ESSELAMU ALEJKUM LEXO DHE KE KUJDES Një hulumrim nga gazetarja - TopicsExpress



          

ESSELAMU ALEJKUM LEXO DHE KE KUJDES Një hulumrim nga gazetarja boshnjake për revistën MAGAZIN Pse foshnja në duart e lypses është gjithmonë në gjumë??? ...Një gazetare boshnjake ka bërë një zbulim tronditës i cili duhet të zgjojë ndërgjegjen e të gjithëve. Në storjen e saj për revistën boshnjake Magazin, gazetarja tregon se si e ka ndjekur organizimin e bandës së lypsarëve, të cilët “mbrohen” dhe kontrollohen nga një boss i tyre.... .....Pjesa shqetësuese e storjes është abuzimi i fëmijëeve, e në veçanti i foshnjave gjatë procesit të kërkimit lëmoshë. Keni vërejtur se shumica e lypseve femra mbajnë në dorë një foshnjë të cilën s’e keni dëgjuar asnjëherë të qajë apo të bëjë zë – gjithmonë është në gjumë... ...ka kërkuar lypses së njëjtë informacion për foshnjën, pse gjithmonë fle, pse asnjëherë s’dëgjohet të qajë, si mundet që gjatë gjithë ditës foshnja të jetë e qetë pranë “nënës” kur dihet se foshnjet flejnë e zgjohen disa here brenda ditës.... ...Përgjigja që ka marrë gazetarja ka qenë?????.... ....Beteja e saj për të nxjerrë të vërtetën nuk ndalet këtu, por ajo gjen lidhje dhe njerëz të afërt me krimin e organizuar të cilët në besueshmëri të plotë i rrëfejnë se foshnjat që mbajnë lypset në dorë, nuk janë fëmijë biologjikë të tyre – por janë zakonisht bebe të vjedhura nga spitalet, nga jetimoret por edhe nga familje të ndryshme. Shkaku pse ato foshnja flejnë gjatë gjithë ditës është se atyre ju jepet një sasi droge dhe vodka (alkool) për t’i mbajtur në gjumë. Organet e foshnjave nuk janë në gjendje të durojnë një shok të atillë dhe shpeshherë këto foshnjë vdesin gjatë “orarit të punës”, por lypset megjithatë vazhdojnë punën edhe me foshnjën e vdekur në krahë. Këto janë rregullat. Dhe kalimtarët do hedhin ndonjë dinar duke menduar si i ndihmojnë “nënës”. Kur të shihni një lypse me foshnjë në dorë rrugëve të qytetit, vini re nëse foshnja fle apo është e zgjuar. Kërkoni nga “nëna” t’a shihni beben përpara se t’i jepni një 10 denarsh. Nuk e di nëse në Tetovë (dhe në përgjithsi në vendin tonë) ekziston praktika e njëjtë si rrugëve të Bosnjës, por e di që një ditë kur po pija një kafe me një mikun tim në një lokal në Tetovë, erdhi nje lypse me një foshnjë, dhe një burrë në një tavolinë i kërkoi t’a shihte foshnjën, por lypsja u largua me shpejtësi dhe s’u kthye më. Dihet se ka nevojtarë, por duhet t’a dini se ka dhe kriminalitet. Kur vendosni t’a bëni një të mirë duke i dhënë ca para një lypses, mendojeni mirë se mund të këni investuar në një biznes të flliqur që shuan jetë foshnjësh çdo ditë…/ Shqipmedia SELAM DHE KUJDES .... ..vëllau i juaj Abdullahu
Posted on: Sat, 24 Aug 2013 23:05:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015