E transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Seid ibn Musejjib e ky nga - TopicsExpress



          

E transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Seid ibn Musejjib e ky nga babai i tijtë ketë thënë: “Kur i erdh vdekja Ebu Talibit, erdhi i dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem, e aty ishte Abdullah ibn Ebi Umeje dhe Ebu Xhehli. E i tha atij: O mixha im, thuaj La ilahe il Allah, fjalë me të cilën do të argumentojë për ty tek Allahu. Ata dy thanë: A po e braktisë fenë e AdbulMutalibit, i dërguari salallahu alejhi ue selem ia përsëriti, e fjalën e fundit e tha: Jam në fenë e AbdulMutalibit dhe refuzoi të thotë: La ilahe il Allah, e i dërguari salallahu alejhi ue selem tha: Do të kërkoj falje për ty deri sa të ndalohem, e Allahu i zbriti: “Nuk është e drejtë për Pejgamberin e as për besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërt të tyre, pasi që ta kenë të qartë se me të vërtetë ata (idhujtarët) janë banues të xhehennemit”. Teube 113. Dhe zbriti ajetin për Ebu Talibin “ Eshtë e vërtetë se ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por Allahu udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për të udhëzuarit”. Kasas 56. Pra ky rast është kërcënim i madh nga shoqërimi me të këqijtë, në Ditën e Kiametit shoku shokut të këtij lloji do ti thotë: “Ah, të kishim qenë larg mes vete sa Lindja me Perëndimin; sa shok i keq je ti”. Zuhruf 38.
Posted on: Tue, 09 Jul 2013 08:56:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015