ENDEM DHE FLAS (për Danjellin e Sherkës dhe tulin pas - TopicsExpress



          

ENDEM DHE FLAS (për Danjellin e Sherkës dhe tulin pas veshi) Revanshizëm i kulluar. Stalinizëm në formë dhe në përmbajtje Mungesë totale e sensit politik dhe e taktit diplomatik Sinjal i qartë se drejt çfar kaliteti synon MPJ e Kosovës Vulgaritet në komunikim Kurse për shprehjen "spiun" ... le të filloj proçesi i lustrimit pra. Madje, pika 22 e rezolutes së BE për Serbine e mundëson kërkesën e dosjeve në arkivat e Beogradit. Sipas kësaj logjike të MPJ të Kosovës në këtë rast duhet lexuar shqip dosjet e përpiluara dhe të shkruara serbisht ?! Po sa për pëkujtim, zëvendës kryeministri i parë i Serbisë Aleksandar Vuçiç është përgjegjës për mbrojtje, siguri dhe luftë kundër korupcionit dhe krimit dhe ministër i mbrojtjes. Dmth përgjegjës për të gjitha strukturat e zbulimit e kundërzbulimit etj etj. Dhe komplet delegacioni nga Kosova takohen me te ! Po sipas kësaj logjike të MPJ të Kosovës, si duhet të konsiderohet pra integriteti i tyre, përderisa detajet e përmbajtjes së bisedimeve me Beograd nuk shpalosen ? Ti mund të komunikojsh edhe në gjuhë tjetër, pra jo në gjuhë shqipe, por nuk do te thotë se nuk je kodosh. Në cilën gjuhë për shembull komunikonte kryeminstri aktual, viteve 1999 e këndej, me një farë Arnaud Danjean speciast i kundërzbilimit dhe zbulimit françez ? I cili sipas rolit që e ka pas dhe natyres së punës së tij kontakton me të gjith, sidomos në Balkan. Kompleksiteti i rolit e kërkon, dhe interesat e shtetit që e paguan. Sipas logjikës së MPJ të Kosovës po fole jo-shqip, qenke jo-atdhedashës. Përveq dikujt i cili vendoska se kush është patriot e kush jo, sipas një logjike të brisht dhe miope. Poashtu sipas po të njejtës logjikë duhet shkarkuar menjëherë edhe psh ...Naim Huruglica, shef i të gjitha doganave të Kosovës. Për arësye se me gazetaren e B92 në emisionin vjedhja patriotike (patriotska pljacka) fliste serbisht mu në qendër të Prishtinës ! Ktyeneherë pleqet thojshin, për të stimulu dijen dhe njohurin: LYPE DIJEN DERI NË QIN-MAQIN !* Shumica e tyre, pleqëve, kanë qenë analfabet, por largpamës. Kurse tani po mbretëron shkurtpamsia. Por dijnë të shkruajnë, sa për të helmosur me injorancë në rritje dhe me nivelizim në zbritje të inteligjencës kolektive. Dinjiteti dhe inteligjenca qenkan të padeshurueshme në Ministrin e punëve të Jashtme të Kosovës. Pas kësaj injorance totale, sikur të bëheshte një kërkesë të vlerësimit të disa certifikatave të disa zyrtarëve në Qeveri të Kosovës. Në një shkollë në Gjenevë, aty ku po vijnë gati se fshehurazi. Emri i shkollës është GENEVA SCHOOL OF DIMPLOMACY. Besoj se zyrtarët e kësaj shkolle do turpërohen se kujt i kanë dhënë kurse dhe çertifikata dhe tituj. emertim për shtetin e Kinës
Posted on: Thu, 20 Jun 2013 12:43:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015