EKSTRADIMI I JANULLATOSIT I KERKUAR NGA PJETER ARBNORI. DOKUMENTI - TopicsExpress



          

EKSTRADIMI I JANULLATOSIT I KERKUAR NGA PJETER ARBNORI. DOKUMENTI i vitit 1992: Pjetër Arbnori i kërkonte Berishës që të ekstradonte Janullatosin nga Shqipëria Një dokument i 26 dhjetorit 1992, përgatitur nga Kuvendi Popullor dhe që mban firmën e ish- kryetarit Pjetër Arbnori, i dërgohej Presidentit të asaj kohe, Sali Berisha, duke i kërkuar ekstradimin e Anastas Janullatosit. Dokumenti është publikuar nga gazeta Dita. Në fillim të dokumentit theksohet se ishte ish- Presidenti Ramiz Alia që e ftoi Anastas Janullatosin që të vinte në Shqipëri. Në një bisedë me At Artur Liolin, Ramiz Alia i thotë se ka për qëllim që të ftojë Janullatosin në Shqipëri, pasi ka katër muaj që pret për vizë. Liolin i thotë që i duhen vendosur disa kushte Janullatosit. Por pas ardhjes së Janullatos në Shqipëri, Ramiz Alia nuk e zbatoi marrëveshjen me At Artur Liolinin, madje as nuk e ftoi më Liolinin për takim. Janullatos ngriti menjëherë një Këshill të Përgjithshëm të Kishës Ortodokse Autoqefale, thuhet në raportin e Arbnorit. “Si sekretar u zgjodh Aleko Dhima, një person që për shumë vjet militoi në radhët e PPSH,” shkruhet në raport. Raporti thekson faktin që Janullatos nuk ka reaguar ndaj operacioneve fshesa që po bëheshin në atë kohë ndaj emigrantëve në Shqipëri. “Nuk kaloi shumë kohë dhe çdo gjë nisi që të qartësohej. Në fillim skenari filloi me ndërrimin e fesë dhe të emrave të refugjatëve shqiptarë me atë të forcës dhe presionit, pastaj me lëvizjen antishqiptare në Greqi. Si gjithmonë udhëheqësi dhe flamurtari i Vorio-Epirit ishte Mitropoliti i Konicës, Sebastianos, i cili së bashku me qarqet shoviniste nisi një fushatë të egër spastrimi, e cila u quajt “Operacioni Fshesa”,” thuhet në raport. Janullatos akuzohet edhe se nuk ka bërë gjë për kishat në Shqipëri. “Deri tani akoma nuk ka përfunduar restaurimi i Kishës Katedrale në Tiranë dhe është ngritur një kishë e vogël me parafabrikate në Fier, kurse në Korçë ka 7 muaj që një kishë ka mbetur tek guri i parë i themelit”. Në raport theksohet se Janullatos ka kërkuar që të bëhet kryepeshkop, në kundërshtim me Kanunet e Shenjta dhe Statutin e KOASH. Në raport kritikohet edhe qeveria shqiptare. “Është e udhës që të kritikohet edhe veprimtaria e mefshtë e qeverisë së sotme shqiptare. Shumë gjëra ndodhin nën hundën e saj”. Konkluzionet e raportit janë si më poshtë. “Së pari, Janullatos nuk mund të jetë kurrsesi kryepeshkopi i Shqipërisë dhe udhëheqës shpirtëror i një populli besimtar, të cilin ai e ndau në dysh. Së dyti, ai s’mund të jetë i tillë sepse nuk është kanonikisht i rregullt. Së treti, ai nuk mund të jetë i tillë sepse puna e tij ka qenë në dëm të interesave fetare dhe kombëtare. Së katërti, është marrë nëpër këmbë gjaku dhe puna e martirëve të rënë për këtë kauzë si dhe respekti dhe dinjiteti i popullit shqiptar. Dhe së pesti, kurrë s’është e mundur që një i huaj të dojë më shumë se vendin e tij prej nga vjen, një vend tjetër”. Raporti i dërgohet Berishës, që gjithmonë citohet si “Presidenti ynë i nderuar”. Por Berisha nuk ndryshoi mendje nga ky raport. Ndoshta edhe për faktin që e përmend vetë raporti. “Emri juaj Presidenti ynë i nderuar përmendet në të gjithë qarkoret dhe deklaratat e Kishës për dhënien e lejes për fronëzimin”, thuhet në raport, kurse naivi Arbnori mendonte se emri i Berishës po keqpërdorej
Posted on: Tue, 29 Oct 2013 11:45:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015