EDHE TI O TOKË QAJË E RËNKO (Poema e trishtimit) Komandat - TopicsExpress



          

EDHE TI O TOKË QAJË E RËNKO (Poema e trishtimit) Komandat hoxha.Aktual nder gjith shqipen. Ah sa më vjen të qajë e të rënkoj, I mbushur plot vrer të gjëmoj. Ju lutem pa më tregoni, Si të mos lotoj?! Madje i rënduar, Në dënesje të vajtoj. Po bre pa ia nda, e si jo?! Kur popullin tim më nuk e njoh! Sa keq, gjithë ajo rini e shëndosh, Ja që tejskajshëm të hutuar! Po po, as të moshave tjera S’janë duke munguar! Në garë të lëshuar, Pas epsheve të shfrenuar! Po ç’u bë me at popull të mirë Me të cilin dikur shumë jam krenuar?! O mërzi në pakufi më thuaj si t’ia bëj, Kur as këshillat më s’ndihmojnë?! I zhgënjyer vërtet s’di si t’i bind Për të mirë të ndryshojnë. Për hir të Zotit të vazhdoj Me ata që përmirësim dëshirojnë, Apo nga sikleti fuqishëm të bërtas Që edhe bjeshkët gjithandej të ushtojnë. O Tokë e bekuar Edhe ti qajë e rënko, Po deshe gjëmo e ushto, Por të lutem plasaritjet mos i zgjero. Ende jo, duro. Po u hape e zemëruar, Kam frikë që asnjëri nga ne Mllefit tënd s’ka për t’i shpëtuar. ... O ju shkrimtarë të hershëm Që skamjes shumë i keni shkruar Ua bëj me dije kërkesat e popullit tim Ka kohë që plotësisht kanë ndryshuar. Gjersa dikur kafshatë që s’kapërdihet Or vëlla padyshim që ishte mjerimi. Jo më, sot kafshatë që ngel në fyt E ta zë frymën është shfrenimi. Më beso realitet i hidhur, Ngulitet thellë në tru të kap trishtimi. Aq shumë fytyra të njoma, sy shëndoshë E që fatkeqësisht u është kufizuar shikimi. Arsyen të zbehur, Nga errësira të pushtuar. Tmerr, nderin me pandershmëri Paturpësisht e kanë zëvendësuar. A e di ti or vëlla Sa ta kam lakmi Që ti më nuk jeton Në këtë shekull të ri. Ku më as bukët S’gatuhen në shtëpi. Ndërsa burri nga gruaja Dallojnë vetëm se në gjini. Ti or vëlla i dashur Që para një shekulli ke jetuar Tanimë nga shqetësimet e mia, E di, ke mbetur krejtësisht i hutuar. Gati asnjë fjalë S’je duke e kuptuar! S’të hidhërohem, s’ke si, Kur aq shumë jemi tjetërsuar! Ti or vëlla me gjasë Kurrë s‘ke për ta kuptuar Që “modernizimi” i mbrapsht Vlerat e mëhershme i ka shuar. Or vëlla ky është shekull Ku jetohet një jetë e pa jetë, E që s’i ngjason shekullit tënd, Atij ku mirësjellja ishte e shenjtë. Në kohën tënde Kur populli quhej milet, Pa u ankuar hante bukë misri, Krenaria burrërore i jepte vullnet. Asnjëherë s’kursehej, e rrezikonte jetën Për ta ruajtur nderin e familjes së vet. S’dinin për rrenën dhe pabesinë, Jetonin në harmoni të vërtet. Or vëlla kujto Odën e Burrave, Vend që bashkonte pleq e të rinj. Ku Plaku i Shtëpisë në ballë të oxhakut Përplot respekt e vendoste mysafirin e tij. Në njërin skaj të odës uleshin më të rinjtë, Ku secili nga ta e dinte vendin e vet. Disa pa mërzi qëndronin në këmbë Gjithmonë të gatshëm për hyzmet. Fatkeqësisht iku koha e burrave, Oda është zëvendësuar me kafeteri. Nejse më mirë, meqë llafet që i bëjnë S’u ka hije dhe s’kanë lidhje me burrëri. Aty të zhytur në paturpësi, Duke i cakërruar gotat me raki, Pa u turpëruar i tregojnë njëri-tjetrit Cili nga ta sa femra i ka “nxënë” tani! Burrat që mjekrat dhe mustaqet Dikur i bartnin përplot krenari Gati se fare nuk ekzistojnë, Sikur dheu t’i kishte përpi! Të rruar nën lëkurë, Në dukje porsi fëmijë, Sa që nga larg lehtësisht Mund t’i ngatërrosh me tjetrën gjini. Ore vëlla a ke dëgjuar, Në dasma përzihen burra e gra?! Që moti pa u skuqur rrinë bashkë, Fis e të pa fis në sallone të mëdha. Ku në mendje të turbulluar, Vallëzojnë së bashku pa ia nda. Alkooli ato pakë mend që i kishin, Si duket përfundimisht ua ka shpërla. E ti kërkon nga unë Të mos qajë e rënkoj! O jo s’kam si, mjaft më, S’përmbahem, s’mund të duroj. Jo më s’mërzitem, i përlotur Së paku të gjitha t’ua numëroj. Mase e qartë gjithë ata të shfrenuar Qëllimisht pa ngurruar do t’i hidhëroj. Or vëlla kërkoj të ma bësh hallall, Për ca çaste të kam ngushtuar. Jo të jesh i bindur të siguroj, Ti nga çdo fajësi je i liruar. Ty të lumtë je dëshmuar, Jetove dhe vdiqe me krenari. Ashtu si i takon, i ka hije një trimi, E ruajte nderin e familjes me burrëri. Ja që në shpirt i shqetësuar, Të përzgjodha të qajë hallet me ty, Ngase e dija tanimë si i vdekur që je S’ke mundësi të ma kthesh fjalën aty për aty. Sot kur secili e pëlqen mendjen e vet, Me siguri të pakët janë ata të gjallë Të cilët fare pa kundërshtuar Qortimeve do t’u bënin ballë. Kështu që veten Të mos e shqetësoj, Fatmirësisht m’u kujtua Me ty lirshëm mund të bisedoj. Gjatë bisedës me të vdekurin Të gjallit t’ia përkujtoj. Ose si thotë mileti: “Duhet rrahur samarin për t’ia kujtuar gomarit.” ... Hair qoftë as vet s’di, Befas se ç’më kapi gazi! Aq shumë gomar me samar Të shpërndarë matanë shpati. Ende buzagaz s’kuptoja si i gjori I bëri bashkë gjithë ata gomar?! E që pastaj për ta rrahur Veçmas secilin samar! Ndoshta i ka joshur Me karotë e misër të tharë. Në dorën tjetër, pas shpine, Fshehtas thuprën ngrehur zvarrë. Prit pakë, papritmas diçka m’u kujtua, E nëse s’i përkisnin të njëjtit pronar?! Në heshtje i habitur pyesja veten: “Athua si ia ka dalë mbarë?!” Me gjasë pronari i shqetësuar, Për shkak të mosdëgjueshmërisë, Kokëfortësisë së gomarit i detyruar, Ftoi burrat e fshatit për të kuvenduar. Tanimë në livadh këmbëkryq të ulur, Të parët e familjeve ishin tubuar. U tregoi që gomari i tij i rebeluar Ishte arsyeja pse i kishte ftuar. Ashtu si e do rendi fjala e parë Më të moshuarit i takoi. Ku ai gomarin e vet Shumë e lavdëroi! Sa që me shkencëtar Të suksesshëm e krahasoi! Tjerët ndoqën shembullin e tij, Asnjëri nga ta ndryshe s’veproi! Kështu që në atë ditë historike Përveç atij që i kishte ftuar, Vërtet s’mbet gomar Pa u lavdëruar! U pru vendimi. Në mes të fshatit të varet një samar, Që asnjëri të mos jetë i detyruar Për ta rrahur të vetin gomar! Mase e qartë që e teprova, Pa dashje sërish më kapi gazi! Po në rastet kur pronari kokëfortë Me sjelljet e tij s’dallon nga gomari?! Detyrimisht e pranoj që pyetja më zuri në befasi. I lodhur nga vargjet e shkruara si të përgjigjem s’di! Ndoshta pasi që të kem pushuar e vazhdoj këtë porosi! Shpresoj që numri i të pakënaqurve nuk është rritur në pakufi.
Posted on: Wed, 31 Jul 2013 10:05:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015