapësirë e madhe do t’u jepet edhe pjesëve elektrike, pamjeve dhe silenciatorëve. Do të jenë tamam ndryshime të tilla si silenciatorët, të cilat do t’i garantojnë përdoruesit që t’i përshtatë stilin e tij të të luajturit, kushteve të ndryshme të hasura gjatë misioneve të grabitjeve ose fazave në të cilat duhet të gjuash për vdekje. Kjo është e gjitha pjesë e planit tonë për të zgjeruar opsionet taktike në dispozicionin e lojtarit. Përveçse të qenit një opsion i thjeshtë aksesor, sistemi i ri i modifikimit të makinave të GTA V, do të jetë një element i të luajturit, thellësisht i rrënjosur në përvojën e lojës. Disa misione, për shembull, do të kërkojnë një lloj të veçantë përpunimi të makinave, pa të cilin, nuk do të jetë e mundur për të ndërmarrë këtë aktivitet “të veçantë”. Sigurisht që do të jetë e mundshme gjithmonë, ndryshimi i pamjes së mjetit tuaj të preferuar në çdo kohë, e në mënyrën që ju pëlqen më shumë: mjafton vetëm ta sillni makinën tuaj në një mekanik, motor apo biçikletë, dhe ai do të jetë i gatshëm për të punuar sipër saj. Përveç ndryshimeve të shumta estetike të karrocerisë, të tilla si boja, rrotat, dritaret, fenerët dhe çdo gjë tjetër, në këtë lojë do të ketë ndryshime të cilat do të ndikojnë në performancën dhe lojën në përgjithësi. Në këtë kuptim, mund të rishikohen përpunimet mekanike që përfshijnë zëvendësimin e frenave, akordimin e motorit, shtimi i gomave antiplumb, blindimi i karrocerisë dhe natyrisht, riparimet e thjeshta. Në përgjithësi, do të jenë më shumë se 1.000 elemente të lidhura me sistemin për modifikimin e makinave dhe siguisht, kur të keni mbaruar rregullimin e makinës suaj, ju gjithmonë mund të bëni një foto duke përdorur telefonin, të personazhit tuaj dhe ta ngarkoni atë në klubet sociale, për t’ia treguar gjithë botës. GRAFIKA Aaroni Garbut, drejtor arti i GTA-së, nga kapitulli i tretë i serisë, ka zbuluar se bota e brendshme e ‘Grand Theft Auto V’, është ndërtuar me dorë, degë më degë. Asgjë element nuk gjenerohet automatikisht ose të vendoset pa marrë parasysh të tërën, duke patur qëllimin e krijimit të një mjedisi plot me surpriza dhe aq të gjerë, saqë shumë lojtarë do ta kenë vështirë të shohin gjithçka që është krijuar. Garbut, gjithashtu ka folur edhe për distancën e efektive të shikimit, që sipas drejtorit të artit, është e pakufizuar. Ne tashmë e dimë se Rockstar e ka çuar horizontin nga 1.5 në 6 km, por në këto raste, shpesh, shumë efekte nuk janë aplikuar ndaj objekteve më të largëta. E pra, Garbut ka konfirmuar se jo vetëm do të shohim malet në distancë, por ne gjithashtu do shohim edhe detajet, apo dhe dritat. Kjo, sipas Garbut, duhet të shtyjë menjëherë drejt një eksplorimi të mëtejshëm, i përforcuar tashmë, të faktit se disa ndërtesa janë të hapura për vizitorët dhe kjo përfshin gradaçela të tëra; u zbulua se versioni i lojës Xbox 360 do të jetë në dy DVD, dhe se do të jetë i detyrueshëm instalimi në një hard-disk prej 8GB. ‘Theft Auto V’ është loja më e madhe dhe më ambicioz që kemi krijuar ndonjëherë, dhe që shfrytëzon në maksimum çdo gramë fuqie dhe llogarie të mundshme në dispozicion të brezit të tanishëm. Me qëllimin që të ofrojë përvojën më të mirë të mundshme, për një botë kaq masive dhe të detajuar, loja do të ketë kërkesat e instalimit si në asu Xbox 360 dhe PlayStation 3. Për Xbox 360, ‘Grand Theft Auto V’ do të vijë në dy disqe: Disku 1 do të përdoret për instalimin e vetëm të detyrueshëm, kurse Disku 2 do të përdoret për të luajtur vërtet në lojë. Pas instalimit, lojtarët mund të shijojnë si “Grand Theft Auto V” dhe “Grand Theft Auto Online”, pa patur më nevojë për të shkëmbyer dy disqe. Çfarë mund të bëjnë personazhet në GTA V? Vizualisht dhe teknikisht, GTA V është një kërcim përtej GTA IV: E sillni ndër mend pamjen modeste të makinës, parë në San Andreas? E pra, duket se funksionaliteti është kthyer me të madhe në GTA V. Rockstar premton se dyqanet Pay-n-spray nuk do të përdoren vetëm për një ndryshim të shpejtë të bojës në mënyrë që të shmanget policia. Sigurisht, ju prapë mund ta bëni këtë në qoftë se doni, dhe madje edhe të ndryshoni targat. Por këto dyqane do të përdoren gjithashtu për ta rregulluar makinën tuaj në nivele më të larta të përmirësimeve të performancës së tyre, dhe realizuar opsione estetike të tilla si aftësia për të shtuar tenda për dritaret tuaja, apo grila, të cilat do t’ju lejojnë t’i jepni jetë brendësisë së Vin Diesel-it (ose Pol Ualkerit, nëse jeni tip që mërziteni). Si në Skyrim, secila nga aftësitë e protagonistëve në disa disiplina, qitja, guida e kështu me radhë, përmirësohen kur ato vihen në përdorim. Pra, edhe në qoftë se Franklin e fillon lojën si një shofer me përvojë, ndërsa Trevor është shumë më i mirë për të përdorur armët, ju prapë mund të rivendosur ekuilibrin e aftësive, thjesht duke luajtur lojën. Edhe rezistenca, kapaciteti i mushkërive, forca, dhe shpejtësia, do të jenë të monitoruara dhe Rockstar thotë se mjetet dhe nivelet e reja do të zhbllokohen, duke përmirësuar gjithmonë më shumë aftësitë e tyre. Lojtarët do të jenë në gjendje për të shtuar tatuazhe dhe ndryshuar modelet e flokëve të personazheve të tyre. Armët mund të jenë përshtatur me aksesorë të ndryshëm. Makinat mund të përmirësohen për një trajtim më të mirë dhe performancë më të mirë të përgjithshme të tyre. Sistemet e pamjes, mbulimit dhe qitjes, kanë qenë të rishikuara dhe përpunuara plotësisht, e duhet të jenë më afër me ato të përdorura në Max Payne 3. Nëse këmbësorët ju shohin duke kryer një krim, ata do të nxjerrin një telefon celular për të thirrur policinë, ose për të bërë fotografi me kameran e telefonit të tyre. Përveç jogas, për hedhjen me parashutë ose në zhytjen nënujore, lojtarët mund të marrin pjesë në veprimtaritë e mëposhtme: golf, tenis, triathlon, pjesëmarje në gara me biçikletë, apo grabitur ATM. 1 NGA 3 PROTAGONISTËT E LOJËS, MUND EDHE TË VDESË? Në botën e hapur, personazhet e seleksionueshëm, janë programuar që ta jetojnë jetën e tyre në një mënyrë të paparashikueshme dhe të marrin pjesë në punët e tyre. Kështu që është e kuptueshme se nuk është gjithmonë e lehtë për të ndjekur në çdo moment njërin prej tyre në një qytet të madh si Los Santos dhe në shumë qytete të vogla, shpërndarë në të gjithë qarkun Blaine County, por sigurisht që është e mundur t’i gjeni ata. E pasi t’i gjeni, (ose më thjesht, ju mund t’i telefononi ata dhe të organizoni një takim) me siguri do të keni mundësinë të kaloni dhe kohën me ta, t’i bezdisni, e madje edhe t’i sulmoni ata, por nuk do të jetë e mundshme aspak që t’i vrisni ata. Secili prej tyre, ka fuqi të jashtëzakonshme shërimi dhe një sigurim të mirë shëndetësor. Loja është e bazuar në interpretimin e të gjithë këtyre tre personazheve, historitë e të cilëve janë të gërshetuara mes tyre. Ata nuk janë protagonistë të këmbyeshëm dhe gjenerikë, pra, që të vrasësh një nga ata tre kryesorët, nuk do të kishte absolutisht asnjë kuptim. Në çdo rast, në qoftë se një lojtar është mjaftueshëm i vendosur, mundet që edhe të gjeni një mënyrë për ta plagosur seriozisht njërin nga personazhet, dhe menjëherë të merrni kontrollin e tij, ta gjeni veten të dalë nga spitali, gati për të vazhduar aventurën, atje ku ajo ka ndalur … impakt.al/lifestyle/e-shumepritura-video-loja-gta-v-pse
Posted on: Sun, 29 Sep 2013 16:06:15 +0000

Trending Topics



re really worried about the planet, we must stop the
But such pathos of universal solidarity is not enough – we

Recently Viewed Topics




© 2015