EGO- e njeriut jo gjithmonë mund ta mbaj peshën e - TopicsExpress



          

EGO- e njeriut jo gjithmonë mund ta mbaj peshën e mëkatit!! Lidhja me një grua të martuar ka diçka tepër të veçantë që e kapin vetëm ata që vërtet e dashurojnë atë grua edhe përtej seksit. Fillimisht, ti nis një relatë intime me një të martuar dhe vjen një çast që ajo bëhet e jotja në sensin që ti e fut në shtratin tënd. Në ato çaste ti ndjehesh fitimtar dhe i shoqi i saj të duket një humbës i panjohur. Kjo gjë ta kënaq egoizmin dhe ta përkëdhel sedrën mashkullore. Ti je “me i mire se i shoqi". Por kur me kalimin e ditëve, ti bie në dashuri me këtë grua që akoma vazhdon të ketë bashkëshort atë tjetrin, atëhere gjërat ndryshojnë. Humbësi i madh ndjehesh ti, kur shikon që çdo natë ajo, e dashura jote, shtrihet në shtrat pranë atij, burrit të saj të ligjshëm, me të cilin vërtet nuk e lidh ndjenja, por e lidh ajo çertifikatë martesore e gjendjes civile. Jeta e dyfishtë është një nga provat më të vështira të karakterit njerëzor. Sidomos për gratë e martuara. Akoma më e vështirë kur në mes ndodhet edhe fëmija i pafajshëm, aq i vëmëndshëm ndaj prindërve të vet. Midis një bashkëshorti të padëshiruar dhe dashnorit të shumëpritur, midis indiferencës ndaj pranisë së njërit dhe padurimit për mungesën e tjetrit, midis ferrit të ligjshëm dhe parajsës së jashtëligjshme. (fragment nga romani "HON") Artan Gjyzel Hasani
Posted on: Sun, 28 Jul 2013 20:57:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015