Edhe njëherë për KQZ-në Nuk e di pse LDK po mundohet me fsheh - TopicsExpress



          

Edhe njëherë për KQZ-në Nuk e di pse LDK po mundohet me fsheh që çështja e abstenimit të anëtarit të saj por edhe te kryesueses në vendimin e KQZ-së ka qenë një skenar i përgatitur me parë në zyrën e kryesueses se KQZ-se, aty ku bëhen të gjitha planet për zbatimin e kërkesave të Daçiqit. Është pikërisht anëtari i tyre bashke me treshen Kryesuese, PDK dhe AAK që janë venë në shërbim të zbatimit të gjitha vendimeve nga dialogu nënshtrues politik të cilin edhe LDK e ka përkrahur. Dhe për fund LDK duhet të bartë përgjegjësi që e ka autorizuar anëtarin saj të KQZ-së qe ai te merr pjese në grupin punues të KQZ-së, që është grup ilegal brenda këtij institucioni prej nga dalin te gjitha këto propozime dhe këta skenar. Propozimet e anëtarit serb në KQZ janë hartuar në Beograd dhe janë lexuar e marrë si urdhra për zbatim bashkërisht nga ky grup në zyrën e Kryesueses që nuk është zyre e KQZ-së por fole e krimit dhe korrupsionit në KQZ. Maskat po u bien , (mos) pastë populli mëshirë mbi ata. ALBAN KRASNIQI
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 20:46:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015