Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregon se i Dërguari i All-llahut - TopicsExpress



          

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregon se i Dërguari i All-llahut (sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë : Gjatë gjumit tuaj, shejtani i lidh gjithkujt tri nyje pas koke dhe i fryn çdo nyjeje duke thënë : Ke natë të gjatë, fli pra. Kur ky njeri zgjohet dhe kujton All-llahun, atëherë zgjidhet një nyje, në qoftë se merr abdes, zgjidhet edhe një nyje, në qoftë se falet, zgjidhet edhe nyja e fundit dhe ngrihet i gjallë dhe në gjendje të mirë shpirtërore, kurse në të kundërtën, ngrihet në gjendje të keqe shpirtërore dhe i plogësht. {Transmeton Imam Buhariu}
Posted on: Thu, 24 Oct 2013 04:10:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015