E vrau Mero Bazja HËNE, 25 NENTOR 2013 21:18 SHKRUAR NGA EDISON - TopicsExpress



          

E vrau Mero Bazja HËNE, 25 NENTOR 2013 21:18 SHKRUAR NGA EDISON YPI 0 KOMENTEE-mailPrintPDF Share Edison YPI Many tears ago, andej nga 98-a ose ‘99-a, më ka mbetur në mendje një episod me Kolin dhe Mero morrin. Ishte mëngjes dimri me shi kur R. krejt i nxirë në fytyrë, ja behu te dera e kafenesë. Pasi u ul dhe ndejti pak, sa pa që erdhi Koli iu vërsul me një gazetë Albania në dorë. Nga katarakti i kërcënimeve që i drejtoi Kolit, u muar vesh se R. ishte tërbuar nga një shkrim i Kolit kundër tij. I verdhë në fytyrë, Koli i tha me qetësi se atë shkrim nuk e kishte shkruar ai, por Mero zagari, i cili kishte vendosur emrin mbiemrin e Kolit nën shkrimin e vet pas mesnatës, kur Koli kishte ikur në shtëpi. Pas nja dy ditësh u ula me Kolin. -Kol, të ma kishte bërë mua Mero muti atë turp që të bëri ty do ta kisha vrarë. -Epo unë nuk jam ti, tha Koli duke qeshur. Mero ndyrësira e bën shpesh këtë jo vetëm me mua. Madje, Mero pisi bën edhe të kundërtën. Vë emrin dhe mbiemrin e vet nën shkrimet e të tjerëve. -Po më habit o Kol. Po vazhduat kështu do keni probleme. Se me kalimin e kohës nuk do merret vesh kush i ka bërë shkrimet, kush ka shkruar mirë e kush ka shkruar keq. Mero çorapja do marri nam të mirë nga shkrimet tuaja, ndërsa karrierat tuaja do nxihen nga nami i nxirosur i Mero hales. -Nuk është aq e thjeshtë, tha Koli. Unë po mundohem ta korrigjoj Mero këllirën, ta edukuoj, ta sjell në rrugë të mbarë. Dëgjo të them një gjë; Ka njerëz që kanë shumë për të thënë e për të shkruar. Por flasin pak, shkruajnë me kursim, me kurrnacllëk, janë seriozë, janë selektivë, janë skrupolozë, të përmbajtur, të edukuar, të qytetëruar, të përgjegjshëm për rëndësinë e fjalës, bëjnë shumë kujdes për të mos rrëshqitur nga e vërteta tek shpifja, nga fakti tek trillimi. Kjo mënyrë komunikimi është e lartë, cilësore, njerëzore, e ndershme, profesionale, dhe si e tillë, është e vështirë, e lodhshme. Sepse kërkon durim, vetmohim, sakrificë. Prandaj quhet heroizëm. Ai që e zbaton është hero. Puna e tij është heroike. Nga ana tjetër, ka njerëz që skanë asgjë për të thënë apo për të shkruar, por flasin pafund, shkruajnë pambarim, pa verifikuar asgjë, duke mos i dhënë asnjë rëndësi, edukatës, qytetarisë, ndërgjegjes, përgjegjshmërisë, që nuk bëjnë asnjë dallim mes së vërtetës dhe trillimit, dhe për këtë arsye e përdorin gazetën si shurrtore, si nevojtore, ku zbrazin helmet e përbrendshme të mungesave; qytetarisë, profesionalizmit, ndershmërisë, skrupujve, përgjegjshmërisë, kulturës, identitetit. Kjo quhet meroizëm. Ai që e praktikon quhet Mero skizofreni. Puna e tij quhet meroike. Heroizmin e zbatoj unë. Meroizmin e zbaton Mero mavria. Unë po punoj ta edukoj Mero halenë, ta bëj të braktisi meroizmin dhe të përqafojë heroizmin. -Kol, nuk e bën dot Antarktidën kopësht botanik. -Jo, tha Koli, Mero leckën unë do ta edukoj. -Epo mirë, i thashë, vetëm ke kujdes se mos duke edukuar Mero shpifarakun ç’edukon veten. Më lanë mbresë arsyetimet e mprehta të Kolit me heroizëm dhe meroizëm. Por, ndërkohë më mbeti dhe shija e hidhur se, Mero spirra dhe meroizmi kishin nisur ta vrisnin Kolin dhe heroizmin. Many tears after, kur kurioziteti për Kolin, Mero ndyrësirën, Antarktidën, heroizmin, meroizmin, po më zbehej, ndodhi diçka që befas i bëri bashkë të gjitha. Një ditë më thërret Koli në ministri. -Dëgjo, tha, po më bie në qafë Mero rrugaçi me atë fletushkën e vet. Po më përgojon për vjedhje qindra milionë dollarëshe për kanale, fibra optike, tendera klienteliste, e ku di unë çfarë tjetër. -Po unë çlidhje kam me këto o Kolo, i thashë i habitur. -Po ja, të jap unë disa të dhëna, po deshe edhe ta shkruaj diçka, merre t’i përshtate me stilin tënd, dhe nxirre në gazetë. Po të them ty se t’i ke besueshmëri të lartë. Katër muret plus dyshemeja dhe tavani i zyrës së Kolit m’u afruan në të 6 drejtimet, duke më kthyer fillimisht në një pikë pastaj më asgjësuan fare. -O Kol, i fola Kolit nga mesi i asgjësë, paske ndryshuar, të qënka avulluar heroizmi, të paska mbetur vetëm meroizmi. Bëje me ndonjë tjetër këtë punë. Unë jam heroik. Dhe heroik do mbetem, derisa Mero kaka të bëhet hi, dhe hiri Mero qelb përsëri. Po të isha ndryshe do kisha edhe unë vila dhe “Benz”-a si meroikët. Tungjatjeta. Dhe dola. M’u deshën disa ditë ta marr veten. Ishte e qartë se, Koli e kishte këmbyer heroizmin me meroizëm. Me fjalë të tjera, thika që Mero lëtyra i kishte ngulur Kolit, pasi ja kishte depërtuar rrobat, grisur lëkurën, ngulur në mish, i kishte prekur kockën. Gjatë muajve që pasuan vazhdova ta kqyr Kolin me më tepër kujdes. Nga televizioni natyrisht. Se pas takimit në ministri sbëhej më fjalë për t’u takuar me Kolin edhe sikur Koli të ma falte të gjithë ministrinë, bashkë me Rrugën e “Kombit” dhe tenderat për fibrat optike. Konstatimi se Kolin po e vriste ngadalë meroizmi më dëshpëronte pa masë. Dora në xhep edhe kur fliste me të tjerë, mbajtja e pipës në një mënyrë që dukej si e studiuar para pasqyrës, krehja bolshevike dhe disa hollësi të tjera më jepnin përshtypjen pikëlluese, se Koli preferonte të kishte një pamje si prej anëtari byroje. Pas daljes së Partisë Demokratike në opozitë dhe largimit të përkohshëm të Doktorit, u fol hapur për flirtimin e Kolit me Mero mavrinë. Vetë Mero kopili e ka pohuar. Këto flirte për mua nuk ishin gjë tjetër veçse shterrja definitive e heroizmit të Kolit, akti i fundit i vrasjes së ngadaltë prej Mero ziut. Këto që po thonë tani për Kolin, jo-po ishte i urtë, jo-jo sillej mirë me shokët, lexonte libra, i binte kitarrës, thurte vargje, që duken si kujtime për Leninin kur ka qenë i vogël, mua më bëjnë për të vjellë. Dhe në fakt, e gjithë atmosfera mortore ashtu po duket. Si e mbushur me tinguj nga Toccata and Fugue in d minor e Bach-ut e luajtur me gajde. Pas aksidentit fatal, turmat e hipokritëve po tregojnë shumë më tepër habitje se keqardhje. Unë, që e di se fjala është për një vrasje të ngadaltë, që ka nisur many tears ago, kam shumë keqardhje, por për t’u habitur nuk habitem fare. Nuk habitem, sepse duke ardhur nga Elbasani, pasi ke kaluar tunelin e Doktorit nuk të ndodh asgjë. Mund ta kalosh tunelin e Doktorit, dhe para të del befas një lapidar i kurvit. Turbullohesh pak, duke u ndodhur mes dy gjërave kaq të kundërta, por edhe në këtë rast nuk të ndodh gjë e keqe. Ama po kalove tunelin e Doktorit, para të doli lapidari i kurvit, mendjen e ke plot me intrigat e Mero lavirit si e si me ja fut Doktorit, para këtij ankthi makbethian nuk reziston dot; Sado shumë ta duash jetën, sado të shtrenjtë dhe të sigurtë ta kesh “Benz”-in, sado me stil ta mbash pipën, edhe vargje si të Shekspirit po të kesh thurur, kitarrës më mirë se Andre Segovia ti kesh rënë. Sepse përderisa heroizmin e ke këmbyer me meroizmin dhe Merua tashmë efektivisht të ka vrarë, nuk mund të bësh asgjë tjetër përveçse formalisht të vdesësh.
Posted on: Tue, 26 Nov 2013 09:12:06 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015