ESAT PASH TOPTANI ME USHTARAKËT E LARTË SERB, 1917 Arben - TopicsExpress



          

ESAT PASH TOPTANI ME USHTARAKËT E LARTË SERB, 1917 Arben LLALLA Gjatë Luftës së Parë Botërore Shqipërinë dhe shqiptarët i gjeti të hutuar nga luftrat e brendëshme politike, por edhe humbja e disa territoreve shqiptare gjatë luftrave ballkanik. Ai që shpresonte të përfitonte nga këto luftra ishte Esat Pash Toptani cili më fillimin e Luftës së Parë Botërore i rreshtoj trupat e tij ushtarave përkrah ushtrisë franceze në frontin e Selanikut. Është shkruar dhe folur shumë kohët e fundit për rehabilitimin e figurës së Esat Pash Totanit, por faktet historike nuk i ofrojnë askujt dëshmi për ti dhënë lavdi figurës së këtij tradhëtari të kombit shqiptar. Këtë herë po botojmë këto foto të rralla, fotot me oficerët e lartë serb janë të panjohura për publikun shqiptar të cilat janë bërë në Selanik, por edhe në frontin e luftës përkrah oficerëve të lartë serb. Foto origjinale gjenden në arkivën e ministrisë së kulturës së Francës. Nga Gushti i vitit 1916 e deri nga fundi i vitit 1917 qëndroj Esat Pash Toptani qëndroj në Selanik të Greqisë. Në rezidencën Vila Mehmet Kapandzi nga dhe komandonte disa forca ushtarake shqiptare të cilët shërbenin në mbështetje të ushtrisë franceze gjatë Luftës së Parë Botërore. Esat Pash Toptani mbërriti në Selanik më 27 Gusht 1916 dhe u prit me paradë madhështore nga gjenerali francez Emanuil Serraili. Për shërbimet që i bëri Francës Esat Toptani, do të nderohej nga gjeneral Serrail me Kryqin e Luftës në një ceremoni të madhe të organizuar më 18 Gusht 1917, në qendër të Selanikut.
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 14:32:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015