EULEX flet me gjuhën e Beogradit në dënimet ndaj djelmoshave - TopicsExpress



          

EULEX flet me gjuhën e Beogradit në dënimet ndaj djelmoshave shqiptarë të të ashtuquajturit “Grup të Dobrosinit”! Vera DUSHI Tashmë është dhënë vendimin e EULEX-it në lidhje me “grupin e Dobrosinit”. Janë shpallur vendime drakonike kundër disa djelmoshave shqiptare, kinse për “terrorizëm”. Trupi gjykues shqiptoj hiç më pak se 56 vite e 44 muaj burgim, për veprat penale të terrorizmit, organizimi i grupeve terroriste , pjesëmarrja në grupe terroriste dhe mbajtja e paautorizuar e armëve. Këtu ka dy qasje analize: Lidhur me “sulmet” në Dobrosin, kam dyshuar dhe vazhdoj të dyshoj se ato “sulme” nuk kanë qenë kryer fare. Vetë komunikata e dhënë në emër të “Lëvizjes së Lirisë” ka qenë tepër e dyshimtë. Thuhet në komunikatë: “Operacioni e kreu Njësia shqiponjat, të Gardës Gjergj Kastriot –Skenderbeu, të Lëvizjes së Lirisë. Efektiven që kryen aksionin ishin 9 (nëntë) pjesëtarë . Efektivët e njësisë, kanë shkrepur mbi postën policore në distancë 15-20 metra.” Mirë, por dihet se prej atij “sulmi” “të fuqishëm” gjoja u plagos veç një xhandar serb. Shtrohet pyetja e logjikshme, si është e mundur që “njësia” të kishte sulmuar prej një distancë vetëm 15-20m?! Pse paska qenë i plagosur veç një polic serb në këtë “sulm”?! Komunikatët e “Lëvizjes së Lirisë” janë shpërndarë vetëm në rrjetin e facebookut. Praktikisht çdo shërbim sekret, edhe ai serb do të mund t’i shpërndante, për të krijuar diversion, me qëllim të arrestimit të djelmoshave shqiptare dhe dënimit të tyre me vendime drakonike tipike serbiane. Por, duhet dënoncuar faktin se në këtë lojë agjenturore serbe ka hyrë EULEX-i. Kam thenë dhe vazhdoj të konsideroj këtë gjë e vlefshme se EULEX-i vepron si celulë e ndërlidhjes së shtetit serb në Kosovë dhe është shfaqja më e qartë e mungesës së sovranitetit të Kosovës në lidhje me Beogradin. Nëpërmjet EULEX-it, Serbia e kontrollon të gjitha institucionet “e pavarura” të Kosovës dhe gjyqësori i tij është rishfaqje e inkuizicionit të gjykatave serbiane që veprimtarët e lirisë i dënonte me të njëjta vendime drakonike, për të njëjta vepra si “terrorizmi”. Edhe nëse sulmet do të ishin të kryer, gjë për të cilat kam dyshime shumë të mëdha, nuk do të justifikohej një dënim për veprën penale të terrorizmit për djelmoshat e dënuar. Sepse akti i terrorizmit nuk mund të etiketohet, ashtu siç etiketon EULEX-in dhe etiketoi dikur edhe Beogradi antishqiptar, veprimet kundër shtetit serb, shtet që është kolonial dhe pushtues të trojeve shqiptare të Kosovës Lindore, veprim për të çlirimin e të cilave duhen të gjitha masat (të matura!) politiko-ushtarake. EULEX flet me gjuhën e Beogradit në dënimet ndaj djelmoshave shqiptarë të të ashtuquajturit “Grup të Dobrosinit”, ashtu siç flet me të njëjtën gjuhë të urrejtjes antishqiptare edhe për ish luftëtarët e UÇK-së. Ndaj, duhet që sa më shpejt të detyrohet që ky EULEX antishqiptar të largojë sa më shpejt nga Kosova, sepse është bërë një pengesë e madhe për lirinë e popullit shqiptar të kësaj krahine historike të Shqipërisë Etnike. Shqipëri Etnike, 17 tetor 2013
Posted on: Thu, 17 Oct 2013 15:23:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015