EMRAT E DYERVE TE XHENETIT PROFETI, sal-lalahu alejhi ue selem, - TopicsExpress



          

EMRAT E DYERVE TE XHENETIT PROFETI, sal-lalahu alejhi ue selem, thote: “Ai që ka qenë prej njerëzve të namazit, do të thirret nga (1) dera e namazit, ai që ka qenë prej njerëzve të xhihadit, do të thirret nga (2)dera e xhihadit, ai që ka qenë prej njerëzve të agjërimit, do të thirret nga(3) dera Rajjan, dhe ai që ka qenë prej njerëzve të sadakasë (lëmoshës), do të thirret nga (4) dera e sadakasë”. (Buhariu dhe Muslimi). Diten e Gjykimit “Do të thuhet: O Muhamed, futi në Xhenet prej umetit tënd ata për të cilët nuk ka llogari, nga dera(5) Ejmen qe eshte dere e Xhenetit”. (Buhariu dhe Muslimi). dera (6) “El-Valid (e prinderve) është dera e mesme, prej dyerve të Xhenetit”. (Tirmidhiu, Ibn Maxheh, Hakimi etj. hadithi është i vërtetë. shiko: Silsile – Es-Sahiha 2/618). dera (7) Dera La haule ve la kuvete il-la bil-lah (për ata të cilët e thonë shumë këtë fjalë). Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, thote: “A don të tregoj për një derë prej dyerve të Xhenetit? Thash: Po, gjithsesi. Tha: La haule ve la kuvete il-la bil-lah”. (Tirmidhiu, Ahmedi, etj. hadithi është i vërtetë. Shiko: Silsile Sahihah, nr. 1746) dera (8) Dera Ed-Duha (për ata të cilët e kanë falur namazin Duha),porse hadithet per te nuk jane te sakta prandaj nuk duhet besuar ne to. keshtu kjo dere nuk dihet sakte cila eshte ne nje hadith te tile thuhet: “Në Xhenet është një derë e cila quhet Ed-Duha, nuk do të hyn askush nga ajo, përveç atyre që e kanë ruajtur namazin Duha”. (Hadith i shpifur. Shiko Silsile Daifeh 394).
Posted on: Fri, 02 Aug 2013 02:33:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015