ELBASANI-POGRADECI 1-0 GOLAT: Gjorga 90′ ELBASANI: Kotorri, - TopicsExpress



          

ELBASANI-POGRADECI 1-0 GOLAT: Gjorga 90′ ELBASANI: Kotorri, Kaçuli, Dosti, Dushku, Merxha, Gava, Lleshi, Toçi, Musta, Duka, Lamçja. U aktivizuan: Dalipi, Gjorga, Jaupi, Turhani, Fero, Mici, Luta, Myftarago. Trajner: I. File POGRADECI: Miraka, Pere, Bufasi, Hysenllari, Binishi, Çela, Jahaj, Elmazi, Zguro, Pengu, Tushinga. U aktivizuan: Ademaj, Pura, Molla, Topllani, A.Çekiçi, Laçka, Hamolli. Trajner: A. Abazaj GJYQTARË: R. Sadiku (F. Xhemalaj), R. Preça, E. Ganxhi (Elbasan) KARTONË TË KUQ: Kaçuli 37′, Gava 45′/ Bufasi 37′ Elbasani arrin të marrë fitoren e parë në katër miqësoret e luajtura, me golin e Gjorgës të shënuar në minutën e fundit në portën e Pogradecit. Bukurinë këtij takimi ia “vodhi” tensioni dhe grushtet midis lojtarëve, teksa kryesori Sadiku nuk kurseu tre kartonë të kuq: dy për verdheblutë dhe një për liqenorët. Kaçuli me Bufasin goditen me grushte me njëri-tjetrin në mesin e fushës, pasi shkëmbyen fillimisht disa fjalë midis tyre dhe largohen të dy nga fusha e lojës. Më pas, Gava godet Pengun në fundin e pjesës së parë dhe për elbasanasit ka një tjetër të kuq. Përveç këtyre dy episodeve të pakëndshme, pjesa tjetër e lojës ka qenë e qetë dhe me rivalitet, teksa Jahaj tenton të kalojë Kotorrin me një parabol “alla Pirlo” nga 11 metrat, por shtylla e ndal. Në minutën e 37-të vjen episodi më i pakëndshëm i ndeshjes, ku pasi më parë Kaçuli dhe Bufasi kishin replikuar në distancë, “përfitojnë” nga një ndërprerje e lojës, për shkak të një dëmtimi në fushë, dhe të gjendur të vetëm në mesin e fushës goditen me grushte midis tyre. U desh ndërhyrja e kampeve respektive që t’i qetësonin gjakrat dhe e kryesorit Sadiku që t’i nxirrte të dy me të kuqe. Rastet mungojnë, por jo zënkat, teksa në minutën e fundit të pjesës së parë Gava kapet me Pengun dhe e godet këtë të fundit. Sërish karton i kuq dhe Elbasani është me 9 lojtarë në fushë, ndërsa Pogradeci me 10. Kryesori Sadiku thërret Filen dhe Abazajn dhe bien dakord që në pjesën e dytë skuadrat të jenë me forca të barabarta në fushë, me nga 11 lojtarë. Ndeshja është e fortë dhe rastet më të mira i kanë miqtë, por në minutën e fundit mbrojtësi Gjorga bën sulmuesin, teksa shmang bukur një mbrojtës në zonë dhe kalon topin mbi portierin mik. Mbyllet gjithçka në 1-0. Ilirjan File “Në pjesën e parë zhvilluam një lojë disi më të mirë, ndërsa patëm ato mundësitë tona për të shënuar, por nuk ia arritëm dot. Tensioni ia prishi disi bukurinë sfidës. Në të dytën ramë disi në lojë, por që gjithsesi unë në këtë periudhë jam duke provuar shumë lojtarë të rinj, për të cilët ende nuk kemi vendosur. Vjen fitorja e parë në miqësore, çka më kënaq disi, ndonëse rezultati nuk ka shumë rëndësi”, – tha trajneri i Elbasanit, Ilirjan File. Ardian Abazaj Trajneri i Pogradecit, Ardian Abazaj, e cilësoi të pajustifikueshëm sherrin në fushë. “Përgjithësisht e kontrolluam lojën, ku patëm rastet tona për shënim dhe u ndëshkuam në fund nga një pakujdesi. Megjithatë, rezultati është i parëndësishëm dhe ne do vijojmë të përgatitemi për të qenë gati për sezonin e ri. Tensioni ishte diçka që nuk duhej, por futbolli ndonjëherë edhe del jashtë kontrollit”
Posted on: Thu, 08 Aug 2013 11:25:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015