EULEX-i ia bën nderimet e fundit oficerit lituanez Selimi: - TopicsExpress



          

EULEX-i ia bën nderimet e fundit oficerit lituanez Selimi: Vrasja e oficerit të EULEX-it u bë nga Serbia Vrasja në veri e oficerit të EULEX-it u krye në organizim të Serbisë, kështu të paktën shprehen zyrtarë të Komisionit parlamentar për siguri. Ende nuk dihen qartë motivet, por kryesori ka të bëjë me lirinë e lëvizjes. Ndonëse ish komandanti i KFOR-it, Halbauer, kishte deklaruar se çdo qytetarë i Kosovës është i lirë të shkoj në veri, një gjë e tillë duket të jetë larg realiteti. Kjo pasi, as policët që duhet t`i mbrojnë qytetarët nga krimi nuk po mund ta bëjnë një gjë të tillë. Ende nuk dihet aktori vrasjes së pjesëtarit të EULEX-it-në Zveçan. Misioni për sundim të ligjit EULEX, thotë se janë duke u kryer hetimet, por nuk japin më shumë detaje. Ndërkohë kanë vazhduar Hetimet po vazhdojnë, raportojnë mediat. Pjesëtarë të EULEX-it dhe organet hetuese po thonë se nuk mund të zbulojnë kurrfarë detajesh rreth sulmit pasi ato nuk janë në interes të hetimeve dhe as të situatës së brishtë në Kosovë. Rruga ku ka ndodhur vrasja është zhbllokuar.
Posted on: Fri, 20 Sep 2013 22:39:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015